Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reagur në lidhje me amnistimin e deputetes Olta Xhaccka nga Kuvendi. Në një postim në facebook, Basha shkruan se Edi Rama ka futur vendin në një krizë të thellë kushtetuese, për të mbrojtur korrupsionin e tij.

Ai më tej shprehet se kthimi i Kushtetutës, në një letër higjenike nga ana e kryeministrit më të korruptuar në Europë, nuk mund të amnistohet nga SPAK, i cili ka për detyrë t’i shkojë deri në fund hetimit të keqpërdorimit të statusit të investitorit strategjik.

Reagimi i plotë i Bashës:

Edi Rama ka futur vendin në një krizë të thellë kushtetuese, për të mbrojtur korrupsionin e tij.

Mbrojtja e mandatit të deputetes Xhaçka, duke i vendosur minat ligjit themeltar të shtetit,  tregon edhe njëherë, se Rama nuk ka prioritet as Shqipërinë, as shqiptarët, por interesat e tij dhe ortakëve të tij strategjikë, me të cilët keqqeveris vendin.

Përmes amnistimit të Xhaçkës, Rama kërkon amnistimin e tij. Por, kthimi i Kushtetutës, në një letër higjenike nga ana e kryeministrit më të korruptuar në Europë, nuk mund të amnistohet nga SPAK, i cili ka për detyrë t’i shkojë deri në fund hetimit të keqpërdorimit të statusit të investitorit strategjik.

Shqipëria meriton më shumë!