Dekriminalizimi, zgjedhjet e lira e të ndershme, reforma në drejtësi që lufton korrupsionin, rruga e daljes nga kriza. 

Në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit së bashku me Eurodeputetët u konstatua që Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm për shkak të korrupsionit galopant, krimit të organizuar, dhe mungesës së shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit.

Dalja nga ky udhëkryq dhe përparimi në procesin e integrimit europian ka vetëm një rruge dhe ajo është:

  1. Zbatimin pa asnjë vonesë të Ligjit për Dekriminalizimin dhe nxjerrjen nga politika dhe funksionet publike të personave me të shkuar kriminale.
  2. Garantimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
  3. Miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi që nuk mbron korrupsionin dhe krimin e organizuar, por lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Eurodeputetët ringritën shqetësimin për azilkërkuesit nga Shqipëria duke theksuar dhe kërkuar që qeveria të zgjidhë arsyet e brendshme që shtyjnë shqiptarët të kërkojne azil në vendet Europiane.  Shqiptarët e dinë se keqqeverisja, varfëria, papunësia, dhunimi i të drejtave të qytetareve, vrasja e shpresës janë arsyet e këtij eksodi masiv.


Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike Aldo Bumçi, 20 maj 2016