Mazhoranca e kapur ngushtë prej arrogancës së saj për shkak të moszbatimit  të Kushtetutës dhe vendimeve te Gjykatës Kushtetuese kërkon të gjejë mjet shpëtimi nëpërmjet formulimeve evazive për dërgimin e cështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Në fakt nuk është e rregullt ligjërisht dicka e tillë, duhet të shkojë po e njëjta në Gjykatën  kushtetuese, shqyrtimi i kërkesës së deputetëve të PD të cilët kërkojnë që këtyre  dy deputetëve për shkak të abuzimit me mandatin në përfitimin e fondeve publike, tu mbarojë mandati. Megjithatë është një diskutim që nuk u mbyll me një dakortësi sepse vendimi i mazhorancës është goxha evaziv. Përsa i përket PD, ne do ta vendosim në forumet tona për të marrë një qëndrim për seancën plenare.

Në Gjykatën Kushtetuese  nuk mund të shkojnë kërkesa e zonjës Leskaj dhe e zotit Suli. Në Gjykatën Kushtetuese duhet të shkojë vendimi i Parlamentit, së bashku me kërkesën e deputetëve të PD, të cilët kërkojnë mbarimin e mandatit. Për të vendosur në raport me sjelljen e PD, në sencën parlamentare do të vendosin forumet. Do  të ishte shumë e thjeshtë që kur u paraqit kërkesa në parlament, parlamentit të kishte vendosur ashtu sic është shprehur Gjykata Kushtetuese, që cështja ti shkojë Gjykatës Kushtetuese. Pra të mos përpiqen të gjejnë makinacione të fshehin deputetët nga shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese, aq më tepër që sot kemi një vendim të qartë të kësaj Gjykate sesi duhet të sillet Parlamenti në raste të tilla. Ndaj ne kemi vendosur sic e dini dhe ju një marëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin që ka të bëjë jo vetëm me zbatimin e vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por ka të bëjë dhe me amendamentin e ligjit për dekriminalizimin dhe me amendamentin e ligjit për komisionet hetimore parlamentare. Pra situara është pak më e komplikuar nga c’duket.


Prononcimi per mediat i Sekretarit të Përgjithshëm, Ristani, pas mbledhjes së Komisionit të Mandateve, 13 Prill 2016