Prononcimi bërë në parlament gjatë seancës:

Unë e konsideroj kryesimin e seancës nga ju “madame lokomotiva” një sfidë të hapur që ju i bëni qytetarëve shqiptarë, një sfidë që ju i bëni ligjit të vendit, transparencës dhe ekzistencës së këtij shteti. Nuk ka cinizëm më ekstrem sesa ju, që keni marrë për djalin tuaj lokomotivën dhe hekurudhën, pasuritë publike të vendit dhe tani kryesoni seancën. Nuk ka gjest më të pacipë, nuk ka gjest me cinik të Edvin Kristaq Ramës, nuk ka gjest më të papranueshëm për ne si opozitë. Ne u detyruam të braktisnim parlamentin sepse ju sollët këtu njerëz që i kishin duart të lyer me gjak, por ne nuk jemi të prirur të pranojmë parlamentin me një numër kusarësh, të citët s’kanë bërë dhe s’bëjnë gjë tjetër veçse të përdorin mandatin për të vjedhur pasuritë publike. Nëse ju doni opozitë në parlament ju duhet ta merrni shumë seriozisht këtë qëndrim, sepse ne në mënyrë absolute nuk pajtohemi me këtë. Një kryekusar e votuam javën që kaloi për të dalë nga parlamenti. Por ai nuk është i vetëm, këtu janë një zinxhir i tërë të tjerësh…

(Ndërhyrje nga T. Balla) Mbylle gojën çakall, trafikant droge… Dhe ti ish punonjës i sigurimit të Ushtrisë, që terrorizon Mallakastrën me kompaninë e vëllait tënd, mos mendo se do dalësh mirë. Dëgjoni kusarë, kurrë ju s’do dominoni këtë parlament, juve ju gënjen mëndja por ju kurrën e kurrës s’do dominoni dot këtë Parlament. Jashtë nga parlamenti, jashtë nga parlamenti, ky është qëndrimi i opozitës!

Prononcimi për gazetarët jashtë sallës së kuvendit

Berisha: Byroja ferr dhe tmerr për Ramën, nuk pranojmë një parlament që nuk zbaton vendimet e Kushtetueses! 

Ne nuk mund të rrimë në një parlament me kusarë brënda. Seancën e sotme, në një sfidë të hapur ndaj qytetarëve shqiptarë, ndaj ligjeve të vendit, e mori përsipër ta drejtojë “madame lokomotiva”, e quaj kështu sepse zonja ka marrë për djalin e saj hekurudhën me rentabël të vendit, hekurudhën e trasportit të naftës nga Ballshi dhe zonat naftëmbajtëse drejt pontilit të Vlorës. Në këtë situatë parlamenti bëhet absolutisht i papranueshëm dhe, ose do të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese ose opozita nuk do të pranojë kurrë një parlament të tillë. I takon qytetarëve shqiptarë të thonë fjalën e tyre sepse ne këtu s’po bëjmë asgjë tjetër veçse po mbrojmë interesat më jetike të tyre, të pasurimit të tyre, të mirëqënies së tyre, të zhvillimit të qënies së tyre dhe të vendit në tërësi. Kjo që ndodh me këtë shumicë, asgjësimi i ligjit të konfliktit të interesit do të thotë ‘karta bianka’, do të thotë licencë për të gjithë pushtetarët e maxhorancës për të vjedhur ditën/natën dhe natën/ditën, për të vjedhur zgjuar dhe në gjumë, për të vjedhur kudo që ndodhen, pasuritë publike të qytetarëve. Ky është njëri aspekt. Aspekti tjetër është bllokimi i reformës në drejtësi që po i bën kreu i meduzës së krimit të organizuar, Edvin Kristaq Rama, i cili nuk po lë manovër pa bërë, po të dini tratavitat e brendshme që unë nuk i nxjerr dot tani, ju do kuptoni se çfarë frike dhe tmerri ka Rama nga reforma në drejtësi. Pikërisht në këtë qëndron dhe arsyeja që i del në ëndërr çdo natë Sali Berisha. Por në ëndërr nuk i del vetëm Sali Berisha por edhe Viktor Ponta, miku i tij i ngushtë, i cili nga kryeministër po dergjet në qeli nga veprimi i fuqishëm i ligjzbatuesve rumun.

Pyetje: Ju zoti Berisha për zonjën Leskaj dhe zotërinjtë Suli dhe Kokëdhima a nuk po bëni ju gjykatësin kushtetues  pasi ende nuk ka një vendim nga gjykata kushtetuese.

Absolutisht nuk dëshiroj ta bëj kurrë, por derisa parlamenti ti mbajë unë jam absolutisht i detyruar të mbrojë Gjykatën sepse këta nuk i dërgon Parlamenti. Me zotin Kokëdhima ju e patë që ishte akt i paprecedentë dy herë, parlamenti të njëjtën gjë po bën me “madame lokomotivën”

“Madame lokomotiva” mendon se mund të drejtojë parlamentin duke i marrë kombit hekurudhën, por kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Në vend se të kërkojë ndjesë dhe të ikë të dorëzojë mandatin ose të pranojë vendimin e gjykatës…

Cfarë i thashë Rakip Sulit herën e fundit unë? Nuk ta merr opozita mandatin i thashë, atë e vendos gjykata. Por të paktën ai tregoi integritetin e njëriut. Kurse këta s’pranojnë të vendosë gjykata. Pranon Koço Kokëdhima gjykatën? A e kuptoni ç’bën ai apo jo? E morët vesh historinë e “senatorit kanabis”..

Pyetje: Zoti Berisha a po paralajmëron zoti Rama zgjedhje të parakohshme duke ju quajtur ju si kundërshtar të reformës në drejtësi. 

Në fakt, në thelb zoti Rama nuk mashtron dot më. Çdo ditë i kam bërë thirrje të votojë menjëherë premtimin e tij elektoral, Byronë Kombëtare të Hetimit sipas kritereve të Venezias. Nëse zoti Rama…se i ka hyrë lepuri në bark. E di si është shndërruar Byroja për të? Në ferr dhe tmerr…, e ka kuptuar se BKH do ta ketë gjahun e parë Edi Ramën, ashtu mendon ai, se ai beson dhe në teori konspirative. Kujton se kjo do përdoret si instrument për ta rrëzuar. Ai është i rrëzuar në fakt. Njeri që e ka zhytur veten në krime monstruoze, rri i pakallur kryeministër. Të vijë dhe të votojmë cilin variant të dojë. Do variantin të varur nga prokuroria e përgjithshme, ne jemi gati. Do një institucion kushtetues tërësisht të pavarur, ne jemi gati. Por ne më parë ja japim Emil Shullazit se Edvin Shullazit, fundi fundit po të jetë puna për ta marrë Shullazi le ta marrë Emili dhe jo Edvini. Me këtë s’biem dakort kurrë ne.

Pyetje: Zoti Berisha mazhoranca ka thënë që do ta votojë reformën bashkë me BKH..

Mazhoranca ka thënë me shpresë se reforma do ngelet rrugës dhe Byroja do përfundojë në hiç. Ka prova dhe teste gjithmonë për njëriun. Prova e ndershmërisë dhe e sinqeritetit dhe jo e hipokrizisë është hajde të votojmë BKH. Secili prej qytetarëve shqiptarë duhet të shtrojë një pyetje. Nëse gjykatat tona nuk do kishin këtë shkallë korrupsioni, nëse politika shqiptare nuk do kishte këtë shkallë korrupsioni, çfarë nevoje do kishte të reformonim drejtësinë? Asnjë shqiptar nuk ka dëgjuar se në tërë sistemin ekzistues ekziston qoftë dhe një nen jo i standarteve ndërkombëtare. Nenet janë të standarteve ndërkombëtare, ajo që është problem është se sistemi nuk fnksionon. Dhe në rast se ka një mekanizëm që do bëjë këtë sistem të funksionojë, kjo është BKH. BKH nuk synon qytetarin e thjeshtë, lexojani kompetencat. Byroja synon imunitarët, synon gjykatësit, prokurorët, ministrat, deputetët, kjo është prova e politikanëve. Janë gati ata të bëjnë atë që ka bërë politika që nga lashtësia, që i kanë dhënë një copë pushtetit, që ka bururar nga populli, gjykatave të pavaruara. E bëjmë ne këtë? Vendi do ecë i pandalshëm drejt BE.

Pse duhet ta shtymë ne dy vjet luftën ndaj korrupsionit? Apo që të vjedhë Rama me lukuninë e tij çdo gjë në këtë vend? A jemi të vendosr ne? Atëherë ta vendosim që këtë muaj dhe ta fusim në funksion brenda dy muajve dhe të vazhdojmë në mënyrë absolute me reformën, nen për nen, amendament pas amendamenti. Po kjo nuk pret. A ishin ata që kaluan në qeveri BKH-në? Nuk ishim ne. Ishin ata që e votuan në qeveri në kundërshtim e orientimet e Venezias. Pse e bënë këtë? Ata e bënë për të pasur në dorë kamzhikun kundër kundërshtarëve. Tani Venezia tha stop, kamzhiku do jetë kundër të gjithë atyre që vjedhin. Dhe vjedh më shumë Edi Rama me suitën e tij, pra është për Ramën në radhë të parë.

Pyetje: A do e kushtëzoni marrëdhënien me parlamentin me votimin e BKH-së?

Ky është vendim i kryesisë së PD. Unë sugjerimin tim e kam bërë por kjo nuk do të thotë që ky sugjerim të bëhet një parim udhëheqës i opozitës. Por unë absolutisht, dhe partnerëve do ja u them, që nuk do të bëja një hap pa votuar Byronë. Të votojmë Byronë, ta votojmë ligjin vertikal ta ngremë. E vetma gjë që i them është që të tregohemi gjenerosë dhe ti themi të zgjedhi cilën të dojë, këtë që varet nga Prokuroria, por me një pavarësi edhe kjo brenda prokurorisë, amandament të cilin e kam pregatitur unë vite më parë por që ma hodhën poshtë në atë kohë, dhe tjetra është të ngremë një institucion kushtetues të pavarur. Jam absolutisht i gatshëm që nesër ta votojmë. Kjo është prova. Se ky (Rama) beson në teori konspirative. Ky mendon se këtë variantin e Venezias, këtë Byro pra, e kanë shpikur për ta nxjerrë nga pushteti atë. Nga pushteti Edi Rama nxjerr veten me vjedhjet e tij dhe të anturazhit të tij.

Pyetje: Ndërkohë amendamentet janë thuajse të gjitha gati. Përse nuk e jepni ju provën por e kërkoni nga Rama?

Sepse Byroja është gracka ku shpirti mbretit kapet si laraska, thotë Shekspiri. Ka diçka shekspiriane në Byro sepse Byroja merret me kryeministrin, me ofiqarët më të lartë ndaj dhe Byroja është gracka ku shpirti Ramës kapet si laraska. Ta votojë Byronë, të mos ketë frikë, të bëhet burrë.

Pyetje: A e mbështesin partnerët këtë propozim, pra reforma veç dhe Byroja veç?

Absolutisht nuk është ndarje reforme dhe garantoj që unë gjithçka kam në dorë do bëj që reforma të ecë dhe të vazhdojë të zbatohet por Byroja duhet të fillojë sa më parë. Cfarë thotë Edi Rama? Byroja të instalohet në vitin 2017 thotë, pra pas zgjedhjeve. E kuptoni pra. Sepse e di që absolutisht do t’i duket Blushi lule, apo kujt do t’ja lëshojë partinë ai, pasi Byroja ti japë dënimin.

Unë nuk them për ti ndarë,  pra per të ndarë reformën nga Byroja, unë them për vazhdimësi. Por dhe nëse themi që të presim sa të miratohen 40 ligje, aq sa ka reforma, kjo pastaj është thjesht se si ta sabotojmë reformën. I takon kryeministrit të japë prova që nuk e ka frikë drejtësinë. Ja, ne jemi opozitë dhe ne kërkojmë të ngremë një institucion, i cili të hetojë ofiqarët e lartë. Ne s’po përjashtojmë opozitën nga hetimi.

Pyetje: Rama zgjedhjet nuk i ka frikë

Rama frikë të tmerrshme ka filluar të ketë nga vetja e tij. Po me daljen e tij të fundit në “Opinion” unë kuptova që ai lepurin në bark e ka tashmë jo vetëm nga Sali Berisha por e ka nga EDi Rama dhe është absolutisht e pamëshirshme kur njëriu fillon të ketë frikë nga vetja e tij, kjo është fundi i tij dhe ju garantoj që është fundi Ramës. A e vutë re ju që në të gjitha reflekset, në të gjitha reagimet ishte si njëriu i persekutuar, si njëriu që mendonte se betejën e bente me interlokutorin dhe harronte se aty ishte një publik i tërë i cili po e ndiqte dhe tregoi se ai ka një frikë të pashërueshme. Kështuqë Edi Rama është i pashpresë. Pa lëre pastaj që ka filluar të dëgjojë se në të gjitha mitingjet ushëtojnë thirrjet “O Edvin o zagar do të varim në litar”, ai kujton se e kanë për litar shtylle, por nuk e kanë në kuptimin e revolucionit francez, por e kanë në kuptimin politik.

Prononcimi për gazetarët jashtë sallës së kuvendit pas votimit në parlament për dërgimin në gjykatën kushtetuese të mandatit të deputetit Suli: 

Berisha: Kusarizmi mbrojti veten në Parlament!

Kusarizmi dominoi në Parlament, qytetarët t’i japin përgjigjen më të fuqishme me të gjitha mjetet e mosbindjes civile këtij parlamenti dhe kësaj shumice të shndërruar në mënyrën më kriminale, të hapur në mbrojtje të plaçkitjes të pasurive të qytetarëve shqiptarë nga deputetët dhe ofiqarët e saj, duke filluar nga Rama me Olsin e tij famoz dhe duke edhe tek deputeti Suli, i cili javën e kaluar kërkoi të shkonte në gjykatë kurse sot e kapi dhe atë frika në palcë dhe sot kërkoi mëshirë që të mos shkojë në gjykatë. Sepse ata nuk mbrojnë Rakipin, ata mbrojnë njëri tjetrin. Rakipi është një nga peshqit e vegjël këtu, por ata mbrojnë plaçkën e madhe që ka bërë kryeministri i tyre Edi Rama me koncesionet, me CEZ, me TVSH që po merr tani dhe shumë afera të tjera. Futën në mes edhe “madam lokomotivën”. Koçoja iu kërciti dhëmbët se tha “më votuat pa më njoftuar”, e dëgjuat vetë ju. Kështuqë, këta të tjerët pastaj janë ushtarë të bindur të partisë, çtë themi për ta.

Pyetje: Zoti Berisha qëndrimi i mëtejshëm i PD?

Ne e dinim shumë mirë që ky votim do ishte. Ne erdhëm për ti treguar shqiptarëve qëndrimin tonë. Këta vazhdojnë puçin antikushtetues, marrin pushtetin e Gjykaës Kushtetuese, nuk zbatojnë vendimin e saj dhe në këtë rast popullit i lind e drejta ti qërojë një minutë e më parë nga pushteti këta puçistë që s’njohin ligj e as Kushtetutë.

Pyetje mbi akuzat e Ballës në Parlament

Taulant Balla është denoncuar nga Sali Berisha, dhe mos ma përmënd më, jo tani por vite më parë si një vehicul droge, pjesë e famozëve të drogës, të heroinës, klanit “Hoxha” nga Librazhdi, i cili ka qënë miku i tij më i ngushtë i cili u kap dhe arrestua dhe u ekstradua në Itali, miku i tij tjetër më i ngushtë që ishte presidenti klubit të Shkumbinit, i cili edhe ai sapo kaloi te “tre urat” me makinë të Taulantit dhe klani Qosja që është i identifikuar. Taulant Balla ka interesa mafieje dhe jo interesa ligji. Përsa i  përket zgjedhjeve të parakohshme, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje prandaj populli duhet të bëjë zgjidhje, pra ti hedhë mënjanë.

Atë që po ushëtojnë gjithë sheshet e vendit “o Edvin, o kusar do të varim në litar”, ata të marrin karrierën politike të Ramës, ta hedhin në Lanë dhe të vijojmë përpara.

Unë as nuk jam në kryesi, as nuk jam në udhëheqjen e PD, jam një njëri që mbroj interesin publik të qytetarëve shqiptar dhe bindja ime publike është kjo që bëj këtu dhe nëpërmjet mediave.

Edi Rama të bëj zgjedhje? Po kur ai ka frikë dhe tmerr nga vota në partinë e tij? Edhe Enver Hoxha bënte zgjedhje një herë në katër vjet, votohej, që po të donte u priste kokat atyre që dilnin kundër. Kurse ky thotë se do bëj referendum a duhet të votohet apo s’duhet të votohet.

Pyetje: Eshtë çështje e PS kjo

Jo, s’është çështje e PS. Cështja e votës është çështje universale, vota është vlerë universale pavarësisht se ku vendoset, në parti, në borde apo kuti votimi. Vota është vlerë universale dhe mund ta shkallmojë dhe shkelmojë vetëm një njëri që ka një psikologji të atillë e cila i ka krijuar atij një tmerr nga vota. Po të kesh frikë nga Blushi vërtet është gjëja më qesharake. Të trëmbesh se po të rrëzon Ben Blushi do të thotë të trembesh nga hija jote.

Pyetje: Cili është qëndrimi i mëtejshëm i opozitës?

Eshtë lidershipi i PD qëndrimin e opozitës, unë përcaktoj qëndrimin tim. Unë i shpreh publikisht qëndrimet e mia pastaj natyrisht që si rregull përshtatem me qëndrimet e opozitës por vendimet i merr PD dhe jo unë.


 

Njoftim për media e Partisë Demokratike, 17 mars 2016