Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka uruar presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Basha shkruan se rizgjedhja e saj është një ogur i mirë për Rajonin dhe Shqipërinë, me shpresën e madhe që me një angazhim të përbashkët t’i bashkohemi familjes evropiane brenda këtij mandati.

Postimi i Bashës në “X”:

Urime Roberta Metsola për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Shumica dërrmuese e votave që ajo mori është tregues i lidershipit dhe punës së shkëlqyer që ka bërë më parë, si dhe besimit që ajo frymëzon për këtë mandat të ri plot sfida dhe pritshmëri të mëdha. Rizgjedhja e saj është një ogur i mirë për Rajonin dhe Shqipërinë, me shpresën e madhe që me një angazhim të përbashkët t’i bashkohemi familjes evropiane brenda këtij mandati.