Shqyrtojme sot PROJEKTLIGJIN “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8528, DATË 23.9.1999, “PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E TË USHQYERIT ME GJI”, TË NDRYSHUAR” Shumë nëna sot janë të vetëdijshme që i japin fëmijës së tyre ushqimin më të mirë të mundshëm, kur gjatë gjashtë muajve të pare, fëmijës i japin vetëm gji. Qumështi i nënës është ishëndetshëm, praktik dhe në çdo moment dhe në çdo vend në dispozicion në temperaturën dhe me përmbajtjen e duhur. Qumështi i nënës ndryshon dhe u përshtatet vetiu kërkesave të foshnjes –gjatë rritjes së fëmijës. Qumështi përbëhet 88 përqind prej uji, përveç kësaj përmban proteina, yndyrna, karbohidrate, minerale, vitamina dhe hekur. Ai e furnizon fëmijën me lëndët e imunitetit dhe lëndët rezistuese të nënës dhe në këtë mënyrë e mbron fëmijën nga sëmundjet. Qumështi për foshnjën e sapolindur, përmban më shumë proteina – dhe kështu më shumë lëndë rezistuese – se sa qumështi i pjekur i grave dhe prandaj është veçanërisht i rëndësishëm për beben. Të dhënit gji përkrah marrëdhëniet e ngushta midis nënës dhe fëmijës dhe për fëmijën nënkupton interesim, afërsi dhe ngrohtësi. Fëmijët të cilët kanë pirë gji, janë më pak të rrezikuar nga mbipesha. Përveç kësaj dhënia gji ul rrezikun për sëmundjet e qarkullimit të gjakut, për tensionin e lartë dhe alergjitë, edhe në moshën e mëvonshme fëminore, dhe ka një ndikim pozitiv në zhvillimin optimal të muskulaturës së fytyrës dhe të gojës si dhe të nofullave. Të dhënit gji është e dobishme edhe për nënën: Hormonet e të dhënit gji mbështesin rizvogëlimin e mitrës, dhe nga kjo ulet rreziku i gjakderdhjes pas lindjes. Të dhënit gji në shumicën e rasteve vonon rifillimin e menstruacioneve. Përveç kësaj të dhënit gji ul rrezikun për t’u sëmurur nga kanceri i gjoksit. Dhe, të dhënit gji, është mirë, gjithashtu, për portofolin dhe ambientin. Përfitimet e ushqimit me gji për beben janë: Ushqyerja me gji zvogëlon rrezikun e infeksioneve të tretjes, të zonës ORL, të mushkërive, urinare edhe të meningjitit ; e çrregullimeve të tretjes; e alergjisë (ekzema,astma…) ; e anemisë ; e mbipeshës e të diabetit, të disa kancereve dhe sëmundjeve inflamatore ; e problemeve ortodentike ; e vdekjes së papritur.
Përfitimet e ushqimit me gji për nënën janë: Ushqyerja me gji favorizon : zvogëlimin e riskut të anemisë ; lidhjen nënë-fëmijë; humbje në peshë (duke e shoqëruar me një ushqim të ekuilibruar); zvogëlimin e riskut të kancerit të gjirit, të vezores; zvogëlimin e riskut të osteoporozës pas monopauzës. Dhe, të dhënit gji fëmij]s, është mirë, gjithashtu,edhe për financat familjare, pasi jo të gjithë mund të përballojnë ushqyerjen me formula të bebeve të tyre. Nëse ushqimi me gji është mënyra e krijuar nga natyra për ushqimin e fëmijës ka shumë factorë që ndikojnë negativisht në vendimin e nënës për të ushqyer fëmijën me gji. Po I analizoj këta faktorë për shoqërinë shqiptare: Mungesa e njohurive: Ndërsa shumica e nënave dinë parimin e përgjithshëm se fëmija duhet t ë ushqehet me gji, ato nuk dinë arsyet pse dhe përfitimet e të ushqyerit me gji. Gjithashtu, nëna duhet të asistohet në momentet e para, pasi të ushqyerit me gji mësohet dhe praktikohet, si nga nëna edhe nga fëmija. Me zhvillimet shoqërore sot në Shqipëri mungon edhe asistenca e personave që të japin eksperiencë për nënat e reja, pasi familjet e sotme janë nukleare dhe ciftet e reja gjenden të papërgatitur dhe të paasistuar në momentet e mësimit të ushqyerjes së fëmijës me gji. Sot nënat e reja që kanë një lindje normale, ditën e dytë pas lindjes dalin nga materniteti, ndërsa në fakt kjo është periudha kur ato duhet të qëndrojnë dhe të asistohen në të mësuarit e ushqyerjes me gji të fëmijës. Mungesa e shwrbimeve shëndetësore mbështetëse dhe promovuese për ushqyerjen me gji: Studimi i fundit Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri është bërë në vitet 2008- 09. Udhërërfyesi i fundit klinik i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë “Ushqyerja e Gruas shtatzënë, foshnjës dhe fëmijës së VoGël në kUjdesin shëndetësor Parësor” përdor këto të dhëna ndërkohë që në këto 8 vjet popullsia, gjendja ekonomike, niveli i vetë sistemit shëndetësor ka ndryshuar shumë. Për pasojë edhe të dhënat për mënyrën e të ushqyerit, për sasinë e ushqimeve që konsumojnë gratë që planfikojnë të mbeten shtatëzëna dhe nënat e reja kanë ndryshuar. Për disa shtresa të popullsisë ushqyerja në mënyrë të shëndetshme është një trend, ndërsa për shumicën e popullsisë është nevojë jetike thjesht buka.
I sugjeroj ministirsë së shëendetësisië që të përditësojë fillimisht të dhënat demografike dhe shëndetësore e më pas të nxjerrë udhërrëfyesit për ushqyerjen e nënave dhe foshnjave. Sipas studimit të bërë në vitin 2008-2009, që akoma mbetet në fuqi dhe shërben si e vetmja referencë,pra mbetet një ndër burimet kryesore dhe të besueshme të të dhënave mbi shëndetin në nivel kombëtar: Për foshnjat 0- 6 muajsh: vetëm 39% e fëmijëve janë ushqyer ekskluzivisht me gji dhe 21% kanë marrë ushqime plotësuese, të cilat nuk këshillohet të futen në këtë moshë. • Fëmijët ushqehen me gji për një periudhë mesatare prej 14,6 muaj, megjithatë, fëmijët ushqehen ekskluzivisht me gji vetëm për 2 muaj. Vetëm 19% e fëmijëve 0-2 vjeç ushqehen sipas standardeve të IYCF&OBSH-së (Infant and Young Child Feeding and WHO), të cilat këshillojnë fillimin e menjëhershëm të ushqyerjes me gji të të porsalindurit, ushqyerjen vetëm me gji deri në moshën 6-muaj dhe fillimin e ushqimeve shtesë pas kësaj moshe. Të dhëna apo studime të tjera në lidhje me mirërritjen e fëmijëve, përtej atyre të anës shëndetësore, mungojnë ose janë nga burime jo zyrtare, dhe saktësia e tyre lë për të dëshiruar. Në fushën e mbrojtjes së shëndetit të nënës dhe fëmijës ka probleme të shumta, ku ndër më të rëndët mbetet vdekshmëria e lartë amtare dhe foshnjore. Vdekshmëria foshnjore është në nivele edhe më të larta, 22 vdekje për 1.000 lindje të gjalla për fëmijët nën 5 vjeç, kurse niveli i vdekshmërisë foshnjore për fëmijët 0-1 vjeç ishte 18 vdekje për 1.000 lindje të gjalla (niveli i vdekshmërisë neonatale është11 dhe postnatale 7 vdekje për 1.000 lindje të gjalla). Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore janë sëmundjet e aparatit respirator, shkaqet perinatale, pasuar nga anomalitë kongenitale. Sëmundjet e aparatit gastrointestinal dhe ato infektive edhe pse kanë një ulje të ndjeshme ndër vite, përsëri mbeten ndër shkaqet kryesore mbizotëruese të vdekshmërisë foshnjore. Këto të dhëna krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, tregojnë se pavarësisht nga puna e mirë ndër vite për uljen e vdekshmërisë foshnjore, përsëri Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë foshnjore në rajon. Punësimi i nënave t] reja:
Shumica e nënave të reja e shohin kthimin në punë, si një barrierë për ushqyerjen me gji të foshnjave të tyre, nga faktorë të tillë si: largësia e vendit të punës nga shtëpia, mungesa e fleksibilitetit të orëve të pushimit, koha e shkurtër e lejes së lindjes pasi shpesh nuk u ruhet vendi i punës, nëse bëjnë nj leje lindjeje të majftueshme. Të kesh një vend pune, të kesh punë, në Shqipëri është një luks q] vetëm pak e kanë, prandaj asnjë nënë nuk do të donte të linte familjen dhe fpmijën e sapoardhur në jetë pa të të ardhura financiare. Sikur të mos mjeftonte e gjithë kjo, duke filluar nga 1 janar 2015 e ardhura për për barrë lindje për gruan e punësuar llogarite mbi pagën neto duke e pakësuar ndjehsëm atë krahasuar me të ardhurën e barrëlindjes për lejet e përfituara para 31 dhjetorit 2014. Nga ana tjeter trendi ne rritje i ushqyerjes artificiale dhe me zevendesues te qumeshtit te gjirit i atribuohet faktoreve te stresit ambiental (depresioni post partum), rritjes së lindjeve cezariane, rritjes se incidences se shkaqeve mjekesore qe pamundesojne ushqyerjen me gji, etj. Cfarë duhet bërë për të rritur shifrat e ushqyerjes me gji? Rritja e kapacitetit te profesionistëve të shëndetësisë për të menaxhuar në mënyrë efikase shërbimet dhe institucionet shëndetësore, në veçanti shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor. Rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të përmirësuar akcesin dhe frekuentimin nga njerëzit që janë të varfër, ose jetojnë në zonat rurale. Ulja e varfërisë dhe krijimi i punësimit të sigurtë dhe zbatimit rigoroz të legjislacionit të punës. Ndihma ndaj grupeve të brishta, në veçanti për gratë dhe fëmijët e zonave rurale, të cilët nuk e dinë se cdo të thotë kujdes shëndetësor për nënat dhe foshnjet. Por le ti kthehemi projektligjit që po shqyrtojmë sot. Ligji “Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji” ka për qëllim të nxisë dhe të mbrojë të ushqyerit me gji, si dhe të rregullojë tregtimin e zëvendësuesve të qumështit të gjirit për një ushqyerje sa më të shëndetshme të fëmijëve. Gjithashtu edhe rregullorja për: “Formulat Ushqimore për Foshnja dhe Formulat Rrjedhëse” në mbështetje të ligjit “Për Ushqimin”.
Kjo rregullore paraqet kërkesat e përbërjes dhe etiketimit për formulat ushqimore për foshnja me qëllim për t’u përdorur nga foshnjat për shëndet të mirë. Ligji për mbrojtjen e ushqyerjes me gji9 ka si qëllim kryesor mbështetjen e ushqyerjes me qumësht gjiri kundrejt atij artificial (në rastet kur nuk përcaktohet nga rrethana të veçanta), si dhe për të rregulluar dhe kontrolluar tregtimin e ushqimeve për fëmijë. Pavarësisht nga rëndësia e madhe që ka ky ligj, pjesa më e madhe e përmbajtjes së tij u kushtohet më tepër çështjeve të rregullimit ligjor të tregtimit, reklamimit dhe shitjes së qumështit artificial apo nënprodukteve të tij, sesa nxitjes së masave për ushqyerjen e fëmijës me qumështin e gjirit të nënës, sipas praktikave dhe standardeve ndërkombëtare. Formulat foshnjore, formulat e vazhdimit dhe ushqimet per femije aktualisht trajtohen nga Ligji 9863 dt. 28.01.2008 “Per Ushqimin ne Republiken e Shqiperise” me ndryshimet e dates 14.02.2014 (Ligj i harmonizuar me direktivat e BE), si edhe nga VKM 1344 dt. 10-10.2008 ¨Per miratimin e rregullave per Etiketimin e Produkteve Ushqimore ne Republiken e Shqiperise¨. Keto akte percaktojne se autoriteti kompetent per trajtimin e ketyre produkteve eshte Ministria e Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit nepermjet Autoritetit Kombetar te Ushqimit (AKU). Nderkohe qe ligji per ushqimin me gji ngarkon insepktoratin shëdnetësor të bëjë kontrollet për zëvendsuesit e qumshtit të gjirit. Kjo mbivendosje krijon precedente per perplasje kompetencash mes institucioneve monitoruese (AKU dhe Inspektoriati Shendetesor Shteteror). Gjithashtu ky ligj nuk gjendet i harmonizuar me asnjeren nga direktivat e Bashkimit europian për fushën dhe ky duhet të ishte një udhërrëfyes për ministrinë e SHëndetësisë gjstë hartimit të ligjit. Nga ministria ndrëhyrjet ligjore të propozuara nuk janë bazuar në asnjë studim në lidhje me ushqyerjen me gji në Shqipëri. Ministria vazhdon ti referohet studimeve të bëra nga qeveria demokratike. Megjithëse ne relacion thuhet se “U vu re prezenca e boshllëqeve në nene të ndryshme të ligjit ekzistues, të cilat lënë hapësira dhe mundësi për shkelje të ligjit”, të gjitha ndryshimet e sjella, të pakta në numër, projektligji ka vetëm 7 nene, në fund rezultojnë vetëm në ashpërsimin e gjobave dhe heqjen e licencave për subjektet, pra vetëm në mbushjen e arkës së qeverisë dhe favorizimin e klientëve të qeverisë duke hequr licencat e konkurrencës.
- Do të ishte më mirë që qeveria këtë ta kishte bërë duke sjellë një ligj të ri nga fillimi dhe duke mos na hedhur hi syve , se gjoja do të rregullojë tregun dhe të mbrojë shëndetin e foshnjave, pasi këtë mund dhe duhet ta kishte bërë që në shtator të 2013, pasi ju keni rrit varferine, keni rrit papunesine, keni heq nga skema nd ek qindra familje ne nevoj, keni nxjerr nga skema e PAK qindra persona invalide. Keni braktisur qytetaret me pseudoreformat tuaja.
- Zhberje e skemes aktuale, mungese stategjie,
- Mungesa ne investime,
- Aparatura qe nuk punojne,
- Medikamentet mungojne ne gjithe spitalet e Rajonit Lezhe ku une kam inspektuar dhe me media( ne puke) ne onkologjik, urgjenca tiranes)
- Sorollatje pafund ( radhe per vizita) konsulta)
- Qytetaret blejne gjithcka vete,
- Te semuret me Ca te braktisur( histori te dhimbshme familjare dhe sorollatjesh e pamundesisht per te blere kimioterapine, per te bere nderhyrjet dhe ekzaminimet. Te gjitha ne privat dhe te iniciuara qellimisht.
- Inicim drejt privatit..
- Spitalet publike jane kthyer ne spitale lufte.
- Barnat e listes jo efektive,
- Lista e barnave e vonuar… e pakonsultuar me subjektet dhe urdherin e Farmacistit.
- Qytetaret detyrohen te marrin barna te shtrenjta ( jo ato te alternatives pare) sepse nuk jain efektin e pritshem.
- Kerkesa nga spitalet per aparatura , rikonstruksione,
- dhe asgje, asnje pergjigje nga MSh.
- Me qarkun e lezhes nuk ka asnje investim ne sektorin e shendetesise.
- Urgjenca Tiranes u shkri ..
- Pritet te filloj pallati, dhe kete e konfirmoj dhe msh ne komision. Urgjenca kombetare nuk eshte mbaruar akoma.
- Hidhen ne rruge personeli dhe qytetaret braktisen.
- Akseleratori linear nuk punon, ka tre muaj qe eshte inaguruar inaguruar akseleratori linear, dhe akoma nuk ka filluar nga puna, pacientet ose rrezatohen me kobalt, ( qe tani nuk e perdore asnje vend i europes ) ose pacientet i qojn sekseret te hygjea.me regjister figurojne te rrezatuar 6 pacient ne akseleratorin linear , per tre muajt e fundit. ( arsyen e din ata qe sorollatin te semuret ) por di qe kobalti punon me kapacitet te plot ,
- dhe jo te gjithe pacientet e kuptojne prioritetin e rrezatimit me akselerator ne dallim me kobaltin .
- ka nje jave ,pa herceptine ,
- dje jane kthyer te semuret nga rrethet , mbasi kan prit gjithe diten.
- Koncensione korrupsion 320 mil € dhe vazhdon te jesh minister…
- Nje njeri qe vjedh i ka te gjitha,edhe genjen edhe mashtron edhe nuk ka fytyre.
- Msh na tha nje gje te vertet ne komision dje, ” eshte fat qe jam minister i shendetesise”
- Une i thashe qe eshte fat per ty por per ne deputetet qe jemi mjek dhe rrime te degjojme ty , ne recitalin tend te mashtrimit, fatkeqesi dhe per qytetaret qe i ke braktis, ju ke mbyll deren e Msh, perballen me pashpirtesi, papergjegjshmeri, neglizhenca, sorollatje, dhe perfundojne duke paguar gjithcka ne privat.
- Qytetaret sot jane me te varfer, por kane nevoj per sherbim shendetesor.
- Populizmi juaj me 600 mije vete te pasiguruar qe ju hiqet tarifa te mjeku familjes, eshte cinizem dhe mashtrim i radhes. Kjo kategori nuk mund te kete karte shendeti,pra nuk mund te perfitojne nga skema.prado te blejne gjithcka,
- Na tha se po punon per 5 shtylla te reformes,kur ky shoku ilir ka shembur dhe zhbere gjithe shtyllat e reformes shendetesore qe upunua nga qeveria Berisha dhe ministrat e LSI qe paten ministrine e shendetesise( sot ne kualicion qeveritar)
- Flet per autonomi spitaloredhe ka centralizuar gjithcka.
- Nje kontradite e thelle,,autonomia ka ne themel decentralizimin. Tenderat jane centralizuar ne MSh dhe kjo ka sjelle vonesa, mungesa ne spitale, abuzim me tenderat duke i kaluar intech -.
- Prokurimet jane efektive vetem nese planifikohen e prokurohen nga stafi dhe profesionistet e shendetesise. Ata e dine cfare duhet, cfare mungon, cfare eshte me efektive per te semurin sipas diagnozave rasteve ne periudha te vitit. .
- Keni zhbere skemen.
- Keni hequr hallkat dhe mekanizmat e kontrollit.
- Kete e tregojne abuzimet me skemen dhe receta fiktive me vlera te medha 2.2 milion dollare.
- Nje afere e paster dhe qe tregon se asgje nuk kontrollohet dhe favorizohet qellimisht eshte rasti i abuzimit me Neuro- aid, suplement.
- Skeme tjeter abuzimi ne fondin e sigurimeve shendetesore Tirane.
- Pak muaj më parë është bërë një kontroll në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe është zbuluar një tjetër skemë mashtrimi, një skemë abuzive me barnat per veteranët e Luftës Nacianal Clirimtare. Kjo skemë është në vazhdën e ngritjes së skemave abuzive dhe heqjes qellimisht te mekanizmit te kontrollit per barnat nga MSH në dy vitet e fundit në vendin tonë.
- Nga kontolli ka rezultuar se në periudhën Shtator 2014 deri ne fund të vitit 2015 në disa farmaci të Tiranës, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka rimbursuar të ashtuquajturin Neuro AID, i cili, edhe nga verifikimet tona nuk rezulton ne Listen e Barnave te Rimbursuar nga Fondi si edhe nuk figuron në regjistrin e Agjensisë Kombëtare të Barnave, dhe cka është më e rënda rezulton se ky Neuro Aid-i nuk është bar apo medikament por një suplement dhe për pasojë nuk është i regjistruar në Republikën e Shqipërisë. Në një situatë të tillë ky Suplement nuk duhej të rimbursohoj. por për fatin e keq tonin, Ky suplement është rimbursuar në rreth 4 farmaci në kryeqytet për muajt Shtator 2014-Tetor 2015 me një vlerë totale prej 40 milion lekë të reja. Keto framaci nga të dhenat rezultojnë të jenë në pronësi të ish-drejtuesve të larte të Fondit dhe njerëzve të lidhur me MSH ( farmacia Coli’s, Geni-Lori, Nikol 2, etj ).
- Nga informacioni që ne disponojmë rezulton se ky suplement, ka hyrë në Shqipëri me vlerë rreth 25.000 lekë (gjithmonë të reja ) 1 kuti me 180 kapsula) dhe është rimbursuar nga Fondi për periudhën në fjalë duke variuar nga 170,000 lekë të reja për recetë cdo muaj gjatë vitit 2014, deri në vlerën 130.000 lekë të reja për recete cdo ne muaj në vitin 2015.
- Pra, për rreth një vit e gjysëm eshtë lejuar të funksionojë kjo skemë mashtrimi me Fondin e Rimbursimit si edhe nga të dhënat tona rezulton se në shumicën e rasteve ky Suplement nuk është marrë fare nga Veteranët në Tiranë, por thjesht janë mbushur receta fiktive dhe janë rimbursuar leket në farmacitë e pushtetit të sotëm.
- Mësohet se pas këtij kontrolli janë marrë masa adminstrative (për peshqit e vegjël) por nuk dihet se si është mbyllur vlera prej rreth 40 milion leke ( ose 400 milion lekë të vjetra). (kanë marrë vetem vërejtje disa specialistë të Drejtorisë së Tiranës) Meqenese FSDKSH ka bere nje deklarate dje me nxitim dhe pa pergjegjesi,( per periudhen qe nuk ka drejtuar zj. Vjollca )
- dua ti drejtoj disa pyetje?
- A ka informacion dhe a mund te na informoje dhe ne,
- Sa kontrolle ka ushtruar vete Drejtoria e Tiranes per kete kategori?
- Pra per veteranet?
- Per barnat jashte liste?
- A eshte bere kontroll me cikel te mbyllur deri tek pacienti veteran?
- A jane veteran keta paciente?
- A keni nje liste emerore qe mund ta vini ne dispozicionin tone?
- Sa jane vlerat e list- treguesve qe jane likujduar ne total?
- Sa eshte vlera e demit te ndaluar farmacive qe kane ekzekutuar kete suplement deri tani dhe kush jane farmacite dhe drejtuesit teknik te tyre?
- Po per mjeket qe e kane leshuar receten cfare mase eshte marre dhe kush jane mjeket?
- A eshte shkeput ndonje kontrate per kete dhe kujt? Vendimet perkatese jane protokolluar( data, nr prot)
- A mund te na thoni kush jane 7 punonjesit e larguar?
- Pozicioni i punes se tyre?
- Cila depo e ka futur kete suplement?
- Nese eshte shkeputur ndonje kontrate a eshte njoftuar URDHRI perkates?
- A mund te thote nje drejtues institucioni qe kontrolli eshte bere ne kohe dhe abuzimi eshte kapur ne kohe kur keto receta te shtrenjta dhe per barna jashte liste duhen bere objekt kontrolli cdo muaji?
- A mund te dime sa kontrolle me cikel te mbyllur ka realizuar drejtoria e Tiranes per periudhen 2013- 2016?
- A ka nisur hetimi … apo eshte nje nga variantet e Rilindjes, qe thote : ” ja kemi nisur Prokurorise”
- kur institucionet dhe pikerisht FSDKSH ka mekanizma kontrolli dhe sistemi eshte online ,
- qe nese “duan ” funksionojne, dhe nxjerrin ne drite cdo lloj abuzimi me recetat apo faturat e depove dhe farmacive te cilat hidhen ne sistem dhe rakordohen kuptohet
- nese ” duan” drejtuesit me specialistet e statistikes, farmacise e mjekut ne drejtorite Rajonale dhe ate te Pergjithshme Tirane( FSDKSH).
- Skandalet, hajduteria, braktisja e pacienteve dhe shnderrimi i misionit te shendetesise nga human ne ate kriminal vazhdon me shpejtesi nga Beqe.
- Kemi ndjekur cdo dite hapat shkaterrues te skemes shendetesore,
- Ldhe abuziv te kesaj qeverie dhe te ministrit Beqja ne sektorin me jetik ate te shendetesise.
- per zhberjen dhe rrenimin e tij,
- nderhyrjet e demshme ne sistemin shendetesor por dhe qe kane bere qe qytetaret te braktisen nga keto vendime e hapa qe Beqja ka marre pa u konsultuar
- dhe ne dem te te gjitheve si dhe abuzimet dhe koncensionet qindra miliona dollareshe ( 320 mil €)
- Ky korrupsion galopant ne shendetesi qe eshte ndjekur hap pas hapi nga opozita, komisioni shendetesise, drpartamenti i shendetesise u faktua edhe nga departamenti amerikan i shtetit.
- Nese ju ka humb kujtesa na keni ketu perballe per tua kujtuar Rilindas te se keqes, hajduterise, mashtrimit, arrogances,dhe pashpirtese dhe favorizimit te klienteles tuaj te korrupsionit dhe krimit.
Fjalimi ne Kuvend e deputetes, Albina Dede, 12 Maj 2016