Zonja deputete!
Zotërinj deputetë!
Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë!
Para se të filloj fjalën time, dua ti japë një përshëndetje të përzemërt atletes Luiza Gega, e cila u kthye me një rezultat të shkëlqyer europian, të përgëzoj suksesin e saj të madh për këtë sport më fisnikun e sporteve të tjera, të përgëzojë Federatën e Atletikës për dinjitetin që tregoi dhe nuk lejoi që skizoidë në pushtet të na riprodhonin skema të Koresë së Veriut, të denja vetëm për Plenjanin e sotshëm. Por unë, krahas kësaj dua gjithashtu t’ju ftoj të nderuar deputetë, të nderojmë me një minutë heshtje nënën luaneshë, e cila dha jetën në një aksident automobilistik, duke shpëtuar jetën e vogëlushëve të saj, të ndjerën Dhurata Doku. I paharruar kujtimi i saj! Dhe kjo është më e pakta që mund të bëjmë me një njeri që dëshmon vlerat më të larta hyjnore dhe njerëzore të njeriut.
Prej disa kohësh Parlamenti është rrokur në një debat për reformën në drejtësi.
Edhe një herë, dua t’u them qytetarëve shqiptarë se opozita shqiptare ka 1 dhe 1000 arsye të jetë krenare para jush për kontributin e saj të jashtëzakonshëm që dha që nga fillimi i këtij procesi deri dje, nesër dhe ditët që vijnë. Këtë proces Edi Rama e filloi me vendimin e tij. E filloi me vendimin e tij absurd të përjashtimit të opozitës nga procesi, duke mashtruar vendas dhe të huaj se shqiptarët nuk është se kanë bisht por ama një gjë kanë ata, në fjalorin e tyre, po them fjalët tekstual siç mi kanë thënë të huajt, fjala konsensus nuk ekziston. Sigurisht fjala konsensus nuk ekzistonte për Edi Ramën që udhëhiqet nga parimet më anti-vlerë, nga urrejtja më e madhe njerëzore, urrejtje atërore, që celebronte fitoren me 1 mln grushte ndaj opozitës, etërit e tij thoshin 1 mln plumba ndaj armiqve. Mbi këtë bazë Edvin Kristaq Rama ngriti të famshmin “komision të ekspertëve të nivelit të lartë”. Po kush ishin këta ekspertë me në krye bashkëkryetarin e partisë komuniste të drejtësisë, zëdhënësin e interesave direkte të klaneve personale, familjare, personale supermafioze të trafikantëve, Fatmir Xhafën?
Të dashur qytetarë, ne jemi me durim. Ata që mendojnë se do nxjerrin fitime duke sulmuar opozitën gabojnë rëndë. E ogël ose e madhe, opozita është diamanti moral i kombit. Gabojnë rëndë ata që besojnë në sulmet që i bëjnë asaj. Cilët ishin pra këta ekspertë? Arben Rakipi, po cili ishte ky? Rakipi ishte njëriu që akuzoi Sali Berishën 8 muaj para se Haga të akuzonte Sllobodan Millosheviçin për krime kundër njerëzimit duke turpëruar, poshtëruar institutin e akuzës sepse paraqiti si provë një shishe Pepsi Cola. Ky ishte high level ekspert. Po tjetër? Tjetër ishte Kristaq Traja, një intelektual fatkeqësisht i shpërfytyruar totalisht nga bixhozi dhe rakia ose pije tjetër. E njohur universalisht kjo. Eksperti tjetër i nivelit më të lartë, që paguhej me një çmim stratosferik të paimagjinueshëm, po fundja ishin pare të Sorosit ato, ishte Dvorani që në mënyrë monstruoze për të marrë dy rroga nuk lëshonte detyrën edhe pse i kishte skaduar afati kushtetues, për të treguar se nuk njihte as ligj e as kushtetutë. Hajduti kushtetues, të shkojë të kthejënjë më një rrogat që ka marrë. Edhe një herë i bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm të hapë çështje ndaj tij sepse është krim kushtetues ajo që ka bërë ai. Cfarë bëri ky grup pra? Pasi mori një valixhe parash, hartuan një projekt me 70 nene kushtetuese, në të cilat u garantuan se “më i vjetri i Gj. së Lartë do të emërohej në forumin e kontrollit të drejtësisë me 6 mln lekë rrogë”, amandament ky. Kunati i tij, më i vjetri në Gj. Kushtetuese u garantua edhe ai me 6 mln lekë rrogën. Cfarë bëri opozita? Opozita, dhe unë dua ti shpreh mirënjohjen m ëtë thellë grupit të opozitës të cilët bënë një punë të jashtëzakonshme, shqyrtuan atë material dhe i dërguan Venezias një nga një problemet e tyre. Komisioni Venezias, të cilën e bllokoi tre muaj rresht kryetari i partisë komuniste të drejtësisë, se nuk firmoste Fatmir Xhafa për ta çuar materialin në Venezia, deri sa e çoi kryetari parlamentit pa e pyetur, sepse Venezia ja u nxorri lakrat, u nxorri se çfarë drejtësie donin. Venezia tha se këta duan një drejtësi në të cilën old mayer (Rama) duhet të ishte kryegjykatës, kryehetues, kryeprokuror në mënyrë që të bëhej napolon në fund. Venezia ja u rrëzoi me 38 nene, ajo i kapi mat, me presh në dorë. Venezia tha se në 6 nene shkelej konventa europiane e të drejtave të njëriut. Por një neo-bllokmen si Rama që ka psikologjinë e etërve të tij dhe xhelatit Spiro Koleka dhe Kristaq Rama, nuk mund të njohë dhe nuk mund t’u njohë dhe nuk mund të pranojë kurrë të drejta njëriu për qtetarët. Ndaj dhe sipas tij ata nuk mund të ankoheshin, ndaj dhe sipas tij ata nuk mund të shkonin të ankoheshin në Gjykatë nëse iu bëhej një padrejtësi administrative. Venezia i tha se Konventa është një dokument i firmosur nga Shqipëria dhe është një dokument obligativ. Edi Rama, kryetari i partisë komuniste të drejtësisë dhe ekspertët e tij të nivelit më të lartë donin t’ju shndërronin në kope, në njerëz që nuk jetonin në Europë por në një galaksi tjetër ku s’keni të drejtë të ankoheshit. Donin t’ju mohonin ju disa të drejta të tjera që kombe të tjera i kanë fituar shekuj më parë. Ja pra ç’bëri opozita. Opozita duroi propagandën kakofonike që çakejtë e qeverisë që lehin gjithë ditën nga mëngjesi deri në darkë sipas ushqimit që i jep manari i tij (Fuga). Opozita është vlerë morale, është diamanti moral i shoqërisë së lirë. Ajo nuk tërhiqet kurrë, ajo nuk mposhtet kurrë! Beteja me të është betejë e humbur.
Pra u rrëzua drafti dhe bashkë me draftin thyen qafën dhe ekspertët e high level. Kriminelë të papenduar.
Që Arben Raki është një kriminel kjo është botërisht e njohur. Shkoni në Elbasan dhe shihni sa mizor ka qenë në dhjetor të 90 kundër protestuesve. Shkoi drafti dytë dhe opozita prap bëri një shërbim të mirë ndaj qytetarëve dhe çoi vërejtjet.Doni ta kapni opozitën? S’mund ta bëni kurrë! Doni ta përjashtoni opozitën? S’mund ta bëni kurrë! S’mund ti mohoni kurrë as të drejtat! Unë e kuptoj që ju flisni këtu çdo kasetë që ju jep Edi Rama, por do vi dita. Eshtë kollaj të sulmosh opozitën, gjëja më e lehtë dhe pa pare. Por opozita është diamanti moral i shoqërisë. Me asgjë s’mund t’ja hiqni ju shkëlqimin asaj. Kjo opozitë nuk u tërhoq dhe tregoi një shkallë të lartë përgjegjësie.
Ndalemi pak vetëm në dy muajt e fundit. Keni dy muaj e gjësëm që flisni nga mëngjësi në darkë dhe nga darka në mëngjes, opozita thotë 88-tën ndërsa ju thoni ndërkombëtarët. U detyruat ët ktheheshit te 88-ta. Pse? Sepse 88 se bëri opozita, e kishte thënë Venezia. Ja pra që ne jemi në të drejtën tonë, sepse Venezia kishte thënë se nuk mundet të emërohen pa një pjesëmarrje palcore të opozitës. Ja që nuk e sikterisni dot opozitën. Përkundrazi!
Tani vijmë tek vetingu. Prap do vini tek ne. Opozita është diamanti moral i shoqërisë, ju jeni ndryshku i saj. Drita morale e opozitës do ju verbojë ju, ajo ndriçon vetëm mëndjet e njerëzve, të qytetarëve. Rama kërkon që gjykatësit ti emërojnë të huajt, kërkon që të huajt të bëjnë një raport dhe ky raport të vijë të votohet në parlament. Nje raport që bëjnë qytetarë të huaj, që s’kanë asnjë detyrim ligjor e as kushtetues ndaj këtij vendi. Por unë po e përjashtoj veten, unë jam surrealist dhe nuk jam i penduar kurrë për surrealizmin tim por i kam shërbyer vendit dhe kombit tim.
Po çfarë ndodh? Ja u them unë. Në zhvillimet e fundit më thonë se këtë ndryshim kushtetues e ka Rumania dhe Kroacia. Po ja u them këtu me ndershmërinë më të madhe. Nëse këtë do e kishte Rumania ose Kroacia, se çdo bënte PD nuk e di por Sali Berisha do e miratonte. Sepse do ta pranoja si një dorëzim sovraniteti të kushtëzuar nga procesi europian. Më rezulton se asnjë fjalë në kushtetutën rumune dhe kroate për këtë nuk ka. Doni t’ja u lexoj çfarë shkruhet në marrëveshjen që ka Kroacia me BE?
Neni përkatës thotë: “Vendet pjesëmarrëse do të mbështesin dhe sigurojnë se të gjitha aktivitetet dhe objektivat që kanë të bëjnë me implementimin e programit janë konsistente me legjislacionin e BE”.
Po ju që thoni ‘fluturon-fluturon gomari çdo ditë’, se kështu ju thotë Edi Rama ju qofshi. Por unë po ju them që nëse këtë do e kishte një vend i BE unë nuk do bëhesha pengesë por do i thoja vetes e ke pak mbrapa kohën dhe ndiq kohën dhe mos dil kundër.
A jemi ne kundër rolit të vëzhgueseve? Absolutisht jo. Jemi plotësisht për një rol të rëndësishëm të ndërkombëtarëve në procesin e Vetingut. Ja u them unë që mbikëqyrja e procesit të ‘Vetingut’ nga ndërkombëtarët është e një rëndësie jetike për procesin por jo dhënie sovraniteti. Pse? Mendoni për një moment që shqiptarët ti bëjnë letër Angela Merkel, e ti thonë që të jemi landi i 17-18. Gjermanët do thonë rrini aty ku jeni e ndërtojeni aty demokracinë. Ose shteti 51 i SHBA. Amerikanët do thoni rrini atje, ndërtoni aty demokracinë. Po ç’është kjo që të vijnë të emërojnë gjykatësit? A nuk është kryetari juaj që ka deklaruar pesëqind herë se “unë vetingun ja besoj amerikanëve dhe europianëve”. Ne nuk jemi kundër, jemi për prani dhe shumë serioze. Hajde të bëjmë cilatdo kritere që të përcaktoni dhe urdhëroni të vëzhgoni zbatimin e çdo kriteri në çdo rast duke patur në dorë çdo dokument shtetëror të këtij vendi dhe duke sjellë çdo dokument që ekziston në përputhje me dokumentin e dekriminalizimit. Ta zëmë se këta shqiptarët nuk e zbatuan si duhet? Ti si monitor ke të gjitha të drejtat ti thuash Komisionit Europian që ky vend është vendi më joserioz, kjo qeveri është më joseriozja, ky shtet nuk zbaton ligjin e vet, ti thuash DASH se ky vend mik s’ka e s’njeh as ligj e asgjë. Pastaj ne përballemi me pasojat. KE s’të hap kapitullin e negociatave, SHBA bën raportin. Kështuqë kjo është ajo që kërkojmë ne, dhe kjo është garancia më e madhe se sa ideja që një grup ekspertësh të huaj të emërojnë gjykatësit dhe prokurorët shqiptar ose të përcaktojnë se cilët mund të emërohen gjykatës ose prokurorë. Po pse duhet ti gënjejmë qytetarët? Ne themi që nuk jemi dakort me këtë variant, por jemi dakort me variantin që thashë, që të vëzhgoni, të shprehni mendimin, ti çoni raport në katër anët e botës për shkeljet që po bëhen në procedurë. Por emërimin nuk e pranojmë, s’mund të ndodhë. Emërimin ja u kanë bërë protektorateve. Nëse Kroacia dhe Rumania dhe asnjë vend europian nuk e ka, e kanë dy vende, e ka Bosnja që ka qënë protektorat i OKB dhe Kosova që ka qënë protektorat i SHBA, e ka Sierra Leone në 20 vjet konflikt. Po s’mund të krahasohet vendi ynë me Sierra Leonen. Sigurisht që gjykatësit i emëron kur je protektorat i OKB dhe OKB sigurisht që të ndihmon të ndërtosh shtetin. Ne jemi qesharakë. Ne kemi sensin e mirënjohjes për çdo qindarkë e çdo dollarë që jepet por ne gjithashtu gjykojmë se dhamë dhe japin ndihmesën tonë. U përballëm me sulme një muaj rresht për 88-tën. Nga buron kjo e drejtë e opozitës thoni ju. Sepse në mënyrë absolute opozita nuk ka kërkuar qoftë dhe një favor minial në këtë reformë përveçse ka bërë gjithçka për një drejtësi të pavarur. Po pse opozita thotë se të huajt nuk mund të emërojnë gjykatësit dhe prokurorët? Sepse e thotë Venezia në mënyrën më të kristaltë. Por po ta lexosh Venezian me gjyslyket e kryetarit ët komisionit të drejtësisë Fatmir Xhafaj sigurisht që del e kundërta.
Por komisioni Venezias thotë se ndërkombëtarët nuk mund të kenë fuqi ekzekutive sepse nuk japin llogari para shtetit shqiptar por para shtetit të tyre. Dhe ju na kërkoni që ne të votojmë këtu në Parlament raporte të të huajve, të miqve tanë? Po kjo s’mund të ndodhë, sepse ata nuk kanë shtetësi shqiptare, sepse ata nuk i merr kushtetuta shqiptare. Ju thoni hajt të ndryshojmë Kushtetutën por këtë e kanë bërë protektoratet e OKB-së por jo asnjë vend sovran. Hajde ta heqim nga kushtetuta që Shqipëria është vend sovran. Ju udhëhiqeni nga psikologjia e bllokmenëve të cilët nxirrnin në treg çdo gjë të tyre vetëm për të ruajtur karriget e tyre. Kështu bëjnë bijtë e tyre sot. Sulmojnë çdo ditë opozitën në një kohë kur ajo duhet të lavdërohet, sepse dha një kontribut historik në këtë reformë pavarësisht se ju me mediat tuaja mashtroni e trilloni nga mëngjesi deri në darkë. Por të vërtetat kurrë s’mund ti zhdukni. Ndaj dhe ne jemi për reformën, negocioni. Propozimi fundit i opozitës është një propozim i shkëlqyer, është një propozim i negociueshëm.
Shikoni çfarë mediash janë. Këto media që nga mëngjesi deri në darke mbajnë ison e qeverisë i kanë dhënë zero informacion shqiptarëve për draftin që ka dorëzuar opozita. Për ata të cilët kanë marrë lapsin në dorë për të shkruajtur, kanë harruar se në këtë mënyrë janë shndërruar në mercenarë të qeverisë. Nëse duan të shkruajnë për reformën, le ti shohin pak propozimet e opozitës. Cili prej tyre nuk qëndron? Cili prej tyre cënon pavarësinë e drejtësisë, cënon transparencën? Ju kujtoni se kemi impresione nga drejtësia juaj? Kurrë. Harruat ju që kishit vënë në Gjykatën Kushtetuese gjykatësin, anëtarin e kryesisë së PS, gjykatësi i fundit që kishte varur Havzi Nelën në Kukës. Harruat ju që kishit vënë në krye të Gj së Lartë ish ministrin socialist dhe anëtarin e kryesisë së PS. Harruat ju drejtësinë politike që ndërtuat? E kush u impresionua prej saj? Askush. Pa t’ju pyes pak për BKH. A deshët të ndërtonit një BKH në varësi të zyrës së Ramës? Dhe këtu ja u rrëzoi publikisht një nga juristët më të mëdhenj të botës, profesor Frouline, u tha që kjo është e paimagjinueshme. Ju e bëtë dhe e sollët këtu, e çuat në gj kushtetuese e cila e rrëzoi. Cfarë bëtë mbrapa? A jeni ju që mblodhët qeverinë e miratuat dhe thatë do e çojmë prap në parlament. Opozita e kundërshtoi dhe lukunia juaj u lëshua kundër opozitës duke thënë se opozita është kundra reformës, çakenj nga të gjitha anët por opozita është diamnati moral i shoqerisë, beteja me opozitën është betejë e humbur përfundimisht, vetëm atë se fiton njëri. Cfarë u bë me BKH-në tuaj, ku e keni? Ndaj dhe thirrja ime është të lëni sulmet se nuk fitoni asgjë, uluni në negociata dhe opozita në mënyrë kategorike e absolute nuk do të kërkojë as dhe një presje apo fjalë jashtë rekomandimeve të Venezias. Por ju problemet i keni me rekomandimet e Venezias, ju thoni se ka edhe disa mbi-rekomandime.
Ato mbajini për vete, ne qëndrojmë tek rekomandimet e Venezias.
Fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, 14 korrik 2016