Në vijim të denoncimit të oligarkëve të Edi Ramës dhe metodave sesi i vjedhin paratë e shqiptarëve, sot po ndalemi tek Intech plus i Beqës.

Sikur të mos mjaftonin miliona euro të koncesioneve në shëndetësi, që nuk janë bërë për qytetarët por për klientët, Ilir Beqaj vazhdon të marrë qindra milionë lekë me Intech-un e tij.

Në fillim të këtij viti kompania e themeluar nga Beqaj ka marrë 320 milionë lekë për një shërbim për Ministrinë e Jashtme.

Pra Beqaj, kampioni i korrupsionit në shëndetësi, ka shtrirë dorën dhe nga godina përballë e Ministrisë së Jashtme.

Fastech, është thjeshtë një mbulesë për paratë që merr kompania e Beqës.

E kanë rregulluar që të futen si bashkim operatorësh, ose që ti marrë fastech, pastaj librat e shitjes tregojnë se punët i bën Intech, pra paratë në fund i merr Beqaj.

Duhet të kujtojmë këtu se për vitin 2015, Intechu i Beqës, mori 11 miliardë e 257 milionë lekë.

11 miliardë e 257 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve.

Ky është korrupsioni tronditës që po mbush llogaritë e qeveritarëve, e Ramës e beqëve, e po zhyt popullin në skamje.

Ky korrupsion po sjell varfëri e mjerim, papunësi, krizë të gjithanshme, teksa pasuria dhe luksi i kryeministrit e oligarkëve të tij rritet çdo ditë.


Deklaratë e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, 3 maj 2016

Dokument nga Libri i Blerjes qe provon se INTECH fshihet pas FASTECH Tenderi i fundit i perfituar nga kompania e Beqes