Nëpërmjet marrëveshjes që po diskutojmë sot, qeveria gjermane i jep mundësi qeverisë shqiptare, të marrë  nga banka KfW një financim prej dy milionë euro, për masa të nevojshme shoqëruese për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit “Linja unazore 110 kV në Shqipërinë jugore (Përmirësimi i efiçencës në fushën e energjisë)”.

Granti do të ndihmojë me shërbime këshillimore të menaxhimit të OSHEE-së dhe ka si objektiv kryesor që të kontribuojë në uljen e konsiderueshme dhe të qëndrueshme të humbjeve (teknike dhe joteknike) në sistemin e shpërndarjes; në përmirësimin e performancës operacionale dhe financiare dhe në forcimin e kompetencës dhe kapaciteteve organizative, menaxheriale dhe mirëqeverisjes së përgjithshme të OSHEE-së.

Perfitoj nga rasti te falenderoj qeverine gjermane, per mbeshtetjen e vazhdueshme ne zhvillimin ekonomik te vendit.

Por qytetarët shqiptarë vazhdojnë të vuajnë çmimin e lartë të energjisë elektrike.

Nga ana tjetër, tani që sezoni turistik ka filluar, operatorët turistikë në jug të vendit ngrenë shqetësimin e mungesës të energjisë elektrike, të luhatjeve të tensionit dhe dëmtimit të pajisjeve elektroshtëpiake.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare të Vlorës të shoqëron zhurma e gjeneratorëve dhe pushuesit, sapo përballen me mungesën e energjisë elektrike dhe për pasojëedhe me mungesën e ujit të pijshëm, largohen.

Debati për Reformën në Drejtësi nuk mund të zbehë problemet e mëdha dhe të rënda që po kalon vendi.

Ekonomia shqiptare është në gjendje kritike si rezultat i politikave të gabuara të qeverisë “Rama” dhe korrupsionit në çdo fushë të menaxhimit të financave publike.

FMN, në raportin e ditëve të fundit për politikat fiskale, konstaton se qeveria ka dështuar në fushën fiskale me taksën progresive dhe rritjen e taksave, duke e çuar Shqipërinë nëvendin me taksat më të larta në rajon.

Këto  politika fiskale, thekson FMN,  me rritje taksash, me parashikime tejet të gabuara mbi të ardhurat dhe mos rritje e të ardhurave e kanë përkeqësuar rendimentin fiskal dhe janë me pasoja të rënda  për buxhetin dhe ekonominë e vendit.

FMN shprehet se pavarësisht se taksat janë rritur gjatë dy viteve të fundit, të ardhurat nga taksat janë në të njëjtat nivele me ato të vitit 2009.

Përgjatë këtyre tre viteve, nga kjo foltore, kemi denoncuar  praktikat korruptive të qeverisjes, në fushën e Partneritetit Publik-Privat, por që në fakt janë koncesionet korruptive të kësaj qeverie.

Koncesionet më abuzive janë ato të shëndetësisë, që i marrin buxhetit të shtetit 300 milionë euro, pa i dhënë asnjë shërbim qytetarit shqiptar.

Buxheti i shtetit për shëndetësinë u jepet privatëve dhe vidhet nëpërmjet koncesioneve dhe nga ana tjetër flaken në rrugë qindra punonjës të personelit shëndetësor.

Vetëm dje janë larguar nga puna 40 punonjës të spitalit të Korçës dhe pritet shkarkimi dhe i 25 punonjësve të tjerë.

Janë kryefamiljarë, pjesa më e madhe kanë 25 vjet që punojnë në atë institucion. Vetëm me atë rrogë modeste si sanitare mbanin familjet e tyre me bukë.

Kam kontaktuar me disa prej tyre. Ato ishin të traumatizuara nga dëshpërimi dhe frika për atë çka i pret: skamje, varfëri, pamundësi për të ushqyer fëmijët e tyre, papunësi.

Papunësia është rritur në nivelin 17.7% dhe kryeministri ofendon qytetarët e tij: “Shqiptarët janë dembela, se punë ka, por nuk duan të punojnë”.

Sa turp. Cili është ai që nuk do të punojë dhe të sigurojë të ardhura për mirëqenien e familjes dhe të fëmijëve?

Dhe vazhdon më tej: “Punë ka, por nuk ka profesionistë, diplomat janë pa vlerë”.

Por si mund të zhvlerësosh punën plot përkushtim të pedagogëve, mësuesve të shkollave profesionale, studentëve dhe nxënësve për dije?

Flet për profesionistë dhe në punë futen vetëm të pa aftë, pa diplomë dhe me precedentë penalë, mjafton që të jenë militantë të PS dhe LSI.

Si mund të tallesh me korçarët dhe Korçën e traditave në zanatçinj, ustallarë, artizanë dhe të thuash që në Korçë ka 6500 vende pune të lira, por nuk paska profesionistë?

Situata e rëndë ekonomike në vend është rezultat i drejtpërdrejtë i përkeqësimit të klimës së biznesit nga kjo qeveri, siç e vërtetojnë edhe anketat e ndryshme të dhomave të tregtisë.

Dhe bizneset e huaja preferojnë të largohen dhe të investojnë në vendet fqinjë, sepse, tek ne, taksat u rritën, akcizat u rritën, energjia elektrike u rrit dhe nafta është më e shtrenjta në rajon.

Si pasojë e rritjes së         çmimeve, paga reale është 15% më e ulët dhe konsumi ka rënë ndjeshëm.

Janë pakësuar investimet prodhuese, veçanërisht ato në infrastrukturë. Jo vetëm që nuk ka asnjë projekt të ri në rrugë, por dhe në ato që janë në proces nuk po punohet fare se nuk ka fonde.

Investimet publike në muajin maj shënuan nivelin më të ulët, 1.8 miliardë lekë, nga 4.8 miliardë lekë të planifikuara në buxhet.

Si 5 mujor qeveria ka investuar vetëm 14 miliardë lekë, që është niveli më i ulët që nga viti 2008. Krahasuar me 5 mujorin e vitit të kaluar, investimet publike këtë vit janë 21% më të ulta.

Para një muaji ngrita një shqetësim shumë të madh të banorëve të fshatrave të Korçës dhe të rrethit të Kolonjës, për të cilët, rruga Korçë-Ersekë është bërë një ferr i vërtetë.

Por shqetësimi im si duket ka rënë në vesh të shurdhër, qeveria nuk ka ndërmend të akordojë ndonjë fond dhe gjendja e rrugës vazhdon të mbetet skandaloze.

KLSH deklaron se gjatë vitit 2015, dëmi ekonomik që i është shkaktuar shtetit, ka arritur në 1 miliard euro.

Pra 1 miliard euro në vit, që përfundojnë në pasuri në xhepat e qeveritarëve të korruptuar,në vend që të përfundojnë në rroga  më të larta, pensione më të larta, shërbime më të mira dhe investime publike.

Për këto arsye shqiptarët vazhdojnë të largohen nga vendi i tyre. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria rezulton vendi me nivelin më të lartë të emigracionit në rajon, duke humbur avantazhin konkurrues, kapitalin njerëzor dhe krahun e lire të punës.

Kolegë deputetë!

Këto ditë, kjo situatë e rëndë ekonomike ka kaluar në plan të dytë dhe gjithë vëmendja është përqendruar  në debatin për miratimin e Reformës në Drejtësi.

Maxhoranca dhe kryeministri vazhdojnë të pështjellojnë opinioni publik dhe qytetarët me alibinë që ne e duam dhe bile sa më shpejt Reformën ne Drejtësi dhe PD dhe opozita nuk e dashka e po e zvarrit miratimin e saj, duke vënë kushte.

Por është këmbëngulja dhe kontributi i opozitës që prej afro një viti ajo që e futi këtë reformë në binarët e duhur.

Asnjë kusht nuk kemi vënë, kërkojmë vetëm një të drejtë legjitime për një çështje parimore: pjesëmarrjen e opozitës në seleksionimin e kandidaturave për të katër institucionet që do të bëjnë vlerësimin e prokurorëve dhe gjykatësve, për të penguar kapjen politike të sistemit, që pushtetet të jenë ndara nga njeri tjetri dhe të mos jenë të përqendruar në dorën e një njeriu, dhe më vonë të kalohet nga demokracia në diktaturë.

Ne po flasim për një reformë afatgjatë dhe të qëndrueshme në kohë dhe kahu i raportit maxhorancë-opozitë do të ndryshojë në zgjedhjet e ardhshme. Këtu nuk bëhet fjalë për të mbrojtur interesat e Lulzim Bashës sot në opozitë dhe neser në pushtet.

Çfarë pune i prish Edi Ramës, që me kokëfortësi nuk e pranon, pjesëmarrja e opozitës në këtë proces?

Mendoj se dy janë arsyet: ose ai nuk e do vërtet miratimin e reformës, ose do që drejtësinë ta ketë nën kontroll të plotë për të mbrojtur individët me rekorde kriminale të zgjedhur në parlament, në pushtetin vendor dhe në postet kyçe të administratës publike, për të mbrojtur korrupsionin qeveritar dhe skandalet e shumta të kësaj qeverie.

Trysnia e qeverisë dhe e kryeministrit u  pa fare qartë në gjykimin e skandalit të përgjimeve.

Shkalla e parë e gjykatës që dënoi policët ishte pjesë e kënetës dhe gjykatësi një vrasës me pagesë.

Shkalla e dytë, ajo që u tremb nga presioni qeveritar dhe u nënshtrua, duke liruar dhe kthyer në detyrë policët, nuk u përmend si pjesë e kënetës, sepse u soll mire me qeverinë dhe shtoi pikët në favor të Vetingut të nesërm.

Nësedështon miratimi i Reformës ne Drejtësi, përgjegjësiaështëvetëm e kreut te maxhorances Edi Rama, i cili, nga dëshirapër te kapur politikisht sistemin e drejtësisë, refuzon me kokëfortësi gatishmërinë e opozitëspër te gjetur një zgjidhje politike me konsensus, ne përputhje me rekomandimin e Komisionit te Venecias.

Le ta miratojmë me konsensus këtë reformë dhe askujt të mos i shkojë mendja se maxhoranca do të sigurojë vota nga deputetët e PD.

Është thënë dhe nga disa media. U përmend edhe këtu në seancë javën e kaluar nga zoti Balla se u është thënë deputetëve të PD të ndërpresin kontaktet me deputetët e PS se do përjashtohen nga grupi. Gënjeshtra absurde.

Deputetët e PD janë politikanë të përgjegjshëm për fatet e vendit të tyre dhe në unitet të plotë do të votojnë vetëm një reformë konsesuale, sipas Venecias, të pakapur politikisht, as nga maxhoranca e sotme, as nga maxhoranca e nesërme.

Deklaratat për zgjedhje të parakohshme dhe referendum popullor, tani që reforma është futur në kalendar nuk janë gjë tjetër vese jo të sinqerta dhe forma presioni.

Unë kam qene prej kohesh për zgjedhje te parakohshme, por jo vetëmpërkrizën politike për mos gjetjen e konsensusit nga maxhoranca, qe po e çon drejt dështimitreformën ne drejtësi, por edhe përkrizën e gjithanshme politike, ekonomike dhe sociale qe ka mbërthyer vendin.

Por zgjedhjet e parakohshmenuk mund te organizohen nga kjo qeveri, qe ështëvërtetuar me fakte si mjeshtre e manipulimit dhe e vjedhjes se votave. Duhet një qeveri teknike qe te përgatite dhe te çoje vendin drejt zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

Është praktikisht e pamundur qe Reforma ne Drejtësi te kaloje ne referendum popullor. Kjo është thjesht një demagogji populiste e atyre qe e kane hedhur këtë ide. Reforma ne Drejtësiështë kaq komplekse sa populli nuk mund te shprehet vetëm me një “po” ose “jo” për te.

Ne duam një përfundim me sukses të kësaj reforme dhe nuk i mbyllim derën asnjë shansi për të arritur konsensusin gjatë këtyre ditëve.

Drejtësi e reformuar do të thotë drejtësi e pakapur politikisht.

I bëj thirrje deputetëve të PS dhe kryeministrit, nëse vërtet e duan Reformën në Drejtësi, ta pranojnë dhe ta zbatojnë rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias dhe me konsensus ta miratojmë sa më parë këtu në Kuvend këtë reformë.


Fjala e deputetit të Partisë Demokratike, Gjergji Papa, në Kuvend, 30 qershor 2016