Shumë qytetarë dhe socialistë, tjetër gjë presin nga Musa Ulqini. Presin që Musai të mos pajtohet me krimin që ka zënë çdo pore të partisë. Ndoshta ai nuk e ka kurajon të kërkojë llogari pse partia ku është themelues, është nga pionierët e parë, u mbush nga shefi i rilindjes me banditë, trafikantë, tutorë e vrasës, por të paktën Musai duhet ta ketë kurajon të mos rreshtohet në radhët e atyre që bëjnë gargare me jargët e Edi Ramës.
Nëse del të mbrosh Bushin, Roshin, Frrokun, Bardhin, Prengën, Ndokën, dhe krimet e tyre, e vihesh në një listë me Fred Koburen, me Elisën e traut të ngritur e me nusen e partisë, duhet të ndërrosh patjetër emrin, se s’mund të quhesh më Musa Ulqini. Të sugjerojmë ta bësh Edvin fillimisht, më pas Elvis, ose Ervin. Ndryshe, do të shkaktosh zemërim jo vetëm tek banorët e Dumresë të cilëve nuk u del dot më përpara se u premtove 6 mijë lekë për një kilë duhan, e ata nuk po shesin asnjë gram, po do gjesh belanë me çdo qytetar e socialist në mbarë vendin, që nuk do krimin e nuk do të sundohet nga trafikante, tutorë e vrasës.
Reagim i Partise Demokratike, 30 Maj 2016