Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në konferencën për mediat tha se ka një vit që kemi depozituar projektligje në Kuvend që kanë lidhje me luftën kundër korrupsionit, që kanë lidhje me pastrimin e parlamentit dhe të qeverisë nga politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.
Basha shpreson që propozimet mos të bien në vesh të shurdhët të partisë së ribashkuar të Ramiz Alisë sot nën bashkëkryesimin e Edi Berishës dhe Sali Ramës.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Prej pothuajse një viti ndodhen të depozituara propozimet tona që kanë lidhje me shqetësimet e qytetarëve, që kanë lidhje me luftën kundër korrupsionit, që kanë lidhje me pastrimin e parlamentit dhe të qeverisë nga politikanët e korruptuar dhe të lidhu me krimin. Që kanë lidhje me sigurinë tonë kombëtare, që kanë lidhje me forcimin dhe jo shkatërrimin e SPAK, në mënyrë që e pavarur nga politika të godasë atë që sot nga shumica e qytetarëve shihet si problem kryesor në vend, që është korrupsioni politik, që është korrupsioni i qeverisë.
Ndaj, kërkesa e parë ndonëse e dimë që do të bjerë në vesh të shurdhët të partisë së ribashkuar të Ramiz Alisë sot nën bashkëkryesimin e Edi Berishës dhe Sali Ramës është që të fusim pa vonesë për diskutim në komisionin e ligjeve paketën e propozuar për SPAK e cila mundëson nga njëra anë burime financiare dhe njerëzore adekuate, në mënyrë që SPAK të mos mbetet peng i mungesave të burimeve njerëzore dhe financiare, për të avancuar me dosjet e nxehta të korrupsionit dhe me kallëzimet e shumta, duke përfshirë dhe ato nga ne drejt qeverisjes më të korruptuar që ka njohur Shqipëria në këto 34 vite që është qeveria e Edi Ramës.