Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha në intervistën për Euronews u pyet edhe për hetimet ndaj Sali Berishës. Basha u shpreh se ajo që ka ndodhur është paralajmërimi që bëri para 3 vitesh që Berisha po përdor Partinë Demokratike në përballjen me drejtësinë.

Ai përsëriti se Berisha nuk ka axhendë të sjell PD në pushtet por po e bën këtë për fatin e tij personal dhe të familjes së tij. Sipas Bashës, kështu përfiton edhe Edi Rama për të zgjatur pushtetin e tij.

Pjesë nga intervista e Bashës:

Ajo që ka ndodhur është pikë për pikë ajo që kam paralajmëruar para 3 vitesh. Sali Berisha nuk ka axhendë tjetër përveçse ta përdor Partinë Demokratike si mburojë në përballjen me drejtësinë. Dhe e pamë para dy javësh që pas tre vitesh koha vërtetoi atë që kam thënë. Sali Berisha nuk ka axhendë të sjell demokratët në pushtet. i gënjeu kur tha që për 6 muaj rrëzon Ramën. Krijoi një situatë e cila çoi në disfatën më të thellë të PD në dekada, siç ishin zgjedhjet e 14 majit 2023. Humbi më vonë për herë të dytë Kukësin. Humbi bastione si Tropoja, Shkodra, sepse Sali Berishës nuk i intereson fati i demokratëve, nuk i intereson fati i shqiptarëve, por po e bën këtë për fatin e tij personal dhe të familjes së tij.
Kjo është axhenda personale e Sali Berishës dhe në mënyrë do të thoja mrekullisht edhe axhenda që i leverdis Edi Ramës për të zgjatur pushtetin e tij. Ndaj janë në një sinkroni të plotë. Bashkë kanë votuar për të liruar të dënuarit nga SPAK, nërkohë që javën e ardhshme, dhjetëra protestues demokratë do të vazhdojnë të paraqiten para dyerve të gjykatave sepse po ky grup që votoi për të akuzuarit e Edi Ramës, rrefuzoi të kërkonte lirimin nga akuza të atyre që protestuan kundër korrupsionit.