Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindjet.

Me anë të një postimi në facebook, Basha shkruan se kjo ditë e shenjtë na kujton dashurinë e pafund të Hyjit që ndriçon çdo errësirë dhe na jep forcën për të përballuar çdo sfidë. Ai u bën thirrje shqiptarëve që të shohin me shpresë përpara, duke theksuar se pas errësirës vjen drita.

Urimi i plotë i Bashës:

Të dashur vëllezër e motra të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen kudo që ndodheni! Kjo ditë e shenjtë na kujton se dashuria e pafund e Hyjit mund të ndriçojë çdo errësirë dhe të na japë fuqi për të përballuar çdo sfidë.

Le të jetë kjo Krishtlindje një mesazh shprese për çdo shqiptar, për të gjithë ata që jetojnë në vështirësi, një inkurajim për të pamundurit, të sëmurët, ata që sot janë larg më të dashurve të tyre.
Le të shohim me shpresë përpara, sepse pas errësirës vjen drita!

Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët! Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen!