Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas sulmeve të Sali Berishës duke e quajtur këtë të fundit si peng të dosjeve të tij dhe që përdoret nga Edi Rama si gogol në çdo palë zgjedhje.

Basha shprehet se Berisha i përdor demokratët si mburojë, kur i duhen për protestat para SPAK-ut dhe si dele kur i duhen numrat Edi Ramës në Parlament. Sipas tij, Demokratët nuk meritojnë të tërhiqen zvarrë nga frika e Berishës nga e shkuara e tij, dhe as të përdoren nga ky i fundit në pazaret me Edi Ramën dhe Ilir Metën.

Reagimi i plotë i Bashës:

Sali Berisha është peng i dosjeve të tij, prandaj përdoret nga Edi Rama si gogol në çdo palë zgjedhje. Berisha i përdor demokratët si mburojë, kur i duhen për protestat para SPAK-ut dhe si dele kur i duhen numrat Edi Ramës në Parlament, siç bëri kur bashkoi votat me Ramën për të liruar të korruptuarit përmes amnistisë dhe për të mbyllur listat.
Demokratët nuk meritojnë të tërhiqen zvarrë nga frika e Berishës nga e shkuara e tij, dhe as të përdoren nga ky i fundit në pazaret me Edi Ramën dhe Ilir Metën.
Demokratët dhe shqiptarët meritojnë më shumë, prandaj ne do të përballemi me ta në zgjedhje duke iu ofruar qytetarëve një model tjetër, që e përdor politikën për t’i shërbyer njerëzve, jo interesave perosnale të hallexhinjëve të SPAK.
Shqipëria meriton më shumë!