Nuk mund të rrish pa reaguar kur sheh që kakaris si gjel majë plehut ky ministër. Edhe flet ky kur dje pati 4 të vrarë dhe 6 të plagosur. Shqipëria e përgjakur. Çdokush e prej nesh e di që në këtë vend prej kaq kohësh nuk mund të flitet më për rend dhe siguri publike. Nuk flitet më. Por në këtë vend duhet ti dalësh vetë zot vetes dhe kush nuk është i zoti e ha ujku, thotë populli. Është kthyer në xhungël Shqipëria. Ky flet për drejtësinë dhe drejton gishtin apriori kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Unë s’kam njohur gjyqtarë apo prokurorirë por jam i bindur se gjyqtari apo prokurri më i inkriminuar është lule kur e krahason me këtë dhe me atë tjetrin aty. Nuk ke gjyqtarë apo prokurorë ushtarë të bandave siç janë këta dhe nuk besoj të ketë nga ata që japin toka me përqindje për të mbjellë hashash. Nuk besoj se ka pasur apo do të ketë më ministër të Brendshëm ky vend që të mbledhë 30 % të hashashit në cdo cep të Shqipërisë. Nuk besoj se do të ketë drejtues që të çojnë policët që të ruajnë hashashin. Nuk kam besuar që të ketë një institucion shtetëror që të vjedhë bankat vetë. Thoni që pjese akuzoj por nee kemi bërë publike me detaje ngjarjen e rinasit. Do thoni që ka injorantë në Polici e marrin furgonin e krimit dhe e funsit në komisriat pa lejen e Prokurorisë?! Pse?! Për të fshehur gjurmët e krimit. Është vjedhje shtetërorre. Si iu iku?!
Sapo kaloi reforma në drejtësi shqiptarët e gëzuan por me një hile qeveria kaloi një koncension për rrugën e Kombit. Pse duhej gjithë ky ngut?! Na ka dhënë dy gisht letër sqarime pse u dha me koncension. Ajo rrugë është arteria kryesore e këtij kombi dhe çfarëdo kosto të kishte duhet të ishte pakoncension se i shërben Shqipërisë dhe Kosovës. Por këta janë antishqiptarë. Është ura që bashkon ekonomitë tona dhe rruga që bashkon kombin. Kjo është vjedhje sepse kjo firmë fantazëm turke e keni krijuar vetëm për këtë punë dhe fjalët që qarkullojnë që je 50 % aksioner tek kjo firma janë të vërteta. Sepse IFC si konsulent iu rekomandoi që 0.4 euro të vihej tarifa dhe ju e çuat edhe më lartë. Ky është parazi sepse ke përqindje aty. Ky koncension nuk dëmton vetëm Kukësin por është edhe antikombëtar sepse izolon Kosovën dhe u thua atyre mos hajdeni në Shqipëri.
Replika në Kuvend e deputetit Flamur Noka, 25 Korrik 2016