Metodat Beqaj të korrupsionit në shëndetësi, janë transplantuar edhe në rrethe.
Spitali rajonal i Vlorës ka arritur rekorde hajdutërie, në tendera e ndarje fondesh.
Ka dhjetra procedura me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë, me fitues të paracaktuar.
Titullarja e këtij institucioni, pas të cilës qëndron Kokëdhima, i ka dhënë në një rast 226 milionë lekë firmës kliente të saj, me prokurim të drejtpërdrjetë për blerje ilaçesh, në kushtet kur nuk kishte asnjë lloj emergjence pasi në magazinë gjendeshin medikamente të majftueshme.
Në një rast tjetër, drejtoresha e Kocos, ka dhënë 348 milionë lekë sërish me prokurim të drejtpërdrejtë, një kompanie për blerje ilaçesh, në shkelje të ligjit duke mos vendosur kriterin e detyrueshëm që është vërtetimi nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave.
Por kulmi i drejtoreshës së komisarit të Jugut, është tenderi i pastrimit të spitalit psikiatrik, ku janë përjashtuar të gjitha firmat që kanë ofruar më pak, dhe paratë i janë dhënë kompanisë SORI-AL, që ka bërë dhe ofertën më të lartë.
Keni këtu dokumentat që vërtetojnë këtë aferë.
Kjo pra është shëndetësia e Edi Ramës, ku ai vetë i pari, me Beqën e Koçon e gjithë zinxhirin e tyre, janë sulur në këtë grykësi, kush të kapë më shumë miliona.
Milionat e ndarja e tyre me miqtë janë prioriteti i Ramës, dhe jo shëndetësia e shërbimi ndaj qytetarëve.
Deklarata për mediat e deputetes Arbjola Halimi, 16 Prill 2016