Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut është takuar me kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Basha shprehet se diskutuan për situatën aktuale në vend si dhe për rreziqet që siç e informoi Ahmeti, po i kanosen të drejtave të shqiptarëve për punësim apo për përdorimin e gjuhës shqipe në institucione.
Ai shprehu përkrahjen për avancimin e të drejtave të komunitetit shqiptar në Maqedoni, si dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Postimi i plotë i Bashës:
Kisha kënaqësinë e veçantë të takoja Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, një figurë kyçe në skenën politike, i njohur për kontributin e tij të shquar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si dhe në promovimin e procesit të antarësimit në NATO dhe integrimit europian.
Diskutuam për situatën aktuale në vend, duke i kushtuar vëmendje të veçantë gjendjes së të drejtave të shqiptarëve, sfidave që ndërlidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Europian, si dhe situatës në rajon. E dëgjova me vëmendje shqetësimin e zotit Ahmeti për rreziqet që siç me tha po i kanosen të drejtave të shqiptarëve si sa i përket punësimit apo për përdorimin e gjuhës shqipe në institucione.
E sigurova se mbetem një përkrahës i vendosur i avancimit të të drejtave të komunitetit shqiptar në Maqedoni. Zbatimi i plotë i të gjitha parashikimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe ruajtja e saj është rruga e sigurt për bashkjetesë ndëretnike dhe për përparimin në rrugën europianë