Kryetari  i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me qytetarë të fshatrave Murqi, Bilaj, Thumanë, Nikël, Fushë-Krujë dhe Krujë. Zoti Basha është njohur me shqetësimet e banorëve ku kryesorja ishte papunësia në rritje. Situata e vështirë ekonomike ka ulur xhiron e tregtarëve ndërsa taksat, tarifat, gjobat e larta po i falimentojnë bizneset dhe fermerët. Në Krujë tregtarët thonë se e hapin dhe e mbyllin dyqanin pa bërë asnjë xhiro. Mungesa e investimeve në infrastrukturë rrugore dhe bujqësore është problem i madh, i shprehur nga banorët dhe fermerët në zonat rurale.

Banorë: Ka 3 vjet që brenda Muqinës nuk ka hyrë eskavator, me përgjegjësi ua them, nëse ka kund letra, kund dokumenta ballafoqohena. Nuk ka hyrë skavator, uji del, perrmbytja brehet, nuk pastrohet asnjer kanal.

Banorë: Ne e prodhojmë misrin me 350 lekë dhe e shesim me 300 lekë,  jam vetë i teti, të gjithë hanë pensionin tim (pension invaliditeti ), 150 mijë lekë ilaçe në muaj me duhet t’i blej. Kështu jo vetëm unë, po janë 70% të këtij vendi.

Banore: Të gjithë kalamajt i kam me shkollë të lartë. Asnjë s’kam në punë. Ta dinja kisha mbajt ato lekë (të arsmimit)  dhe të paktën kishin ngrënë bukë  këto kohë. Tani se si do shkojë fundi jonë?! Jam vetë i pesti.

Basha:  1. 2 miliard dollarë i kanë marrë borxh në dy vjet e gjysëm. Me 1.2 miliardë dollarë kishin mbaru argjinaturat prej Vjosës deri në Drin, prej burimit deri në Adriatik e në Jon. Por s’ka asnjë investim.

Bujqësia është futur në kolaps, investime nuk ka dhe e vetmja gjë që ofron qeveria është propaganda dhe kërcënimi me burg, thanë banorët.

Çfarë do të bëjë populli i shkretë?! Një, dy kryeministri jonë thotë burg, burg, burg.  Nga mëngjesi deri në darkë  nuk mendon për ne. Çfarë përmend burgun fshatarit, nuk e di në çfarë gjendje është fshatari.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka theksuar se një model i ri do tu ofrohet qytetarëve nga Partia Demokratike ku pushteti është i qytetarëve dhe jo i qeveritarëve, siç ndodh sot. Ndërsa është njohur me shqetësimet e banorëve të cilët mezi mbyllin muajin, zoti Basha ka kujtuar se paratë e tyre përfundojnë në xhepat e një grupi njerezeish. 1 miliardë euro janë vjedhur vetëm gjatë vitit të kaluar, tha zoti Basha.

Basha: Paratë dalin nga xhepat tuaja. Dhe dikush vendos atje që nuk do të vijnë në Bilaj e Murqin por do shkojnë të bëhen kullë në Korçë e Lngomare që s’po mbaron kurrë në Vlorë. Skemë e pastër korrupsioni.
Sa më gjatë rrinë në televizor kryeministri aq më e madhe është rrena,  aq më e madhe është vjedhja, aq më i madh është mjerimi.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 7 Mars 2016