Ka disa muaj qe spo e degjojme me refrenin rilindas qe ne 2013 shqiptaret iu dhane 1 miljon shuplaka. Kjo sepse me sa duket edhe ju vete jeni ndergjegjesuar qe ne afro 28 muaj apo 900 dite allaqeverisje  shqiptarët  nuk ju votojnë me. Ato nje milion shuplakat qe na u dhane ne 2013 jane në hemorragji të përditshme. Ndaj Shpresa e vetme e udheheqesit  është të blejë  varfërinë, të blejë dinjitetin e  shqiptarëve.ju nuk po qeversisni per shqiptaret, por si lubi e babezitur thjesht po vidhni cdo gje qe ju del perpara,madje keni futur thelle doren edhe ne xhepat e shqiptareve te varfer. Pasi e shkaterruat ekonomine dhe mireqenien e shqiptareve me modelin tuaj te deshtuar te taksimit progresiv, te rritjes se taksave me 50 %, te shtimit te taksave te reja, nuk u mjaftuat me kaq, por po ngarkoni shqiptaret edhe me barren e taksave te fshehta, si dhe te koncensioneve allarilindase.

Ndërkohë që kompani fantazmë, miq apo kliente te qeverise zaptojnë pasuritë natyrore apo shërbime monopol, ekonomia po shkon ne renie te lire ne pikiate, qytetarët shqiptarë po varfërohen dita-ditës dhe diferenca ndërmjet shtresave të pasura dhe atyre të varfra po thellohet duke u bërë “humnerë”; ku të rinj e të vjetër janë të pashpresë e mbi të gjitha pa të ardhme.

Ajo cka po beni me shpejtesine e drites keto 900 dite qeverisje eshte koncensionimi I gjithckaje, duke u falur miqve apo klienteve tuaj qindra miliona euro para te shqiptareve, qe I kushtojne buxhetit 660 milionë euro, Duke patur njekohesisht edhe nje rrisk për buxhetin e shtetit.

Kampion është shëndetësia, Në total 287,4 mln euro dhe së bashku me tenderët abuzivë, vetëm shëndetësia ka 338 mln euro abuzime, para që mund ti kishin shkuar buxhetit të shtetit.,nderkohe qe shendetsia po degradon perdite dhe ka nevoje urgjente per investime.

Por  kjo nuk I mjafton as ministrit as shefit te tij dhe natyrisht as klienteles, sepse Ministria e Shëndetësisë lajmëroi për 6 PPP të reja, duke filluar me koncensionin e laboratorëve. Po ashtu, ministria e Ekonomisë ka vendosur një informacion ku 70 shërbime apo asete do të jepen me koncension me një vlerë prej rreth 300 milionë dollarë duke e çuar vlerën e koncensioneve  ne pothuaj 1 miliardë euro. Jemi unike ne Europe per kriminalizimin e politikes, por po aq unike jemi edhe ne kete drejtim, pasinuk besoj se ka një rast tjeter si Shqipëria ku nga mbetjet, tek varrezat, nga tatimet te doganat, nga rrugët te shendetesia,  të gjitha shërbimet janë duke u koncensionuar.

Ne maj 2015 FMN,  ka ngritur shqetësimin për koncensionet duke e konsideruar partneritetin publik-privat dhe koncensionin si rriskun më të madh që mund të ekzistojë për buxhetin e shtetit. Rrisk i cili ka pasoja që  do të mbarten nesër në buxhete, për 10 vitet e ardhshme, 25 -30 vitet e ardhshme, për sa kohë do të jetë partneriteti publik-privat.Per FMN shqetësimi kryesor është që shumica e partneriteteve publike-private ndodhin në sektorin e infrastrukturës siç janë energjia, transporti, uji, kanalizimet dhe telekomi. Por në rastin e Shqipërisë po ndodh edhe në sektorët e butë siç është shëndetësia dhe sigurisht që ky është një rrisk shumë i madh.

Nderkohe qe koncesioni I radhes si e quani ju sepse ne fakt ai eshte nje tenderim qe  perfaqeson  një rast ekzemplar, eshte koncensioni i TVSH-së. Per here te pare, jo vetëm në këto 25 vite por në historinë e administrimit fiskal një shtet mendon që një të drejtë të vetën tia kalojë një koncensionari.

Koncesioni per mbledhjen e TVSH-se sjell ne vemendjen e opinionit publik nje numer problemesh qe shoqerojne kete forme transformimi te pasurive/aseteve strategjike, te drejtave eksluzive shteterore apo te vete fondeve publike, si: infecienca (shtrenjtimi i mallrave dhe sherbimeve publike qe ofrohen ne kete rruge ne krahasim me ato qeveritare perpara koncesionimit); deformimi i konkurrences dhe veshtiresimi i funksionimit normal te tregjeve; shtimi i perfitimeve te pamerituara, here-here korruptive per lobe te caktuara te biznesit, oligarket e perfaqesuar ne Kuvendin e Shqiperise apo deri edhe per sipermarres te lidhur me boten e nendheshme te krimit te organizuar dhe ate nderkombetar. Nje problem tjeter ne koncesionet e 900 diteve te qeverisjes rilindase eshte dhenia e tyre ne mjaft raste jo vetem ne shkelje te ligjit e Kushtetutes se vendit, por edhe lejimi i tregtimit lehtesisht te tyre, c’ka deshmon edhe per perfshirjen e elites politike te vendit ne perfitime te paligjshme qe vijne ne kushtet flagrante te konfliktit te interesave. Kjo situate ka ngjallur shqetesim ne rritje jo vetem ne radhet e qytetareve, votuesve e taksa-paguesve, te biznesit vendas e te huaj, por edhe te institucionet e huaja qe asistojne proceset integruese dhe zhvillimin ekoonmik e shoqeror te vendit (FMN, Banka Boterore, BE, etj.,)
eshte veshtire te justifikohet shkelja e ligjit per tatimet (ligji e percakton mbledhjen e tyre si nje funksion te administrates tatimore shteterore dhe nuk parashikon perfshirjen e sektorit privat ne te), ligjit per koncesionet (ky ligj nuk permban ndonje parashikim per sherbimet baze te shtetit sic eshte mbledhja e te ardhurave tatimore), ligjin per perdorimin e vete te ardhurave tatimore (ato nuk mund te shnderrohen ne nje “fee” (pagese) suksesi ndaj nje kompanie private si ne nje llotari te zakonshme, por duhen derdhur ne buxhetin e konsoliduar te shtetit), etj. Po ashtu ka per implikime sa i takon ceshtjeve qe lidhen me sigurine kombetare, etj. Po keshtu, perderisa ka mbeshtetje/pagese buhxetore, ne thelb nuk mendoj se eshte nje koncesion i mirefillte dhe ngjan me shume me nje tender “te zakonshem” qe dy vitet e fundit, jane dhene pa konkurrim (me prokurim te drejtperdrejte), por me perfitime prej disa qindra miliona Eurosh, per perfitimin e te cilave humbet edhe mundesia e kerkeses se llogarise dhe pergjegjesia ligjore perkatese, mbasi, si keni bere keto dy vjet,, ne fund do ta “vulosni” te noteri: Kuvend i Shqiperise dhe kuptohet qe te humbur dalin qytetaret shqiptare…

Nuk jam kunder partneriteti publik privat, as kunder koncesioneve si forme e zhvillimit te ekonomise se vendit. Forma te tilla perdoren kudo ne bote. Por nese flitet per partneritet publik privat, pervoja boterore na meson se jane rreth 40 hapa procedurale, teknike, te fizibilitetit ekonomik, juridike, etj., qe krijojne mundesine per te ndertuar ate lloj bashkepunimi ne te cilin sherbime te caktuara shteti i ushtron ne bashkepunim me sektorin privat. Cfaredo procedure tjeter eshte ne thelb shkelje e konkurrences, dhenie eksluzivitetesh apo avatazhesh qe bien ndesh me principet e ekonomise se tregut te lire.

Koncensionet tuaja klienteliste te dhena apo te parashikuara per tu dhene thjesht sa thellojne rrenimin e metejshem te ekonomise sone kombetare, deformimin e tregjeve dhe varferimin e shqiptareve. Ato jane dhene e po jepen thjesht dhe vetem nen ndikimet oligarkike, te interesave klienteliste, korrupsionit e kapjes se shtetit, Personalisht mendoj se qeveria mund dhe duhet te bleje cfaredo teknologjie qe ka nevoje zhvillimi ekonomik i vendit, por me pare se te beje kete duhet te shfrytezoje teknologjine qe ka ne dispozicion; mund dhe duhet te pajtoje kompani vendase dhe te huaja te specializuara per te mirembajtur teknologjine qe zoteron. Koncensioni I radhes I TVSH quhet tender i zakonshem dhe nuk ka nevoje per  “oferte te pakerkuar” as te kinezeve te Hong Kong-ut te kompanise se parajsave fiskale, dhe as atyre te Tiranes, te familjes kreministrore.. Nderkohe qe nga uria dhe te ftohtit po vdesin deri edhe njerez – femije, e qytetare te varfer sepse kriza eshte gjeresisht prezente, perfundimet e reformave dhe te “aksioneve” qe jane ndermarre jane kontradiktore, mireqenia e qytetareve te vendit si detyrim baze i qeverise ndaj qytetareve te vet po permendet rralle e me rralle ne fjalimet e pafundme te udheheqesit ,nderkohe qe shume dendur me parate e shqiptareve behen qoka per miqte,familjaret apo klientelen. Kjo eshte qoka e radhes 140 miljoshe per ortakun e vellait te kryeministrit ne Tirane dhe partnerin e tij ne ishujt tropikale te parajses fiskale… apo qoka e radhes qe kryeministri I ben vetvtes dhe miqve.


Fjala në Kuvend e deputetes Liljana Elmazi, 18 Shkurt 2016