Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se dhe pak orë na ndajnë nga formalizimi me votë i pazarit të rradhës mes Edi Ramës dhe Sali Berishës për mbylljen e listave.

Në reagimin e tij në facebook, Basha shkruan se ky është një puç Kushtetues kundër interesave të qytetarëve dhe për të mbajtur gjallë tranzicionin korruptiv, që pastaj ta kenë më të lehtë luftën e tyre kundër SPAK.

 

Postimi i plotë i Bashës:

Pak orë na ndajnë nga formalizimi me votë i një pazari të mbyllur qysh prej 2008-ës mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, të rinovuar nga kryeministri më i korruptuar i Europës pas 9 shtatorit 2021, kur për shkak të halleve të tij me drejtësinë, i erdhi në ndihmë të sanksionuarit si non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u bërë bashkë në luftën e tyre kundër SPAK, që kërcënon pandëshkueshmërinë, ekosistemin në të cilin gëlojnë interesat e tyre ekonomike dhe politike, që ju ka dhënë atyre çdo gjë dhe u ka marrë shqiptarëve gjithçka.

Keni parë në këto orë të flitet për gjasme negociata për Reformën Zgjedhore.

Në fakt janë fasada e një pazari të mbyllur muaj më parë, ku Rama dhe Berisha janë bërë bashkë kundër interesit të qytetarëve.

Ata sabotuan Komisionin e Reformës Zgjedhore bashkarisht, sepse nuk duan t’i fuqizojnë qytetarët duke i dhënë forcë votës së tyre, por duan t’i trajtojnë si dele.

Shqipëtarët duan një Reformë të vërtetë Zgjedhore, Rama dhe Berisha jo.

Shqiptarët duan që të ketë një votë të vërtetë të diasporës, Rama dhe Berisha jo.

Shqiptarët duan të kenë lista të hapura, Rama dhe Berisha jo.

Shqiptarët duan që vota e tyre të jetë e barabartë anembanë vendit, Rama dhe Berisha jo.

Shqiptarët duan votim dhe numërim elektronik, Rama dhe Berisha jo.

Shqiptarët duan ndryshim, Rama dhe Berisha jo.

Ata duan riciklim të Katovicës nga e cila dolën e përmes të cilës mbetjet e fundit të komunizmit kërkojnë të mbajnë gjallë tranzicionin korruptiv, që ka varfëruar familjet shqiptare, kanë larguar rininë, kanë ngritur në sistem pandëshkueshmërinë, mbi piedestalin e të cilës lartësohen kullat e tyre, që janë monumentet e hajnisë 34 vjeçare.

Dhe fuqizimi i qytetarëve përmes një Reforme të vërtetë Zgjedhore, që do të thante kënetën e korrupsionint dhe klientelës së tyre, është arsyeja pse ata po bëjnë një puç kushtetues kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.