Pak orë përpara votimit të ndryhimeve në Kodin Zgjedhor, Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka pyetur qytetarët përmes rrjeteve të tij sociale nëse janë pro apo kundër listave 100% të hapura. Nga të dhënat e deri tanishme të sondazhit rezluton se 83% e atyre që kanë votuar, janë shprehur pro listave 100% të hapura.
Kodi Zgjedhor është tema më e nxhetë e javëve dhe muajve të fundit, ku sipas Bashës, Rama dhe Berisha janë bërë bashkë në një pazar për të mbrojtur njëri-tjetrin përballë drejtësisë, duke ricikluar marrëveshjen e 2008-ës mes kryeministrit dhe ish-kryeministrit.
Për t’iu kundërvënë vullnetit të Ramës dhe Berishës për të mbyllur listat, Lulzim Basha ka prezantuar një amendament në Kuvendin e Shqipërisë përmes të cilit kërkon që të jenë partitë ato që zgjedhin nëse duan të përdorin listat e mbyllura, apo listat e hapura. Pra të jetë fakoutative jo të detyrueshme. Në këtë mënyrë sipas tij, qytetarët do ta kenë të qartë se kush do lista të hapura që forcojnë votën e qytetarëve, dhe kush do lista të mbyllura për të forcuar pozitat e kryetarëve.