Kjo ishte një arritje e madhe për përpjekjen tejet të vështirë për luftën kundër krimit të organizuar me pushtet.Ju e vutë re, se njëriu që mungoi në parlament, njëriu që me tërbim u largua nga salla ishte Edvin Kristaq Rama, ishte kreu i meduzës së krimit të organizuar të Shqipërisë. Ishte njëriu, i cili nuk mund të ishte kurrsesi në parlament, sepse kishte dhënë me dhjetëra e qindra zotime se ky ligj, se ky protokoll, se ky amandament nuk do ndodhte kurrë por ja që qëndrimi i palëkundur e parimor i opozitës, mbështetja e fuqishme ndërkombëtare, mëndjet e arsyeshme edhe brenda krahut tjetër, se aty një pjesë janë të inkriminuar ndërsa pjesa tjetër është tërësisht e lirë, bëri që më në fund Parlamenti të firmosë nekrologjinë politike të krimit dhe kriminelëve brenda kësaj salle.
Pyetje: Sa do rrini jashtë parlamentit?
Axhenda jonë është dekusarizimi, një axhendë e cila është në interesin jetik të çdo foshnje, të çdo nëne, të çdo prindi, të çdo fëmijë, të çdo të moshuari. Janë kusarët këtu në parlament që po thithin si shushunja gjakun e të varfërve shqiptarë duke përdorur imunitetin e parlamentit.
Pyetje: Largimi në kushte të tjera quhet bojkot?
Edhe më shumë se bojkot. Mos e quani bojkot por quajeni më shumë se bojkot pasi të gjitha opsionet janë të hapura, sepse këtu këto ditë ka ndodhur zhvillimi më dramatik në këtë parlament. Edi Rama thirri vrasësin për të sfiduar opozitën.
Pyetje: Cilat janë këto opsione, lënia e mandateve?
Eshtë i hapur dezintegrimi parlamentit.
Pyetje: Kur do e vendosni?
Jemi në kontakt me qytetarët.
Prononcimi per mediat e ish kryeministrit Sali Berisha, 4 Mars 2016