Edi Rama po fsheh planin e tij, për të kthyer në pallat fushën tek aneksi i Stadiumit Qemal Stafa, për të ndërtuar një kullë betoni ku besohet se kumbari ka bashkuar interesat e dy bandave të tij të preferuara.

Të Shullazit dhe Hakmarrjes për Drejtësi.

Ne e denoncuam dy ditë më parë këtë projekt kriminal të Edi Ramës.

Ai heshti.

Heshti, sepse ai është arkitekti i zhdukjes së kësaj hapësire, i kthimit të saj në një masiv betoni për interesat e tij dhe të bandave të tij.

Kjo fushë që shihni në ekran, ishte parashikuar të bëhej lulishte dhe ishte përfunduar projekti i saj nga bashkia e drejtuar nga z.Basha.

Një projekt që është hedhur poshtë tashmë, dhe ku pritet të mbillet nga Edi Rama pallati i bandave.

Edi Rama vazhdon kështu pa u ndalur në trajtimin e Tiranës si plaçkë, në ndarjen e trojeve më të çmuara të qytetit për klientët dhe banditët e tij.

Qytetarët e Tiranës nuk mund të lejojnë që Edi Rama t’u marrë fushat, hapësirat, liqenin, parkun, stadiumin, për të ushqyer bandat dhe klientelën e tij.

Eshtë koha e një bashkimi të fuqishëm kundër këtij sundimi kriminal.


Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit e Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 27 prill 2016