Edi Rama ka bërë publik udhërrëfyesin se si mund të bëhesh drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, të këtij institucioni me mijëra të punësuar, me fond 20 milionë euro në vit, dhe me disa tendera dhjetra milionë euro në vazhdim.

Ja ku është udhërrëfyesi i Edi Ramës, i publikuar dje në disa media.

Kjo foto.

Ky është mesazhi i Edi Ramës për këdo që aspiron të bëjë karrierë, të drejtojë institucione të rëndësishme në vend.

Rregulloje me olsin, dhe e ke të garantuar.

Kjo është oligarkia në aksion, korrupsioni ulëritës, nepotizmi pa asnjë limit.

Thoma Gëllçi e kapi lojën. Ai nuk është sot drejtor i RTSH, për shkak të vizionit, pasi e kaluara e tij në krye të organit zyrtar të partisë komuniste nuk ia lejon.

Nuk është aty për shkak të integritetit, apo cilësive të tjera, sepse ato nuk i ka.

Eshtë aty për shkak të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit.

Ja pra si përfundoi Radio Televizioni Shqiptar në Olsi Radio Televizion.


Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, 7 maj 2016

Olsi Rama dhe Thoma Gellci