Partia Demokratike është e tronditur nga sulmi i përgjakshëm terrorist mbrëmë në qendër të Ankarasë, ku humbën jetën mbi 30 qytetarë. Partia Demokratike shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe uron shërim të shpejtë të të plagosurve. Ne gjendemi në krah të popullit turk në këtë ditë të vështirë dhe në krah të autoriteteve turke. Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt të rëndë dhe shprehet e vendosur në mbështetjen e luftës ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të çdo lloji.​


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 14 Mars 2016