Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me drejtues të lartë të Senatit, Dhomës së Deputetëve dhe me zëvendësministrin e Jashtëm të Italisë. Zoti Basha u prit në takime të veçanta nga, ish-presidenti i Italisë, senatori  Giorgio Napolitano, Pier Ferdinanto Cazini, President i Komisionit për Punët e Jashtme në senatin italian, Mario Giro, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Fabrizio Cicchitto, presidenti i Komisionit për Punët e Jashtme në parlamentin italian, Imzot Vincenzo Paglia ministër për Çeshtjet Sociale në Shtetin e Vatikanit, kryetari i Grupit të Partisë Demokratike në senatin italian Luigi Zanda, Paolo Romani kryetar i grupit të Forca Italia në senatin Italian,

Situatë e rënde ekonomike, korrupsioni i përhapur kudo, dekriminalizimi dhe zgjedhje ishin në qendër të takimeve të zotit Basha.

Gjendja në vend ka precipituar sa i përket parametrave të luftës kundër krimit, korrupsionit, të demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, tha zotit Basha. Ekonomia është zhytur në krizë, niveli i papunësisë e varfërisë sa vjen e thellohet me pasoja të jashtëzakonshme për vendin. Pasoja të cilat ndihen dhe në vendet e Bashkimin Europian, ku më shumë se 100 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil  politik.

Problemi më i madh në Shqipëri, tha zoti Basha është inkriminimi i politikës, katapultimi në parlamentin shqiptar dhe në zyrat kryesore të vendimmarrjes i personave me rekorde të tmerrshme kriminale. Ndokët, frrokët, prengët, bushët, roshët kanë qenë kryefjalë e aksionit politik të Partisë Demokratike dhe sot janë subjekt i një procesi të njohur tashmë ndërkombëtarisht si procesi i dekriminalizimit.

Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit nxjerrja jashtë zyrave të shtetit të të inkriminuarve është ekzistenciale për të sotmen dhe të nesërmen e demokracisë shqiptare dhe shtetit ligjor.

Një vend të veçantë në bashkëbisedimet e zotit Basha me personalitet të politikës italiane kanë zënë vend zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zoti Basha bëri të ditur se zgjedhjet janë prioritet kryesor i Partisë Demokratike. PD, theksoi kryetari i Partisë Demokratike ka gati platformën që garanton një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, pa shitblerje votash, intimidim votuesish dhe garantim të leximit të drejtë të vullnetit të zgjedhësve. Duke e konsideruar një betejë të vështirë për shkak se oligarkia tenton ta asgjësojë votën e lirë, median e lirë, mendimin e lirë, shoqërinë civile, opozitën politike zoti Basha ka kërkuar edhe ndihmën e Italisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe ndershme në Shqipëri.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 12 Maj 2016