Berisha: Asnjë deputet i PD nuk është për bllokimin e reformës, presim negociatat! Mos prania Ramës në tryezë tregon që ai është i dëshpëruar thellësisht dhe nuk ka nerva për negociata.
Pyetje: Kush po e bllokon reformën zoti Berisha?
Berisha: Mendoj se, se kush po e bllokon reformën edhe veshgjatët në Shëngjergj e kanë marrë vesh kush po e bllokon pale pastaj njerëzit e qytetarët që s’ka ngelur njëri pa e marrë vesh. Sigurisht kam keqardhje që bllokohet sepse mendoj se është bërë në punë e jashtëzakonshme, e them me bindjen më të madhe këtë. Mendoj se nuk ka, në mënyrë absolute, asnjë shkak për të mos e votuar. Nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë rezultati sepse ka negociata në vazhdim dhe unë nuk dua të paragjykoj.
Pyetje: A janë të zgjidhshme?
Berisha: Janë 100% të zgjidhshëm. Sepse në historinë e njerëzimit e botës së qytetëruar, “gentelmen agreement”, pra marrëveshja xhentëllmen është respektuar dhe është bërë pa shënime, prandaj dhe quhet kështu. Çdo negociatë konfidenciale është jo në linjën e negociatave me proceverbal, por në linjën e negociatave në mirëbesim.
Tani pala tjetër thotë jo. Pala tjetër mohon marrëveshjen xhentëlmen.
Për fat të mirë Ministri i Drejtësisë pohon atë që ka pohuar përfaqësues i marrëveshjes konfidenciale të Edi Ramës. Dëshmitar 100% i besueshëm është Ylli Manjani, i cili nuk do i lejonte vetes kurrë që të dilet në krah të Oerd Bylykbashit dhe të pohonte se përfaqësuesi i Ramës e pohoi faktin që do jetë e njëjta skemë për të katër institucionet.
Është një keqardhje e madhe që marrëveshja xhentëllment po shkelmohet. Tani po luftojnë për të gjetur zgjidhje të tjera që do kenë vetëm një kusht, moskapjen. Kaq!
Pyetje: Zoti Berisha bllokimi reformës a është një formë për të rrëzuar qeverinë Rama? A është një skenar i mundshëm?
Berisha: E vërteta është që një rilindas më ka dërguar mbrëmë një sms, i cili thotë se Rama po përpiqet për të bërë 71 vota. Ai thotë që qëllimi është ky. Unë nuk i rri mbrapa atij që ti numëroj votat se kush do votojë e kush s’do votojë, s’është puna ime ajo. Unë po them çfarë thotë deputeti socialist dixhital. Ai thotë që Rama po lufton për këtë. Fakti që ai, Rama, aktualisht se më vonë nuk mund ta paragjykoj, po sillet dhe po bën gjithçka për të mos u votuar kjo reformë tregon se ai ka një skemë tjetër.
Pyetje: Si e komentoni mungesën e Ramës në tryezë?
Berisha: Mosprania Ramës në tryezë tregon që ai është i dëshpëruar thellësisht dhe nuk ka nerva për negociata.
Pyetje: Ekspertët ndërkombëtarë në takimin e xhentëlmenëve siç e cilësoni ju, a do të jenë ata të besueshëm?
Berisha: Marrëveshja xhentëlmen është vendosur në katër sy, se kshu bëhen ato, pra jo me shumë sy. Ato bëhen tet a tet dhe katër sy dhe kaq. Po a mund të mendoj kush në botë që kjo forcë politike, dy javë rresht po luftonte për këtë model, i cili është në dokumentin që ju e quani Nuland por që në të vërtet është e dy ambasadorëve, dokument që thotë se në KLGJ do zgjidhen në këtë mënyrë. Atëherë cila mëndje njerëzore mund të imagjinojë që për të tjerat do pranojë skemë tjetër. Përsa i përket votave të transferueshme, është modeli më korruptiv i kundërshtuar absolutisht në çdo nrast me shkrim dhe me gojë që kur është përmendur e deri sot.
Pyetje: A janë KLGJ dhe KLP kushte të reja të opozitës?
Berisha: Kusht i ri i opozitës është vetëm moskapja. Moskapjen e ka patur, e ka dhe do ta ketë. Ju siç e shihni koha po vjen për të dalë e vërteta. Ne jemi pro reformës, ne jemi të gatshëm të votojmë edhe sot mbasdite reformën e dakordësuar.
Pyetje: Si i shpjegoni mesazhet e ambasadorit amerikan në emër të SHBA-ve që zhgënjehet nga Lulzim Basha?
Berisha: E vërteta është që s’ka për të gjetur ndonjëherë kurrë një interlokutor më fiabël, më perendimor se Lulzim Basha në këtë vend. Një gjë duhet të them këtu, ngociatat janë negociata dhe në to, si një proces dinamik kompleks, në varësi nga zhvillimet secili detyrohet të rregullojë qëndrimet. Unë mund të them se jo një herë por disa herë i ka ndodhur vet ambasadorit, më ka ndodhur mua, etj etj. Kjo është një gjë e pashmangshme, por në gjërat e dakordësuara përfundimisht Lulzim Basha nuk ka lëvizur kurrë asnjë presje. Kjo është e vërteta. Nuk mund të gjej ambasadori një interlokutor më të hapur se Basha.
Pyetje: Pse foli ambasada amerikane dje për një kusht të papranueshëm?
Berisha: A mendon ti që unë përfaqësoj ambasadën amerikane. Ata kanë një zyrë shtypi, merreni në tel dhe flisni. Unë po them këto që po them. Eshtë një proces, i cili, uroj dhe dëshiroj atë që duan 90% e shqiptarëve sot, që të votohet. Por nëse kërkohet të imponohen gjëra të panegociuara pastaj kjo do të thotë që do ta bllokosh me çdo kusht dhe kjo është përgjegjësia jote.
Pyetje: Zoti Berisha pse besoi PD në një marrëveshje xhentëlmenësh?
Berisha: Sepse marrëveshje xhentëlmenësh me Ramën kemi përmbysur gjysmën e Kushtetutës në vitin 2008 dhe marrëveshja xhentëlmen nuk është një shpifje e PD por është një praktikë universale që përdoret dhe sugjerohet për të dhënë rezultat.
Pyetje: Cfarë komenti do të kishit për ata deputetë të PD të ciulët në rast se nuk arrihet konsensusi gjithsesi kanë deklaruar se do ta votojnë reformën?
Berisha: Unë mendoj se asnjë deputet i PD nuk do ta votojë. Unë kam qënë dje në mbledhje të grupit dhe asnjëri nuk ka thënë që do ta votojë. Unë marr qëndrimet zyrtare që shprehen aty. PD ka qëndrimet e veta zyrtare të qarta, atij që s’i pëlqejnë, s’i pëlqejnë. Vendimet i vendosin vet njerëzit, nuk i vendosin nga unë, por unë besoj që asnjë deputet i PD të jetë për bllokimin e reformës.
Pyetje: Çfarë mendoni për tezën e hedhur nga zoti Meta për qeveri teknike?
Berisha: Teza është paraqitur shumë herët nga Basha dhe tani nga Meta. Do të ishte një zgjidhje e dobishme për të qetësuar gjakrat për zgjedhje, një fazë që të pregatisë dhe të dihej që kjo është një qeveri e paanshme për zgjedhje.
Prononcimi i ish-kryeministrit Berisha, pas arritjes së marrëveshjes:
Partia Demokratike arriti objektivat e përcaktuara që në fillim të bazuar në parimin e moskapjes së sistemit, në parimin e respektimit të lirive dhe të drejtave njerëzore, në parimin e përgjegjshmërisë para ligjit, në parimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor. Cdo betejë që është zhvvilluar, PD ka qënë në këto pozicione. Ndërkohë që Edi Rama e shifte veten se si do jetë kryegjykatës, kryehetues, kryeprokuror, ndërsa Xhafa i drogës e shifte veten se si duhet të ishte superministër, anëtar i tribunalit disiplinor, anëtar i KLGJ, anëtar i KKP, anëtar i të gjitha forumeve saqë ai ishte bërë si klloçka që i fuste nën sqetull të gjitha institucionet e drejtësisë përveç Edi Ramës.
Sokol Sadushi, që duhet ta them prap, është civilist, padiskutim i zoti por donte një gjykatë administrative ku të ishte kryetar. Pra duhet ti ndërtonim Sadushit një gjykatë të lartë administrative në mënyrë që shkëlqesia e tij të shkëlqente në majë të saj, por këtë shteti nuk ja kishte borxh. Ai kunatolli, Berberi, më i vjetri në deturë në Gjykatën Kushtetuese duhet të kapte një nga institucionet me 6 milionë lekë në muaj, kunati Fatmir Xhafës. Dvorani, famoz se përvetësoi rrogën e gjykatësit në kundërshtim me të gjitha ligjet e shtetit, dhe një herë thirrje prokurorit të përgjithsëm të hetojë. Pra kur ti zgjedh një lukuni të tillë për të hartuar reformën, ndaj dhe atë ta rrëzoi Venezia nen për nen por opozita qëndroi e vendosur ndaj çdo presioni duke mos mbrojtur asgjë tjetër veçse parimet themelore të një sistemi drejtësie të standarteve europiane.
Pyetje: Cila ishte formula e rënë dakort?
Formula e rënë dakort ishte absolutisht formula e diskutuar dhe që mund të pranohej për 5 min. Po pse nuk u pranua? Sepse duhej që të kushtëzoheshin kanalet nga do vinin personat. Sadushi duhet të emëronte dy për të ardhur për të aplikuar, dy të tjerë duhet ti emëronte dekani i sapozgjedhur i drejtësisë, një majtist i thekur, Max Haxhia i njohur për lidhjet e tij dhe të studios së tij me të majtën. Pra këta duhet të ishin të deleguarit e tyre. E kuptoni? Ti jepej mafies dhe kronizmit fluksi i njerëzve. U bë që ata të vijnë të aplikojnë vetë, kaq ishte e gjitha.
Pyetje: Kush e ka propozuar rolin e operacionit ndërkombëtar në vettingun e KLGJ dhe KLP. Eshte propozim i PD?
Plotësisht. Nuk e mohojmë këtë ne, por jo në fuqi vendimmarëse. Në negociata gjërat kanë dinamizmin e tyre por amendamenti i fundit përbën një arritje tjetër historike sepse Rama gjeti si mekanizëm të fundit për ta penguar reformën, ngaqë e dinte se ne nuk do ta pranonim kurrë dhënien e sovranitetit, që të huajt do të emërojnë edhe gjykatësit dhe prokurorët, pra mbretërit.
Pse u krijua përshtypja sikur ishit ju që donit të pengonit reformën?
Një makineri shpifëse e cila në mënyrë absolute s’më shqetësonte aspak përkundrazi më bënte që të qëndroja me gjithë vendosmërinë time në atë që unë besoja dhe ta shumëzoja me zero sepse isha i vendosur që çdo gjë që përputhjej me rekomandimet e Venezias ta mbështesja me të gjithë mundësitë, të refuzoja gjithçka tjetër që binte ndeshas me këto parime pavarësisht nga çdo lloj shpifjeje e trillimi ndaj të cilave Sali Berisha ka një imunitet të përjetshëm.
Qëllimi ka qënë që të fitojnë qytetarët apo politikanët?
Absolutisht ka qënë një nga qëllimet më kryesore dhe ju s’keni dëgjuar dot kurrë në gjithë këtë betejë të PD, në gjithë këto deklarata që janë bërë, të gjitha ato shpifje dhe trillime që janë bërë, të dëgjoni një rast të vetëm të thonë PD po interesohet të kapi këtë apo atë. Përkundrazi PD ka punuar për një drejtësi të pavarur.
A është momenti final?
Mos i kthehet mëndja Ramës, ky është final, por atë historinë e lepurit në bark e ka ai atë.
Deklarata për media e ish-kryeministrit Sali Berisha, 21 korrik 2016