Edi Rama tentoi dje të manipulonte opinionin publik, duke sajuar në mënyrë banale një fabul me një video nga takimi i z.Basha me banorët e Klosit.
Kudo, në çdo cep të vendit, revolta ndaj Edi Ramës, varfëria që ka sjellë, vjedhjet dhe abuzimet e tij, kanë shkaktuar revoltë, dhe kudo njerëzit shprehen kundër tij.
Siç ndodhi në Klos.
Dhe ju mund ta shihni dhe dëgjoni fare mirë nga kjo video.
Siç dallohet qartë, qytetari është shprehur;
“Zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të parakohshme, Lul Basha kryeministër”
Përpjekja e Edi Ramës për të manipuluar opinionin, me anë të ndonjë mercenari të tij mediatik, është provë e qartë e krizës së thellë ku ai ndodhet.
Edi Rama e di fare mire se ka humbur besimin e qytetarëve, dhe se shumica e shqiptarëve madje edhe e socialisteve jane te revoltuar nga keqqeverisja, korrupsioni, arroganca dhe brutaliteti i tij dhe një grushti oligarkësh që po vënë pasuri përrallore, ndërkohë që populli është zhytur ne varfëri, papunësi dhe dëshpërim.
Kjo është arsyeja pse Edi Rama i trembet kontaktit me njerezit e shfaqet vetëm në ambjente të kontrolluara, me njerëz që kanë kaluar në 10 filtra e kontrolle. Sepse, do të ballafaqohej me revoltën dhe pakënaqësinë e tyre.
Në ndryshim nga ai, Lulzim Basha është i pranishëm në çdo ambjent ku gjenden qytetarët, në çdo cep të vendit.
Manipulimet e mjera mediatike të stilit të vjetër të PPSH, tregojnë sa e thellë është kriza e Edi Ramës dhe konfirmojnë fundin e tij të afërt politik.
Deklarata për mediat e zëdhënëses Ina Zhupa, 13 Mars 2016