Kryetarja e degës së Demokratëve Euroatlantik në Fier, Eriselda Çelaj, shprehet se rezervuari në fshazin Petovë është mbushur me peshq të ngordhur dhe se aroma e rëndë që kutërbon aty rrezikon jetën e banorëve.

Në postimin e saj në Facebook, Çelaj shprehet se shkaqet e kësaj ndotjeje nuk dihen ende, ndërsa bashkia jo vetëm nuk jep asnjë shpjegim, por edhe peshqit e ngordhur i ka lënë në rezervuar duke lejuar kalbjen e tyre në këto temperatura të larta.

 

Denoncimi i Eriselda Çelaj:

 

Vijon indiferentizmi i Rilindjes!

Prej tre ditesh tonelata me peshq të ngordhur në rezervuarin e fshatit Petovë janë kthyer në shqetësim për aromën e rëndë që kutërbon dhe rrezikun që ju kanoset banorëve të zonës.

Tre dite që autoritetet nuk kanë identifikuar faktorët që kanë shkaktuar këtë situatë, madje I kanë lënë peshqit pa mbledhur duke lejuar kalbjen e tyre nën temperaturat e larta.

Ministria e Bujqësisë me Drejtorinë e Peshkimit dhe bashkia e Fierit po pasojnë përgjegjësinë, se cili institucion duhet të mbledhë peshqit e ngordhur.

Nuk është dhënë asnjë shpjegim.

Shkaqet mbeten mister ndërsa përgjegjësinë për menaxhimin e situatës nuk po e merr përsipër askush.

Praktikë tipike e Rilindasve, që pasi dështojnë ta fshehin një ngjarje, fshihen pas burokracive e kompetencave duke mos marrë përgjegjësitë për zgjidhjen e problemit.

I bëj thirrje Bashkisë Fier dhe Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier të veprojnë menjëherë, të zbulojnë shkakun dhe të merren masa për pastrimin e hapsirës së ndotur.