Instituti Republikan Amerikan ka mirëpritur dhe inkurajuar nismën e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha që 35% e listës së kandidatëve për deputet në Kuvendin e Shqipërisë të jenë të rinj. Presidenti i Institutit Republikan Ameriakan, Mark Green theksoi në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se: “Në Shqipëri ka ardhur koha për një demokraci të re. Kemi besim tek lidershipi juaj dhe nen lidershipin tuaj, zoti Basha gjërat do të ndryshojnë në Shqipëri.”

Zoti Basha ka kërkuar ndihmën e IRI për të implementuar në standardet më të larta të mundshme modelin amerikan për përzgjedhjen e kandidatëve të rinj për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, gjë që u mirëprit me kënaqësi nga zoti Green. Në bashkëpunim dhe me Fondacionin për Liri dhe Demokraci, Instituti Republikan Amerikan do të ndihmojë në trajnimin e të rinjve dhe grave në politikë.

Rrjeti i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro-Amerikan, APEN, organizoi një pritje me rastin e 25-vjetorit, të ri-vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikën e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ftuar nderi ishte kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Zoti Basha ka vlerësuar rolin e pazëvëndësueshëm të SHBA-ve në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në Pavaresinë e Kosovës, vendosjen dhe ruajtjen  e normave dhe standardeve demokratike. Për të arritur destinacionin final integrimin europian dhe standardet më të larta të demokracive perëndimore. Për Lulzim Bashën duhet një bashkëpunim dhe kompromis i madh. Për këtë, tha zoti Basha koha kërkon të rinjtë të jenë aktiv dhe të kintribuojnë me modelin e tyre për të arritur atje ku shqiptarët duan.

“E di që ka shumë njerëz që thonë se nganjëherë gjuha politike është shumë e ashpër dhe aksionet politike shumë të forta, por unë gjithashtu mendoj se ne mund të shohim më thellë për të ndërtuar ura besimi mes njëri-tjetrit. Para së gjithave, ne jemi shqiptarë pavarësisht demokratë apo socialistë, dhe duhet të kërkojmë për mundësitë e kompromisit për të mirën e interesave të shqiptarëve. Mund t’u them sonte se asnjë kompromis nuk mund dhe nuk do të bëhet nëse nuk arrihet dhe ndërtohet në princimet e demokracisë dhe funksionet e shtetit ligjor. Asnjë kompromis nuk mund dhe nuk do të bëhet nëse nuk vjen për mundësi të barabarta për të gjithë, për të ndërtuar modelin e duhur dhe jo atë të gabuar. Modele që të promovojnë të aftin, të atyre që duhet të fitojnë nga rezultati dhe jo nga nënshtrimi i kundërshtarit. Modele që vlerësojnë të rinjtë që studiojnë shumë, familjet që mbështesin shkollimin profesional të fëmijëve të tyre e që shumë herë sakrifikojnë edhe bukën e gojës, dhe jo modelin që promovon krimin dhe që e vesh me pushtet politik. Anija jonë drejtohet nga perëndimi. Standardet tona janë si standardet e këtyre vendeve të mëdha demokratike dhe për këtë u premtoj një betejë te fortë deri në fitoren e saj. Duhet të jetë një betejë e përbashkët dhe kjo kërkon sjelljen e gjakun të ri për të investuar për  të ardhme. Një javë para se të udhëtoja në SHBA, unë shpalla vendimin për t’i propozuar Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike diçka që është e pazakontë jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por për Europën por që është diçka që ju jeni mësuar këtu në SHBA;  35 për qind që do të thotë 39 kandidatë për anëtarë parlamenti nga Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme do t’i përkasin një brezi vajzash e djemsh më të rinj se 35 vjeç të zgjedhur sipas stilit demokratik amerikan të primareve”, tha Basha.


Njoftim per shtyp i Partisë Demokratike, 20 Mars 2015