Kemi këtu një mashtrim klasik të Edi Ramës.

Ja fatura që dërgon ai për qytetarët para zgjedhjeve.

Kemi një faturë për një familje në Dibër në fund të majit të 2015, pra pak para zgjedhjeve të qershorit.

Thotë se detyrimi për vitet 2007-2015 është zero lekë.

Mbaruan zgjedhjet, nxjerr kokën Edi Rama.

Ja fatura e fundit të qershorit.

E njëjta periudhë që para zgjedhjeve faturohej me zero lekë, i vjen pas një muaji familjes së varfër dibrane, me 1 milionë e 580 mijë lekë.

Këto lloj faturash kanë qenë masive.

Ky është mashtrimi tipik i Edi Ramës para zgjedhjeve, një prej përpjekjeve të tij për të kapur votat.

Prandaj ka dërguar në Dibër Damianin, njeriun e faturave të larta të energjisë, të faturave abuzive, njeriun e burgut dhe errësirës për të varfërit.

Me mashtrime, me kërcënime, me milionat e Sadriut, me çdo formë Edi Rama po tenton të kapë votën në Dibër.

Po dibranët kanë një shprehje; ma hodhe një herë të daltë njani sy, ma hodhe herën e dytë, u bafsha qorr.

Dibranët dhe shqiptarët nuk mund të mashtrohen dy herë.

Vota e 11 shtatorit ka për të zbrapsur damianët e gjithë marifetet e Ramës.

Dibra, e para do të nisë një ditë të re pa mashtrimet e pa krimet e qeverisë.

Dibra më mirë pa Edi Ramën.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e deputetes Dhurata Çupi, 30 gusht 2016

Fatura ne muajin qershor pas zgjedhjeve Fatura ne muajin maj para zgjedhjeve