Prononcim për mediat i deputetit Eduard Halimi
Me kryetarin Basha sapo patëm një takim me ambasadorin e Sh.B.A-së dhe shefin e OPDAT të cilët na dorëzuan draft-opinionin e Komisionit të Venecias, draft-opinionit final, të dytin pas atij të dhjetorit. Na e dorëzuan në të dyja gjuhët dhe nga sot ai draft-opinion është i publikuar edhe në faqen zyrtare të misionit EURALIUS, të misionit të BE-së për ti dhënë fund çdo dyshimi apo keqinterpretimi që mund të jetë bërë këtyre ditëve. Partia Demokratike është e inkurajuar nga pranimi që Komisioni i Venecias i bën shqetësimeve që ka ngritur opozita që në fillim për draftin e parë të Ramës, për kapjen politike të sistemit të drejtësisë. Shqetësime të cilat adresohen pothuajse në të gjitha paragrafet e draft-opinionit të Komisionit të Venecias. Ky draft-opinion i cili është bërë publik sot dhe është shpërndarë në media, gjen të gjitha shqetësimet e opozitës në lidhje me kapjen e drejtësisë. Sigurisht aty ka çështje të cilat duhet ti nënshtrohen një dialogu politik dhe është detyrë e qeverisë dhe mazhorancës që të krijojë kushtet për dialog politik i cili ti japë zgjidhje të gjitha çështjeve për të cilat komisioni i Venecias flet qartë për nevojën e domosdoshme të një dialogu politik në çështjet e miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Sot del e qartë se kush ishte ai që ishte kundër një dialogu politik, i cili ishte Edi Rama, që në fillim në një mënyrë të njëanshme e hartoi draftin, shkoi në Komisionin e Venecias, iu rrëzua herën e parë, dhe vijmë sërish sot duke rrëzuar Komisioni i Venecias skemën e kapjes politike të sistemit të drejtësisë prej tij. Të gjithë qytetarët duan një sistem drejtësie më të mirë dhe kjo është shumë e kuptueshme për çdo qytetar ashtu siç është e qartë se sistemi i drejtësisë nuk mund ti besohet qeverisë, ekzekutivit, aq më shumë një qeverie dhe një mazhorance kleptokratike si kjo. Ky është një parim dhe një standard që Komisioni i Venecias e vendos në top listën e vet. Ndaj është detyrë e mazhorancës dhe e qeverisë të krijojë kushtet për një dialog politik, për të cilin komisioni i Venecias flet qartë. Se kur do t’i krijojë kushtet qeveria për dialog politik kjo i mbetet detyrë dhe në dorë qeverisë për ta bërë.
Pyetje: Z Halimi, a e kushtëzon miratimin e reformës në Drejtësi marrdhënia e kushtëzuar e Partisë Demokratike me Parlamentin?
Halimi: Edhe njëherë them që i takon qeverisë dhe maxhorancës që të krijojë kushtet për një dialog politik. Sepse dialogu politik është e vetmja mënyrë për të hartuar dhe miratuar ndryshimet kushtetuese siç thotë e zeza mbi të bardhë Komisioni i Venecias. Kush e lexon ndryshe bën gabim dhe është kundër reformës.
Pyetje: Çarë thotë Venecia për emërimet në Drejtësi me shembujt që jepen?
Halimi: Unë thashë që PD është e inkurajuar nga të gjitha çështjet që ajo ka ngritur dhe shqetësimi i PD që në fillim ka qënë kapja politike e sistemit të drejtësisë. Po ta lexoni ju sot draftin që është publikuar, do të gjeni në çdo paragraf, se Komisioni i Venecias flet qartë për kapjen, flet qartë se si emërimi vetëm nga maxhoranca i drejtuesve të sistemit të drejtësisë është dhe ka premisat e qarta për një kapje politike dhe për Komisionin e Venecias kjo është e papranueshme. Ne e kemi thënë dhe kërkuar që në fillim që draftet të bëheshin në mënyrë të përbashkët që të mos humbim kohë dhe tw vijmë përsëri në një stad ku kemi qënë muaj përpara. Reforma në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen me dialog dhe me konsensus mes palëve dhe jo me arrogancë. Ndaj e theksoj që është detyrë e qeverisë të krijojë kushtet për dialog.
Pyetje: Cila janë konkretisht këto kushte?
Halimi: të gjitha ato që PD i ka shpallur gjatë ditës së sotme.
Pyetje: z.Halimi, a ka rënë apo qendron modeli i qeverisë për Byronë Kombëtare të Hetimit në opinionin e Venecias?
Halimi: Në opinionin e Venecias flitet qartë që byro hetimi nën qeverinë nuk mund të ketë kurrë dhe jo më nën një qeveri kleptokratike si kjo që ne kemi sot. Ju i keni parë rastet se si parlamenti është inkriminuar, dhe mënyren se si vetë Edi Rama po i fsheh drejtësisë deputetët, qoftë kur ata gjuajnë me armë qoftë kur i gjuajnë opozitës, qoftë edhe kur ata marrin fonde publike. Ka qënë Edi Rama që i ka fshehur nga Drejtësia dhe nuk mund të imagjinohet. Eshtë e paimagjinueshme se si Byroja e Hetimit, struktura që do të hetojë zyrtarët e lartë, ministrat e Edi Ramës, të varet nga Edi Rama. Komisioni i Venecias edhe këtë e ka thënë qartë që Byro hetimi nën qeveri nuk mund të ketë.
Pyetje: A ka pasur kontakt mes palëve për çështje të papranueshme?
Halimi: Mendoj që në ditët në vijim do të ketë një edhe takim me ekspertët e Partisë Demokratike për të analizuar të gjithë draftin e sjellë nga Komisioni i Venecias dhe do të kemi komunikime të tjera ligjur me çështjet.
Pyetje: A i premtuat ambasadorit se do ta votoni reformën në drejtësi?
Halimi: Amabasadori na dorëzoi draftin dhe ne jemi shumë të inkurajuar nga mbështjetja që ambasadori amerikan i ka bërë shqetësimeve të opozitës si dhe për mbështetjen e shqetësimeve të opozitës që u konfirmuan nga Komisioni i Venecias në draftin përfundimtar.
Pyetje: Pra do ta votoni sipas Venecias?
Halimi: Do ta votojmë reformën vetëm sipas një rruge që është Komisioni i Venecias dhe ky komision thotë dialog politik. Detyra për të krijuar kushtet për një dialog politik i takon qeverisë.
Njoftim për media i Partisë Demokratike, 29 Shkurt 2016