Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në intervistën për gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, është shprehur se detyra e Demokratëve Euroatlantikë është që të japin ofertën politike që çdo qytetarë ta gjej veten.
Sipas Bashës është detyra e qytetarëve të bëjnë zgjedhjen, nga njëra anë voton Ramën mban Berishën, voton Berishën mban Ramën kryeministër. Dhe nga ana tjetër demokratët euroatlantikë dhe e koalicioni i tyre.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Ajo që ne duhet të bëjmë, është t’u japim shqiptarëve një rrugëzgjidhje. T’i japim një plan, një program, një ofertë politike ku ta gjej veten e tyre cdokush, profesionistët, media, biznesi i vogël dhe i mesëm, eksportuesit, turizmi, mësuesit, mjekët, rinia. Çdokush ta gjej veten, të përndjekurit, pronarët dhe të japim garanci me ekipin tonë të kandidatëve për deputetë.
Në fund qytetarët do të jenë qytetarët që do të vendosin. Dhe kësaj radhe vendimi do të jetë fare i qartë: nga njëra anë kanë Ramën dhe Berishën. Voton Ramën, mban Berishën. Voton Berishën, mban Ramën kryeministër. Nga ana tjetër do të jetë ferta jonë e demokratëve euroatlantikë dhe e koalicionit tonë.