Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit.

Basha e vlerëson Repishtin si një mbrojtës të pakompromis të çështjes kombëtare dhe një zë të fuqishëm për mbrojtjen e Kosovës. Ai shkruan se shpirti i tij do të gjejë paqen e merituar dhe u shprehu ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve.

Postimi i plotë i Bashës:

Ndarja nga jeta e profesor Sami Repishtit është një lajm i trishtë jo vetëm për familjarët, të afërmit dhe miqtë, por edhe për kujtesën ndaj diktaturës komuniste dhe historinë e qëndresës.
Profesor Repishti ishte një mbrojtës i pakompromis i çështjes kombëtare, ku si President i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ai u bë një zë i zjarrtë i mbrojtjes së Kosovës dhe denoncues i krimeve dhe torturave në regjimin totalitar që kaloi vendi ynë.
Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Prof. Repishtit, miqve dhe të afërmve, duke uruar që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar!