Oligarku Koço Kokëdhima, i kapur në shkelje të ligjit nga Gjykata Kushtetuese, ka fabrikuar sot në gazetën e tij një mashtrim ordiner, në përpjekje për të mbuluar lidhjet e tij të afërta e të drejtpërdrejta me Klement Balilajn, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Eshtë pikërisht Kokëdhima, për të cilin të gjithë në Sarandë e në Delvinë e dinë që i ka marrë para Balilajt për ta emëruar në krye të transportit rajonal, që nxjerr gënjeshtra të qëllimshme në gazetën e tij.

Dega e Partisë Demokratike Delvinë deklaron se qytetari Hamza Hamza, që përdoret si dëshmitar i rremë nga Kokëdhima, jo vetëm nuk është pjesë e strukturave të PD Delvinë, por ishte në ballë të fushatës së mazhorancës së sotme në vitin 2013 e 2015.

Dega e Delvinës në fshatin Stjar, përfaqësohet me kryetarin Murat Skura.


Reagim i degës së Partisë Demokratike, Delvinë, 18 maj 2016