Edi Rama deklaroi dje në parlament se nuk ka drogë në Dibër.
I erdhi në ndihmë edhe Damiani që tha se klima në Dibër nuk është e mirë për drogë.
Unë e sfidova dje publikisht, i thashë hajde të tregoj arat me drogë në gjithë fshatrat e Dibrës?
Rama sërish e mohoi, dhe nuk iu përgjigj sfidës.
Por sot policia raporton në komunikatë zyrtare se në një aksion ka asgjesuar 4780 rrënjë kanabis në zonën e Balgjës e Selishtës në Dibër.
Policia hedh poshtë kështu gënjeshtrat e Ramës.
Sigurisht, këto janë ndërhyrje estetike sa për shoë, pasi arat e parcelat me drogë të shefit të komisariatit Robert Aga nuk i prek njeri.
Ca bimë të shkulura nuk janë asgjë në krahasim me miliona rrënjë që kanë mbuluar Dibrën, e gjithe vendin. Drogë masive që rritet nën kujdesin e qeverisë, paratë e të cilës u përdoren për të blerë edhe votën me 11 shtator.
Cfarë do të thotë tani Edi Rama që u krekos dje në parlament, e tha se ska drogë në Dibër?
Cfarë do thotë Rama kur zbulohet pistë avionësh për transport nga ajri të drogës, një kilometër e gjysëm e gjatë?
Kush gënjen këtu?
Cdo shqiptar e di se kanabisi ka pushtuar vendin.
Cdo shqiptar e di se kanabisi është alternativa e vetme e Edi Ramës, është biznesi i tij kriminal që prodhon para të pisëta që përdoren për të blerë votat.
Çdo shqipar e di se droga nuk është e ardhmja e vendit, e ardhmja e fëmijëve tanë. Ndaj ky rrënim duhet ndalur sa më shpejt.
Deklaratë e nënkryetarit të PD, Edi Paloka, 16 shtator 2016