Lulzim Basha ka deklaruar se Demokratët Euroatlantikë do të ofrojnë një rrugë të ndryshme nga ajo e Edi Ramës dhe Sali Berishës, të cilët sipas tij, nuk kanë më asgjë për të ofruar. Gjatë intervistës në emisionin “Të Paekspozuarit”, Basha theksoi se ideja dhe programi i fuqishëm i Demokratëve Euroatlantikë do të frymëzojë shqiptarët dhe se kjo parti ka një strukturë të shtrirë në të gjithë vendin.
Ai e konsideroi situatën aktuale të Shqipërisë, ku shteti është privatizuar, si një moment të pafalshëm dhe theksoi se ai ka detyrë të ofrojë një alternativë politike për vendin.
Pjesë nga intervista:
Ylli Rakipi: Ja tani çfarë përkhrahësish të kanë mbetur ty aty? Edhe miqtë e tu, që i krijove ti, janë vërsulur të gjithë te doktori. Gaz Bardhi përshembull, ishe hija juaj, shkeltë këmba e Lul Bashës dhe një hap më mbrapa vinte Gaz Bardhi. Sot, ai të “vret” për Sali Berishën. Pra, kush të ka mbetur aty?
Lulzim Basha: Ke të drejtë kur e shtron nga kjo pikëpamje. Kjo është pikëpmaja e stilit politik që ka dominuar Shqipërinë dhe aktorët e vjetër duan ta dominojë sërish. Pra, kë ke, ku e ke, kë të fortë ke nga mbrapa, kë oligark ke nga mbrapa, cilat media ke, cilat mund të kapësh.
Ylli Rakipi: Unë nuk thashe për oligarkët, thashë për Gazin dhe këta të tjerët..
Lulzim Basha: Është një mënyrë e të menduarit në raport me personin apo me objektivin e personit në qendër të veprimtarisë politike. Ka një qasje tjetër, që është dominuese në perëndim dhe mua më ka frymëzuar. Nuk ka lidhje me kë ke dhe ku e ke, ka lidhje me idetë. Nëse idetë janë të fuqishme, të duhura, ato kanë aftësinë të frymëzojnë një numër të madh njerëzish, një shumicë njerëzish. Mund të marrim shembuj sa të duash, jo nga starti i Demokratëve Euroatlantikë që kanë strukturë të shtrirë në gjithë vendin…
Ylli Rakipi: Po ide, e di çfarë ideje kam unë sot? Të jem kryetari i Evropës… Po pyet njeri?
Lulzim Basha: Ajo është ambicie për një karrike.
Ylli Rakipi: Jo jo, kam idenë që unë mund ta bëj Europën më mirë se këta… Po ti çfarë ke në dorë ta bësh këtë punë?
Lulzim Basha: Unë kam në dorë ti ofroj dhe kam për detyrë ti ofroj shqiptarëve një rrugë tjetër nga ajo që ofron Edi Rama dhe Sali Berisha, që realisht nuk ofrojnë më asgjë. Kam detyrë të ofrojë një rrugëdalje nga situate ku ndodhen. Është e paimagjinueshme që Shqipëria në 2024 të vinte prapë në këtë ditë, ku ke një shtet të privatizuar tërësisht.
Ylli Rakipi: Ke njerëz në PD ti?
Lulzim Basha: Padiskutim që po.
Ylli Rakipi: Jo popull, se mund të thuash kam gjithë popullin. Edhe Edi Rama thotë, Saliu… Ata që ishit në PD, kë ke?
Lulzim Basha: Demokratët Euroatlantikë ka një strukturë, që vepron në gjithë vendin, me degë, kryetarë degësh, Këshill Kombëtar. Janë njerëz që kanë vijuar të qëndrojnë. Është fakt i njohur.
Ylli Rakipi: Jo, jo, edhe sot madje gjykata ka shkruar Saliun kryetar të PD. Edhe po ka mbetur aty ndonjë që është me ty, fshihet…
Lulzim Basha: Kush ka vendosur fatin personal mbi kauzën politike, e ka ndarë mendjen prej kohësh. Kush ka qëndruar me Demokratët Euroatlantikë, vazhdon të qëndrojë pavarësisht cdo sfide.