Nuk ndalen tenderat që Edi Rama ndan mënjanë për oligarkun e tij Sadri si këste për blerjen e votës në Dibër dhe pasurimin e tyre të metejshëm.

Çdo tender është i vlefshëm për të marr copën e radhës nga paratë e shqiptarëve për interesat klienteliste e të mbajtjes së pushtetit me cdo kusht.

Sadriu i Ramës ka kapur së fundmi tenderin për ndërtimin e shkollës në Maqellarë, me vlerën totale prej 790 milione lekësh.

Edhe kësaj rradhe si përherë me tenderat e Ramës për Sadriun fiton oferta më e lartë, e kompanisë së tij Alko Impex, me diferencë me ofertën më të ulet me 98 milion lek.

98 milion lek më shumë që i jepen njerit prej të dërguarve me punë votash në Dibër, Sadriut, në kurriz të qytetarëve. Me këto para që ju përkasin qytetarëve mund të ishin paguar 1430 pagesa papunësie për dibranët, mund të kishin një punë me page minimale 445 pjestarë te familjeve dibrane. Me këto para mund ti merrnin pensionin e tyre për një jetë me pak më shumë dinjitet 652 pensionist në qytet dhe 1186 pensionistë në fshat.

Por jo, asgjë nga këto nuk ndodh sepse Rama zgjedh ti shpërdoroj paratë e qytetarëve duke ja dhënë oligarkut të tij me mision të veçantë.

Ndërsa qytetarët do zgjedhin shumë shpejt që të përdorin votën e tyre për të larguar nga pushteti në Dibër e më pas në gjithë Shqipërinë të gjithë Ramët dhe Sadritë e tyre.

Shqipëria do jetë më mire pa Edi Ramën.


Oferta, 98 milionë lekë më shumë se të tjerët. Deklaratë e zëdhënëses Ina Zhupa, 25 gusht 2016