Shpallet fitues edhe pse me ofertë 250 milionë lekë më shumë se konkurenti.
Siç është paralajmëruar në komunikimin e kryetarit Basha, në denoncimin e korrupsionit të oligarkëve të Edi Ramës, po ju sjellim sot fakte të reja.
Alko IMPEX e Sadri Abazit, një prej firmave që merr para e tendera në çdo drejtim, ka goditur disa herë në shenjë edhe në Bashkinë Librazhd.
Falë ndërhyrjes së Taulantit, që është shumë i afërt me këtë firmë, Alko Impex fiton tenderin për punime infrastrukturore në Librazhd, edhe pse oferta e tij është 250 milionë lekë më e lartë se e konkurentit tjetër.
Fondi limit është 790 milionë lekë.
Sadriu bën ofertë me 780 milionë lekë dhe menjëherë shpallet fitues.
Ju mund të shihni në këtë dokument, se një operator tjetër ka ofruar 250 milionë lekë më pak për të njëjtat punime, por është skualifikuar.
Pse?
Sepse nuk ka garë. Nuk ka konkurencë. Fituesi është i paracaktuar. Merr gjithë fondin limit dhe këto para ndahen mes oligarkëve.
Ky është korrupsioni i pranishëm në çdo degë të qeverisjes.
Kudo ku ka një fond, në zyrat qendrore të shtetit, apo dhe në Bashki jo të mëdha si ajo e aLibrazhdit, shfaqen oligarkët që zhvasin e plaçkisin.
Kjo është arseja pse qeveritarët dhe oligarkët majmen cdo ditë, shtojnë pasurinë e tyre, ndërsa cdo ditë e më shumë populli zhytet në papunësi, mjerim e varfëri.
Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, 4 maj 2016