Qytetarët që kanë të dhëna ti dërgojnë në portalin e Partisë Demokratike

“KQZ në një nga vendimmarrjet e sotme trajtoi kërkesën e PD për vënien në dispozicion të listës së të gjithë atyre zyrtarëve të lartë që kanë detyrim deklarimin dhe që kishin deklaruar në kohë dhe po ashtu të zyrtarëve të lartë të cilët brenda afatit të përcaktuar në ligj dhe në aktin nënligjor, nuk kishin deklaruar në kohë formularin e Dekriminalizimit. Kërkesa jonë  kishte të bënte dhe me vënien në dispozicion, sipas detyrimit ligjor, që ligji dhe vendimi i Kuvendit përcakton të gjitha organet, të informacioneve, publikut, qytetarëve, kujtdo subjekti të interesuar dhe njëkohësisht detyrimin për publikim në faqe zyrtare të të gjithë vetëdeklarimeve, pra jo vetëm listën por edhe të dhënat, të cilat përmbajnë vetëdeklarimet e të gjithë subjekteve që preken nga ky ligj dhe dokumentacionin që administron KQZ

Siç jeni në dijeni, PD si iniciatore për ligjin e dekriminalizimit, i ka kërkuar KQZ-së, po ashtu për interesin e qytetarëve, gjithë informacionin i cili po sipas ligjit, duhet ishte bërë tashmë publik nga KQZ.

Ne përshëndesim vendimmarrjen e sotme të KQZ e cila në këndveshtrimin tonë shënon një fitore tjetër të PD dhe qytetarëve në betejën për dekriminalizimin, por gjithashtu shprehim keqardhjen që kjo në këndvështrimin tonë është një vendimarje e vonuar. Dje, duhej të ishin bërë publike në faqen e KQZ gjithë këto të dhëna që ne kërkuam , çka demonstron në këndvështrimin tonë përpjekjet e mazhorancës qeverisëse për ta vonuar sa të jetë e mundur hyrjen në fuqi dhe bërjen efektive në mënyrë të plotë të ligjit për dekriminalizimin.

Ne i bëjmë thirrje qytetarëve që të verifikojnë të zgjedhurit e tyre, ata që i përfaqësojnë. Gjithashtu të përcjellin dhe të denoncojnë çfarëdo lloj informacioni që kanë ata për zyrtarë të lartë qofshin këta të zgjedhurit, qofshin zyrtarë të lartë të administratës lidhur me implikimet e tyre në krime, dhe të gjitha këto ti bëjnë publike dhe ti denoncojnë në portalin e posaçëm që është i disponueshëm në faqen e  PD për këtë qëllim”.


Prononcim për mediat i Sekretarit për Zgjedhjet, Ivi Kaso, 20 maj 2016