Në fshatrat e Korcës varfëria dhe papunësia është ulur këmbëkryq, ndërsa  shërbimet dhe mbështetja sociale janë inekzistente. Familja Merko me tri fëmijë ku djali i vogël 5 vjeç, është autik, nuk merr asnjë lek nga ndihma sociale, apo kemp, ndërkohë që dy prindërit nuk gjejnë asnjë mundësi punësimi. Tek kjo familje por edhe dhjetra të tjera mungojnë paisjet për standartet më minimale të jetesës, si dhe energjia elektrike. Deputetja e Eleina Qirici ishte pranë tyre dhe bëri thirrje për ndërhyrje sa më të shpejtë tek këto familjet që nuk përballojnë as ushqimin, ku buka me ujë dhe sheqer është vakti i zakonshëm. Nuk kanë as llampë për ndricim pasi nuk mund të paguajnë energjinë.

“Këtu, mjerimi, tha deputetja Qirici, kapërcen çdo limit të imagjinatës. Fëmijët nuk ushqehen sa dhe si duhet për një standart minimal jetese, nuk kanë dritë të shohin njëri-tjetrin, aparati i televizorit është luks, pra as në mesjetë nuk ka patur një varfëri të tillë. Fëmija autik nuk ka mundësi të arrijë në qendrën e kujdesit social, dhe nga institucionet lokale e qendrore nuk ka reagimin më të vogël human”.

Familjarët i thanë deputetes Qirici se jeta e tyre është kther në një ankth të për-orshëm dhe se fëmijët nuk marrin dot as paracetamol kur sëmuren. Dy vajzat  nuk mund të mësojnë me libra e fletore edhe pse kanë aftësi shumë të mira për studim.

Arroganca e ndihmës sociale dhe lokale në Korcë është  e vetmja normë qeverisjeje, ndërkohë që qeveria flet për realitete virtuale, për reformë të ndihmës ekonomike. Zëvendëskryeministri Peleshi dhe kryebashkiaku Filo bëjnë propagandë me projekte dixhitale në Korcë për parqe lodrash, ndërkohë që realiteti dramatik është ky si tek familja Merko, e cila nuk e ka vëmendjen e Peleshit, të Filos apo institucioneve të tjera.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 24 Prill 2016