REAGIM I PARTISË DEMOKATIKE – DEMOKRATËT EUROATLANTIKË
Nëpër disa media kemi parë një tekst keqinformues, me përmbajtje identike, të spinuar nga nuk dihet se kush, pasi nuk ka as emër as mbiemër.
Qartësojmë opionin publik se Partia Demokratike – Demokratët Euroatlaintikë funksionon mbi vendimmarrjen e organeve të saj drejtuese, të zgjedhura nga vota e anëtarëve, siç është Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.
Vendimmarrja nuk është në dëshirën e Kryetarit apo të ndonjë individi tjetër, por vendimmarrje e shumicës dërrmuese të strukturave të saj drejtuese.
Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë ka vendosur të bëjë rekurs për vendimin e paligjshëm të Gjykatës së Apelit. Të qartë se mos bërja e rekursit ndaj një akti të pranuar gjerësisht si të paligjshëm, do të thotë të pranosh në heshtje pazarin Rama-Berisha.
Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë, po kështu, kanë vendosur që pa asnjë hezitim të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme, me ekipin dhe alternativën tonë dhe këtë nuk mund ta pengoj asnjë pazar apo makinacion i dyshes Rama-Berisha, që synojnë të ruajnë status quo-në.
Demokratët Euroatlantikë do të jenë çdo ditë në terren pranë qytetarëve për të shpalosur alternativën e tyre dhe së shpejti edhe ekipin që do të konkurrojë në z