Jashtë kësaj salle skandale trondiëse po ndodhin. Tre skandale vetëm në pak orë…njëri më i rëndë së tjetri…Anija juaj fut ujë gjithandej… po kjo grabitja ne rinas me armë e me maska edhe pse me forca të shtuara e masa të shtuara pas ngjarjeve tragjike të Stambollit tregon se ju keni prekur fundin.
Vidhet ne mes te ditës, në mes të pistës…e askush nuk reagon. Nuk e di nëse jemi të sigurt këtu në Kuvend…Se aq shumë sa ka vjedh qeveria mund të vijnë ti grabisin edhe ketu….
Por që hajdutët të futen deri në zonën më të mbrojtur…me armë e maska…tregon ose paaftesi totale ose bashkëpunim.
Ndaj kërkoj që Kryeministri ose Ministri i Brendshëm të vijë urgjent për të raportuar para parlamentit për ate cfarë ka ndodhur sot që do e kishin zili edhe filmat hollivudianë…
Skandali nr. 2: Edi Rama: 80 mijë dollarë për një foto me Obamën duke shkelur ligjet amerikane të financimit të fushatave…Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve (DoJ) ka njoftuar, dje, se qytetari amerikan, me origjinë shqiptare, Bilal Shehu ka pranuar akuzat e prokurorisë së Nju Xhersit se ka ndihmuar në mënyrë të qëllimshme dhe të vetëdijshme për futjen e 80 mijë dollarëve nga burime të huaja si kontribut për fushatën elektorale presidenciale amerikane. Ligji elektorali i SHBA-ve i ndalon nënshtetasit e huaj të kontribojnë direkt apo indirekt në zgjedhjet amerikane të të gjitha niveleve. Zoti Rama pagoi 80 mijë dollarë vetëm për një fotografi.
Rama shpenzon qindra mijëra dhe ndoshta miliona dollarë, çdo vit, për lobime sic raporton edhe exit.al, mbas zgjedhjes si Kryeministër ai ka vënë në shërbim të këtij qëllimi të gjitha burimet publike duke ofruar madje edhe kontrata dhe projekte konsulence për rrethin e klientëve të tij ndërkombëtarë, që nga kontrata që mbahet e fshehur me Universitetin e Harvardit deri tek kontratat në fushën urbanizimit.
Skandali nr.3, por me i prekshmi përsa na përket të gjithëve ne:
Një telefonatë shqetësuese mora pak më parë nga një mjek, i cili raportoi se prej javësh në sallat e reanimacionit në Qëndrën Spitalore Universitare Nënë Tereza janë gjetur mbetje të bakteries Stafilokok. Mësohet se me këtë mikrob janë infektuar edhe 4 kirurgë dhe një numër i madh pacientësh. QSUT, Ministria e Shëndetësisë dhe Insituti i Shëndetit Publik janë në dijeni dhe nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje. i bëj thirrje ministrit të shëndetësisë të mos merret me letrat e koncensionit të sterilizimit, por të urdhërojë menjeherë dezinfektimin e sallave të reanimacioneve dhe sallave të operacioneve në të gjitha qëndrat spitalore.
Mikrobet po qeverisin ngado në Qeveri.
Po sa milionë është koncesioni i sterilizimit??a e mbani mend inagurimin nga Rama para disa ditësh??? E mbani mend që në quajti injorantë e që s’i kuptonim avantazhet e koncesioneve te tij fitimprurëse???
Sot frikërat tona po vërtetohen…
Plot 100 mln dollarë i dha Rama mikut të Ministri Beqaj për sterilizimin…por tani bakteret po kolonizojnë sallat kirurgjikale dhe post operatore njësoj sic edhe Ministri ka shumëzuar mikrobet e korrupsionit në cdo koncesion që ka dhënë për shërbimet shëndetësore
I nderuar Drejtues i Seancës,
kolegë deputetë,
Ratifikimi i marrëveshjes me qeverine e Republikës Federale të Gjermanisë për grantin 4.5 milion euro do të ndihmojë Korpusin Universitar të Qytetit Studenti për t’u përfshirë në projektin e rikonstruksionit, sipas parimit të eficensës energjitike, që sipas përllogaritjeve të ekspertëve parashikon të ulë me 15% konsumin e energjisë në konviktet e studentëve.
Shqipëria ndërkohë ende nuk ka përcaktuar me ligj që cdo ndërtim të bëhet ne kushtet e eficensës së energjisë, që do të ulte deri në 15% konsumin e energjisë elektrike.
Por qeveritarët tanë janë të zënë me një projekt mjaft energjik për karrigen e tyre…Me shpejtësinë e dritës, pas një check up-i të fondeve, sic dinë vetëm këta … “hodhën në erë ” spitale dhe urgjenca, duke i kthyer në ndërtesa ku nuk shpëtohen, por merren jetë !
1 – Pacientët e prekur nga HIV/AIDS
Mbrëmë emisioni investigativ “Stop” transmetoi intervistën e trishtë të një nëne që lutej të gjente në treg ilacet për të kuruar fëmijën e saj 7 vjec të prekur nga sëmundja Hiv/aids. Shqetësim i ngritur nga unë si në këtë sallë ashtu dhe në mbledhjet e Komisionit të cështjeve sociale dhe shëndetësisë, muaj më parë dhe i pasuar me një varg shkresash për të sensibilizuar institucionet shtetërore e për t iu mundësuar mjekim, të sëmurëve me hiv/aids. Ministri, atë kohë, shkulte flokët e bërtiste në foltore duke mohuar hapur të vërtetën e denoncuar në parlament se: 6 persona humbën jetën nga mungesa e mjekimit. 6 persona humbën jetën prej burokracive e neglizhencës së Ministrit. 6 qytetarë në një hark kohor prej 10 ditësh humbën jetën prej makutësisëse qeverisëse…ndaj edhe nëna lutet dihmë për kurim, të shpëtojë fëmijën e saj…sepse për fat të keq këto mjekime ajo nuk mund tí sigurojë as në treg pasi janë vetëm për përdorim spitalor, pra fati i fëmijës në duar të Ministrit.
Ja kjo shkresë, me nr prot 95, dt 23.5.2016 nga shërbimi infektiv QSUT e ka shumë të qartë atë cfarë ndodh cdo ditë në QSUT dhe spitale të tjera. Paragrafët e fundit shkojnë drejt problematikës thelbësore, drejt dëmit fizik dhe ekonomik, dhe që flet për rezistencen virale. Tashmë ata pacientë që duhet te kuroheshin me 4-5 mije dollare ne vit nuk do i dalin edhe 12-13 mije dollare mjekim ARV, duke futur edhe problemet fizike ne trupin e tyre kostoja shumfishohet pasi pas cdo patologjie qe atyre i ndodh shoqeria do duhet te paguaje edhe per hospitalizimin dhe mjekimin e komplikacioneve te tjera oportuniste qe ndodhin ne trupin e tyre. Pra dëm më viktima humane por edhe dëm ekonomik.
“Përvec faktit që vëmendjen e sollën ata të shkretët që ndrruan jetë, por për tu qarë hallin janë këta që janë në jetë.”- më shkruan një miku im mjek.
Në shkresën nr prot 2726/3 dt 27.5.2016 Drejtoresha e QSUT siguron që furnizimi i plotë me barna për këta pacientë do të bëhet Brenda dt 9 qershor 2016, por sot që ne flasim, vetëm parti të vogla kanë mbërritur në QSUT të cilat kanë mbaruar ndaj edhe në disa paciantë vazhdon mjekimi i cunguar i cili mund tu kushtojë edhe shëndetin edhe jetën!!!
Mjekët janë ata që ju duhet të përballen si me presionin e pacientëve të cilëve nuk mund t’ju sigurojnë ushqim e ilace, ashtu edhe me presionin e Ministri i cili në mënyrë të ligë shpesh i detyron të përballen edhe me akuzat publike!!! Të vendosësh mjekët dhe profesionishtët përballë publikut për aferat e panumërta korruptive me sponsor, miq e klientë. …Vetëm një mendje e mbrapshtë mund ta bëjë këtë gjë!!
Të nderuar kolëge, dua të ndalem në një rast tjetër skandaloz të denoncuar nga HashtagAlbania dhe Shëndet +.
Bëhet fjalë për barin Fludara i cili përdoret për të sëmurët me leucemi.
Fludara prodhohet nga firma Sanofi-Aventis. Në bazë të ligjit, bari duhet të importohet vetëm nga distributorët e autorizuar nga firma prodhuese.
Por nuk ndodh kështu. Në listën e barnave të rimbursuara të vitit 2015, pothuaj të gjitha barnat me leje importi (me një vlerë të konsiderueshme) dhe që përdoren kryesisht për sëmundje të rralla dhe serioze dhe të rënda si leucemi etj e që janë më cmimë shumë të larta iu dhanë firmës së mikut të ministrit.
E gjithë procedura e importimit të barit Fludara, aq të nevojshëm për të sëmurët me leucemi, skandaloze dhe e korruptuar. Kjo procedurë është dëshmi e qartë se si funksionon ky shtet!!! Cdo hallke e procesit: nisur nga Ministri, AKBPM, Komisioni i cmimit të barnave, drejtoria e Farmaceutikës në MSH, Fondi Sigurimeve të detyrueshme shëndetësore…të gjitha agjensitë shtetërore janë vënë në dispozicion të interesave klienteliste e jo të qytetarëve.,
Miku i Beqës, që mori lejen e importit në shkelje të ligjit, dhe iu bë gati në kohë rekord rimbursimi nga Rama me VKM, edhe pse nuk kishte bërë deklarim të cmimit (procedurë që zhvillohet para miratimit të cmimeve të barnave). tashmë jo vetëm që do ta sillte me një çmim katastrofik, por do të duhej ta kërkonte këtë bar nëpër bodrumet apo depot e lindjes, sepse në perendim nuk e merr dot.
Për Ramën dhe Beqen, nuk ka rëndësi as cilësia, e as siguria e barit…as data e skadencës, as ku e si është prodhuar…sepse për ta nuk ka rëndësi shëndeti i qytetarëve, e rëndësishme në këtë aferë është vetëm % e fitimit. SA më lirë, aq më mirë, aq më shumë para në llogaritë bankare të dyshes Rama – Beqa.
E njëjta procedurë është ndjekur edhe me listën e barnave të rimbursueshme për vitin 2016: edhe pse disa firma janë ofruar për të sjellë disa nga këto barna dhe kanë deklaruar cmimet, përsëri, Ministri me makinacionet e tij duke kompromentuar procesin e deklarimit të cmimeve ka nxjerrë “fitues ” ortakun që ndan lekët.
Duke qenë se Firma në fjalë kishte qëllim parësor fitimin dhe jo furnizimin e tregut me barna jetike, kur nuk i gjente me pazar të lirë në Turqi ose nuk kishte gjendje nëpër magazine e linte tregun pa barna për periudha të gjata. Ndaj, për muaj të tërë në treg mungonte jo vetëm fludara, por edhe barna të tjera që kurojnë leuceminë (Hydroksyurea). Per muaj të tërë tregu ishte bosh. Por Marrëveshja e kompanisë me Beqen ishte e qepur: Kontrata Fond i Sigurimeve të detyrueshme shëndetësore– importues nuk do kontrollohej, nuk do monitorohej…. Garancia ishte dhënë: Mungesa në treg e barit nuk do hetohej
Një tjetër SKANDAL shënohet në këto praktika: nuk është respektuar Kontrata fond – importues farmaceutik.
Kapitulli penalitetet
Pika 7
Për Mungesa në tregun farmaceutik për më shumë se një muaj të alternativave të para të barnave, importuesi paguan kushtin penal prej 500 000 lekësh dhe merren masa për heqjen e atij bari nga lista.
Asnjë masë e marrë për kompanitë për barnat që mungojnë në treg.
Bashkëqytetarët tanë, burra e gra, fëmijë, të mitur e të moshuar që vuajnë nga leuqemia ishin në dorë të zotit. Pa trajtim.
Për gati 5 muaj ka ndodhur çdo ditë ky krim.
Dhjetëra bashkqytetarët tanë vuajnë nga sëmundjet e gjakut. Sëmundje të rënda. Vuajnë familjet e tyre. Janë rrënuar ekonomikisht. Shpirtërisht, sepse kanë humbur besimin. Një dramë e madhe.
Po kjo me gjithë të sëmurët. Me gjithë pacientët në vend. Që janë kthyer në bekim për Ministrin. Janë bërë biznes fitimprurës. Kavie ku ata nxjerrin qindra milionë euro.
Ndaj i këtkoj KLSH:
- Hetimin e procedurave për importimin e Fludarës dhe dëmin ekonomik të shkaktuar
- Hetimin e procedurave të dhënies së lejeve të importit që nga marsi 2014 dhe dëmi ekonomik i shkaktuar.
NDaj edhe një herë sot, i bëj thirrje Prokurorisë të bëjë:
- Hetimin e të gjitha lejeve të importit të dhëna që nga viti 2014
- Hetimin e cmimeve për barnat me leje importi (hetimi të shtrihet nga origjina e importit e deri në Shqipëri)
- Hetimi i dhënies së autorizimit për tregëtim për të gjitha këto barna (përfshirë certifikatën e origjinës, certifikatën e analizave, kushtet e trasportit dhe ruajtjes etj)
- Hetimi i procedurave të ndjekura për miratimin e cmimeve të barnave dhe të listës së barnave me rimbursim të vitit 2014, 2015 dhe 2016 (për barnat me leje importi)
- Hetimi i urdhrit të ministrit për modifikimin e rregullave të tenderit (viti 2014) dhe gjithë procesit të importit criminal parallel që krye më pas. (përfshirë rastet e humbjes së jetës së pacientëve nga mjekimi me barna të fallcifikuara me altuzan dhe avastin)
3 – Kontrata e Fondit me Farmacitë:
E ndërkohë që nuk respekton asnjë pikë të kontratave të lidhura me këto depo, Ministri ka urdhëruar miratimin e tipit të ri të kontratës më farmacitë në të cilën janë vendosur kritere në shkelje flagrante me legjislacionin në fuqi. KËshtu, Ministri po përgatit mbylljen dhe falimentimin e shumë farmacve sigurisht për ti hapur rrugë ndonjë afere tjetër abusive me përmasa shumë më të mëdha…vetëm nga kriteri antiligjor i largësisë prej 20 metrash (farmaci – QSH) e përcaktuar në kontratë, rrezikojnë të mbyllën qindra farmaci, qindra familje që do mbeten pa një pagë e pa të ardhura….
Janë aferat pas këtij akti antiligjor që e bëjnë Ministrin tu cojë letra gjykatësve e tu kërkojë të jetë edhe ai vetë në sallën e gjyqit duke ushtruar presion të vazhdueshëm mbi ta.
- Ministër, larg duart nga gjykatat dhe prokuroria!!!
Larg duart nga Drejtësia!!!
Refuzimi i listës së check up:
Ilir Beqaj dhe Edi Rama vazhdojnë të mbajnë të fshehur një prej aferave më të mëdhaja të këtyre tre viteve, koncesionin 120 milionë euro për mikeshën dhe sponsoren e tij.
Edhe pse janë 120 milionë euro të shqiptarëve që i jepen donatores së Edi Ramës për një shërbim që nuk e justifikon këtë shumë, edhe pse që ditën e parë e deri më sot, ky proces është shoqëruar vazhdimisht me skandale, me analiza që kanë çuditur dynjanë, edhe pse Vilma i merr paratë ndërkohë që këtë shërbim nuk e marrin as 20 përqind e grupmoshës për të cilën është planifikuar, sërish shefi i rilindjes dhe kampioni i korrupsionit Beqaj, nuk pranojnë të japin asnjë të dhënë.
Që në shkurt të këtij viti, si kryetare e komisionit parlamentar të shëndetësisë, me shkresën nr prot. 614 dt 18.2.2016 i kam kërkuar zyrtarisht ministrit të shëndetësisë dhe Fondit Shëndetësor të Detyrueshëm informacion të detajuar dhe statistikor në lidhje me ecurinë e check up si dhe listën e personave që kanë kryer check-up-in, përfshirë grupmoshën, dhe ndarjen sipas njësive vendore. Shkresës me nr prot 1268, dt 13.04.2016 Drejtoresha e Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ju përgjigj cuditërisht që nuk e dispononin këtë informacion, duke e adresuar cështjen të Ministria e Shëndetësisë. Shkresa nr 1783/1 dt 9.5.2016.
Në dt 27.05.2016 i kam kërkuar informacion të detajuar në lidhje me listën e qytetarëve që kanë kryer check up Ministrit Beqaj. Por z. Beqaj me urdhër të Ramës refuzon të na vërë në dispozicion këtë informacion. Pra, Qeveria refuzon ti japë Parmalentit informacionin e nevojshëm për monitorimin e aplikimit të politikave qeveritare.
Nuk e jep këtë informacion Ilir Beqaj, nuk bën transparencë Edi Rama.
Pse?
Shumë e thjeshtë.
Kjo listë do i nxirrte ata zbuluar, do të shfaqte hapur një prej krimeve më të mëdha që kanë bërë në këto tre vite duke ndarë me miken e donatoren e tyre jo pak, plot 120 milionë euro.
Kjo listë do të tregonte të vërtetën e mashtrimit të madh me check-up, mashtrim që Edi Rama e bëri edhe mbrëmë në shfaqjen televizive të radhës.
Aty do kuptohej në të vërtetë se merren paratë sikur e bën kontrollin e gjithë grupmosha e shqiptarëve nga 40 deri në 65 vjec, ndërkohë që në realitet vetëm 20 përqind e kanë marrë këtë shërbim.
Kjo është një vjedhje e hapur, një hajdutëri me gjënë më të shtrenjtë, shëndetin e qytetarëve.
Ndaj futën në lojë edhe Komisionirerin për Mbrojtjen e të dhënave. i cili me shkresën nr 637/1 dt 7.6.2016 i vjen në ndihmë Ministrit, në shkelje të ligjit e në tejkalim të përgjegjesive të tij, duke i thënë që ky informacion nuk mund të jepet pasi është sensitive. E tërë Qeveria në këmbë me urdhër të Ramës për të mbuluar vjedhjen më të madhe në shëndetësi.
Ekipi i Ramës po bllokon cdo informacion për koncesionet në shëndetësi duhe ushtruar presion mbi institucionet e pavarura, mbi prokurori e gjykata. Me shantazh dhe propagandë miliona euro shkojnë cdo ditë në llogaritë bankare të sponsorve që mbajnë në këmbë korrupsionin në këtë vend.
Eshtë kjo arsyeja pse Edi Rama nuk e do reformën në drejtësi.
Ndaj Edi Rama do ta kapë e ta kontrollojë drejtësinë.
Sepse një drejtësi e pakapur do çonte direkt në bankën e të akuzuarve Ministri për këtë korrupsion skandaloz.
Të nderuar kolegë,
Dje pata rastin të takohesha me një mikeshë të hershme të Shqipërisë, znj. Jakab, Drejtoreshë Rajonale e OBSH. Në mënyrë të qëllimshme MSH nuk bëri asnjë përpjekje për të realizuar takimin e Komisionit me znj. Jakab, taki i kërkuar nga vetë ajo. Fatmirësisht, ishte insistimi i saj për tu takuar me ne, për të dëgjuar edhe opnionet tona, ndaj edhe njoftimin për vizitën dhe kërkesën e saj për takim nuk e morën nga Tirana, por nga Taxhikistani.
Ndërkohë që Ministri dhe Kryeministri kishin përgatitur për të, një teatër mjeran, krejt jashtë realitetit ku cdo pacient ishte i lumtur për shërbimin, që na solli ndër mend kohën e Enverit …
- I kishin treguar njësitë e Mamografive por nuk e kishin informuar që deri më sot asnjë grua nuk ka marrë përgjigje për mamografine , bërë… – Mbase edhe kanë humbur jetën në pritje të tyre..
- E kishin cuar për cizitë në Qendrën shëndetësore n Shkozet për të parë check up e më pas në spital të Durrësit për të parë se si pacientët evidentuar në check up, mjekoheshin në spital dhe ishin shumë të lumtur më shërbimin mjekësor…të gjithë të përzgjedhur me kujdes e të vënë në rolet përkatëse për tí treguar drejtoreshës së OBSH, një mikeje të mirë të shqipërisë, një realitet të gënjeshtërt.
- Por pse nuk e cuat drejtoreshën e OBSH në Qendrën shëndetësore në në shkallnur, zonë elektorale e ministrit. Por gjatë vizitës në Spitalin e Durrësit harruat ti tregonit problemet e mëdha me barna e infrastrukturë të spitalit, harruat tí tregonit që spitali prej javësh kryen vetëm ndërhyrje emergjente se nuk ka mjekime për raste normale…
- Apo, pse nuk e cuat të onkologjiku ditën e herceptinës për pacientët për të parë ajo vetë se qindra pacientë cdo ditë, me shpresë e lutje ndaj zotit rrezikojnë cdo ditë shëndetin e tyre për shkak të mungesës së barnave e trajtimit. PSe nuk i treguar që pajisjete kobaltit dhe akseleratori nuk ka funksionuar disa ditë javën që shkoi…
- Me atë rast Mund ti kishit treguar drejtoreshësh dhomën e relaksit ku mund edhe ti viit pak muzikë pacientëve anipse nuk i kuronit me ilace apo nuk i bëni tjatrimet e nevojshme. Muzika do i shërojë e shpëtojë jetën…apo tí tregonit edhe prioritetin që ju keni vënë për trajtimin psiko social, duke pushuar të githë ekspertët e trajnuar me vitë thjesht për arësye politike…dhe ato që kanë mbetur i këni vëne në shërbim roje duke ju degraduar figurën e tyre…
Të nderuar kolegë,
ministri i korruptuar është futur në rol dhe “cift” me kryeministrin po luajnë aktin e fundit të tragjikomedisë “Hajdutja e bukur”, një vepër e shkruar nga dramaturgu i njohur, Ruzhdi Pulaha, mesazhi i të cilës ishte denoncimi korrupsionit, që autori e personifikon me një “killer” të shqiptarëve dhe shtetit të tyre !
Të nderuar qytetarë,
të gjithë bashkë nuk duhet të ndalim për asnjë cast së denoncuari aktet kriminale në shëndetësi.
Ndaj e duan drejtësinë me çdo kusht.
Ndaj duan të emërojnë vetë prokurorët e gjykatësit.
Sepse ndryshe nuk do ti gëzojnë dot paratë e këtij korrupsioni në shëndetësi, që është hiç më pak se një genocid.
Kjo nuk është drejtësi, kjo është padrejtësia e “Qoftëlargut”, por Dita e llogaridhënies po afron, Amin !
Fjala në Kuvend e deputetes Albana Vokshi, 30 Qershor 2016