Në fjalën e tij në Parlament, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ndër të tjera tha se është frika nga drejtësia që po detyron Ramën të bëjë pazare me Berishën për të mbyllur listat dhe për të futur kamikazë në Parlament.
Basha gjithashtu tha se mekanizmi që kryeministri është për të futur kamikazë si Saimir Tahiri, që ndonëse u fut në burg nuk guxoi të tregonte se sa nga paratë e kanabisit me të cilët mbuloi Shqipërinë i jepte Edi Ramës, sepse do të mbajë paratë e veta. Kamikazë si Arben Ahmetaj që kërcënoi se do të thoshte të vërtetat, por deri diku se pjesën tjetër i ka garanci për jetën dhe kamikazë si Erion Veliaj që pasi cicërojnë për të kërcënuar, kthehen përsëri në xhepin e tij.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Të dashur qytetarë, në këtë ditë nxehtë nga më të fundit e korrikut, siç shtë bërë traditë në fund të seancave të verës dhe në fund të seancave të dimrit, bëhen dhe pazaret më të ndyra në kurrizin tuaj. I tillë është dhe pazari i konkluduar natën e mbrëmshme dhe që sot pret të marë votat e përbashkëta të dy palëve që në fakt janë një parti. Se çfarë i bashkon do t’i kthehem për pak, por së pari dua ta them qartë për gjithësecilin prej jush, se sot në këtë moment që flasim listat janë 100% të hapura. Janë ta hapura për arsyen e thjesht sepse kështu ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese. Ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese që kandidati që merr më shumë vota nga qytetarët të jetë përfaqësuesi i qytetarëve të Shqipërisë. Sigurisht duke respektuar kuotat gjinore. Pra, edhe në këtë moment që flasim me vendim të Gjykatës Kushtetuese, listat janë 100% të hapura. Pazari i mbrëmshëm që pret vulën e sotme, është mbyllja e këtyre listave. Jo thjesht rimbyllja sipas paktit famëkeq të 2008-ës. Kyçja e këytare listave.
Dua po kështu të jem i qartë se pse shprehem kështu. Me sistemin e kaluar të 2021-it me votat e Parlamentit të kërpëratës, ndonëse opozita insistoi për lista 100% të hapura, u votua për lista gjysmë të hapura por edhe ato lista dikush që thyente herësin mund të zgjidhej. Tani ustallarët e pazarit të djeshëm dhe të sotëm, kanë bërë diçka tjetër. E kanë ndarë listën në dy klasa, bussines class për veten e tyre dhe karrocë për të tjerët. Në bussines clas do të thotë që futen kandidatë të cilët i vendos kryetari i partisë dhe të cilët nuk kanë nevojë për votim, nuk votohen. Që do të thotë nëse një kandidat në pjesën tjetër të listës që është e hapur votohet dhe merr 5 mijë, 15 mijë, 20 mijë, 100 mijë vota, por lista e partisë së tij nuk arrin përtej listës së mbyllur, ai mbetet jashtë parlamentit, ajo mbetet jashtë parlamentit. Dhe në Parlament hynë kamikazët e kryetarit.
Prandaj është një listë dopio e kyçur edhe në krahasim me atë që hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese. Tani të vijmë të motivet, motivet që i bëjnë këto dy palë një parti. Nuk janë paratë siç tha një parafolës. Nuk janë paratë, janë provat, siç tha një parafolëse. Janë provat që u duhen kryetarëve të këtij teatri të ulët, provat që u duhen për një motiv edhe mbi të. Motivi kryesor i kësaj që po ndodh është frika. Frika në rradhë të parë e kryeministrit. Frika e kryeministrit i cili në momentin që flasim ka disa çështje të hapura nën hetim penal ku bota mbarë e jo më Shqipëria e di përfshirjen e tij me zë dhe me figurë, nga aferat korruptrive tek ajo e inceneratorëve, tek korruptimi i zyrtarit të lartë të inteligjencës amerikane si ai i McGonigal, tek përfshirja e tij në koncensione të tjera korruptive të cilat po hetohen.
Dhe mekanizmi që kryeministri ka zgjedhur për t’iu kundërvënë frikës janë kamikazët. I duhen kamikazë, si Saimir Tahiri, Saje qori që ndonëse u fut në burg nuk guxoi të tregonte se sa nga paratë e kanabisit me të cilët mbuloi Shqipërinë i jepte Edi Ramës, sepse do të mbajë paratë e veta. Kamikazë si Arben Ahmetaj që kërcënoi se do të thoshte të vërtetat, por deri diku se pjesën tjetër i ka garanci për jetën. E patë si i ka zgurdhuluar sytë. Kamikazë si Erion Veliaj që pasi cicërojnë për të kërcënuar, kthehen përsëri në xhepin e tij. Kamikazë të tillë i duhen Edi Ramës në Parlamentin e ardhshëm, ndaj e mbyll listën për të caktuar kamikazët e rradhës, ata pra që japin prova siç tha një nga paravolëset e partisë së tij.