Prej 13 ditësh, shtetasi i huaj numër 2, siç e quan FBI, ose Edi Rama, aktualisht kryeministër i vendit, është publikisht nën akuzë se ka investuar një krim federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke futur në mënyrë të paligjshme, 80 mijë dollarë në fushatën e Obamës, për të siguruar një foto me të.
Foto të cilën më pas shtetasi i huaj numër 2, pra Edi Rama, e përdori në fushatën e zgjedhjeve politike në Shqipëri në vitin 2013.
Për shtetasin e huaj numër 2, siç e quan FBI, pra për Edi Ramën, për përfshirjen e tij në këtë krim federal, kanë shkruar gazetat më të mëdha të globit.
Gjithkush e di, gjithkush e tregon me gisht.
Vetëm ai hesht.
Ndërkohë që dorasi, Bilal Shehu e ka pranuar krimin dhe pritet të dënohet në vjeshtë deri në 5 vite burg dhe 250 mijë dollare gjobë, sipas ligjit amerikan, porositësi, shtetasi numër 2, Edi Rama duhet urgjentisht të merret nën hetim nga prokuropria shqiptare për veprat penale të ndikimit të paligjshëm, të fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.
Pavarësisht hetimit, Edi Rama ka detyrimin para shqiptarëve dhe opinionit publik të përgjigjet se;
Ku i mori 80 mijë dollarë që pagoi për një foto me Obamën?
Kush është burimi i këtyre parave?
Kush është donatori?
A janë para të ligjshme, apo para që vijnë nga aktivitet kriminal?
A është investuar krimi federal me para droge e trafiku?
Këto janë pyetje që shtetasi i huaj numër 2, ose Edi Rama, nuk i shmang dot.
Sa më shumë e zvarrit transparencën dhe llogaridhënien, aq më shumë vetëdenoncohet si autor i këtij krimi të shumëfishtë.
Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, 11 korrik 2016