Dhjetëra tendera të fiksuar, me fitues të paracaktuar mikun e Rama-Ahmetajt. 

Ashtu siç kemi njoftuar sot do të vijojmë me denoncimin e oligarkëve të Edi Ramës dhe metodave sesi i vjedhin paratë e shqiptarëve.

Këto dhjetëra dokumenta, janë dhjetëra tendera të OSHEE,  janë të paktën 11 miliardë lekë të marra nga firma e preferuar e Edi Ramës, që quhet Kronos.

10 përqind të parave të një viti, para që banda e OSHEE ia merr njerëzve duke i rrjepur edhe kacidhen e fundit, ja jep kësaj firme pra, e cila njihet mirë se ka dhe miqësi të veçantë me ministrin e avionave private, Arben Ahmetajn.

Në pjesën më të madhe të rasteve, klienti i Rama-Ahmetajt është ofertues i vetëm. Pra nuk ka garë, është gjithçka e fiksuar, çmimi është  fiksuar, malli është fisksuar, fituesi është paracaktuar.

Nuk publikohet njoftimi i tenderit, por direkt lidhja e kontratës.

Në disa raste, puna madje ka nisur pa u lidhur kontrata.

Në pjesën më të madhe të rasteve, klienti i Rama-Ahmetajt merr të gjithë fondin limit, nuk kursehet asgjë nga paratë e shqiptarëve.

Të gjithë milionat për xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij.

Kjo është qeverisja e korruptuar e Edi Ramës.

Kjo është arsyeja se pse zhyten në mjerim qytetarët, teksa rritet pasuria dhe luksi i kryeministrit dhe oligarkëve të tij.


Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, 2 maj 2016

Dokument3 Dokument2 Dokument1