Vitin e kaluar ne nje analize revista ekonomike Monitor e quajti qeverine Donkishoteske dhe vizionarin e reformatorin kryeminister nje Don Kishot te vertete qe vazhdon “ me idealet dhe betejat e drejta kunder padrejtesive qe vetem ajo di t’i kuptoje!
I veteshpalluri kalores ne keto beteja dhe heroizma per drejtesine, ka me vete dhe Sanco Pancon e tij, i cili edhe pse e di qe Kaloresi vuan nga iluzionet dhe alucinacionet e bardha, e ka mbathur gomarin per t’i ardhur pas!
E kush nuk e mban mend Sanco Pancon ne betejen me bizneset e lojerave te fatit? A mund te me thote kush sot cfare ndodhi me keto mullinj ere? A u mbyllen? A u zhvendosen ne periferite e qyteteve? Ata burrat qe linin shtepite ne baste e kazino a hoqen dore? Apo thjesht u futen ne doren financuese te fushatave elektorale mavi?
Por akoma me komike ishte beteja e dyte, ku Don Kishoti doli bashke me Sanco Pancon, ajo me kanabisin! E ku ta dinte idealisti i qeverise qe Sanco Panco edhe gomarin e tij e kishte dhene per te trafikuar hashash! Mori flamurin e betejes ne Lazarat aty ku policet e tij luanin kalceto dhe betoheshin se nuk kishin pare hashash, madje dhe garantonin se nuk kishte hashash!
Ju kujtohet cfare ka ndodhur ne te nentat e rilindjes , dmth ne muajin e 9 qeverises te saj?
Një avion mushkonje i narkotrafikut të u ul në mes të plazhit dhe pushuesve në Divjakë dhe sigurisht mushkonja e kësaj maxhorance, po të mos kishte thyer këmbën dhe ngecur në rërë, do te kishte bërë linjën e radhës me afro gjysëm toni marijuanë.
Dëgjuam pjesë nga skenarët e filmave të realizmit socialist të kryeministrit me “Radio-Loja”, me konspiracione të tilla që thua paska dhe shqiptarë dhe italianë qe preferojnë të bëjnë 10 deri në 20 vite burg për inat të kryeministrit.
Edhe me ato skenare nuk u kuptua sesi Rama u hodh nga fiku I superoperacionit policor që arrestoi trafikantet tek ftoi I fjalimit të tipit “Të shoh në sy” të një filmi për të sajuar dhe ngecur në grykë opozites superoperacionin policor të imagjinatës së tij të hedhur tek ciu ciu I “tëitter”.
Nuk kishte kaluar asnjë muaj nga deklarata e Prokurorit të Antimafias së Leçes, se Otranto është kthyer në autosdratë të drogës ku ndezur jane vetem semaforet jeshil per trafikantet, kurnjë tjetër prokuror në Zvicër, e quante Shqipërine si një Kolumbi Europiane. Por as Don Kishoti, e as Sanco Panco nuk reaguan, por moren flamurin e betejes per te kthyer opinionin nga avioni mushkonje i droges qe ju mbeti ne Divjake tek kultivuesit ne Lazarat.
U gjet grupi armiqsor i pushtetit popullor! Pikerisht aty ku strehohej dhe i mbylleshin dosjet djalit te deputes se PS, ishte baza e kulakeve te PD! Nje histori suksesi tha Sanco Panco por qe ne vend te hiqte dhe pastronte masen e kancerit te kanabisit, futi metastazat te gjelberonin te gjithe vendin, duke kenduar kengen partizane : malet me blerim mbuluar.. Eshte e vertete qe jane korrur qindra mijera bime kanabis, te pakten keshtu i ka numeruar Sanco Panco… Por eshte po kaq e vertete sa policia nuk kishte asnje informacion edhe pse jane dashur dhjetera mijera punetore, shumica te papune, te mjere qe t’i mbjellin e kultivojne!
Eshte po kaq e vertete edhe qe identifikimi i ketyre parcelave ka ardhur nga Guardia di Finanza italiane qe mbikqyr hapesiren ajrore per lokalizimin e bimeve te kanabisit, marreveshje qe nuk eshte bere dhe nuk ka fare te beje me kete qeveri DonKishoteske!
Po kaq e vertete eshte qe edhe pse me foto e harta te qarta, gjithnje gjenden ato parcela per te cilat nuk eshte paguar taksa 30 % te Sanco Panco apo Don Kishoti, por jo parcelat e shefave, drejtoreve, financueve, te miqve, klienteve apo te vete te Sanco Pancos apo te Don Kishotit.
Jane pikerisht keta taksapagues te rregullt te droges apo klientet, financuesit, shefat e drejtoret qe po ndertojne edhe aeroporte ne infrastrukturen e trafikut te droges dhe qe po thyejne edhe avionet ne mes nga tejpesha e mbiprodhimit!
Cetat e tyre te rojeve me kallashnikove jane te padukshem dhe te paprekshem nga ata qe shikojne vetem mullinjte e eres me te ciletdhe luftojne ! E vetmja fjali qe tha Don Kishoti nga kjo foltore ishte : ku e pe drogen ti, Flamur?
Ky Don Kishoti yne, ka dale edhe nga skenari i Sevantesit. Nuk eshte me ai Don Kishot, besnik, i ndershem dhe idealist qe bie viktime e budallallekut te vet!
Ky eshte edhe mosmirenjohes, edhe tradhetar.
Dhe e ka bere me shume se nje here me ata qe deri qershorin e 3 viteve me pare, u betohej se kishte gjetur formulen e lumturise dhe do i nxirrte nga erresira.
Dhe si bashkepunetore ne kete beteje te re ka emeruar te tjere Sanco Panco nga financuesit e tij.
Pasi ngriti nje kauze per rreziqet
shendetesore dhe mafioze qe sjell importi i plehrave, brenda 1 nate si ne diktature, futi e miratoi importin e plehrave.
Dhe per t’i bindur shqiptaret qe nuk ishte i njejti ligj per te cilin kishte dale me shpate vete me Sancot e gomeret e tyre, ndryshoi emrin nga plehra ne mbetje , mbetje qe jane si gruri per miellin , apo vlere e shtuar e te dobishme… per ekonomine.. suksesi I se ciles jane importi i plehrave dhe eksporti masiv I kanabisit qe po mbyt Europen…..
Si nje frikacak qe nuk ka kellqe te perballet me problemet qe hap vete, shkon dhe fshihet te qeverisja Berisha, si ka bere gjithmone keto 3 vite. A thua rrezikshmeria dhe faji per shendetin e shqiptareve nuk qendron te ligji qe ky zoteria miratoi pa asnje diskutim e transparence, por tek ligji i qeverisjes demokrate qe deshen shqiptaret dhe e ndaluan!
Ka gati nje jave qe lotet e krokodilit nuk
i derdh per bizneset e plehrave te cilat i viziton si Turist I plehrave duke u qare hallin se rrezikojne te mbyllen, a thua ua ka qare hallin ndonjerit nga mijera bizneseve qe jane mbyllur per shkak te politikave te tij fiskale te deshtuara ne keto 3 vjet ! Apo atyre dhjetera mijerave qe u hodhen ne rruge te papune, atyre qindra mijerave te mjereve qe gdhihen e ngrysen pa vene gjum ne sy nga barkubosh apo turpi qe skane nje cope buke per femijet.
Jo larg, por ne 20 tetor 2015….. Banka Botërore raporton: Shqipëria në skamje, gjysma e popullsisë nuk mund të blejë një bukë , jetojne si ne epoken migjeniane , lajtmotivi se ciles jane vargjet
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi.
Kafshatë që të mbet në fyt e të zë trishtimi….”
Mjerimi nuk është figure letrare. Nuk eshte metaforë. nuk është as propagandë… as sajese e shkrimtareve…..
Mjerimi, ka veshur petkun njerëzor…per 31 % te shqiptareve… eshte skalitur ne ballin e tyre,,,, “Të mjerët” e Hygoit apo Zhan Val Zhani shqiptar mund te vjedhe një bukë apo nje shishe qumesht per femijen, te prese ca dru pa leje per te mos ngrire ne dimrin e acarte, ti vere pa leje kasolles nje cati qe shiu te mos e mbyse ne gjume,
packa se teshat apo minderi ku fle mund t’i kullojne nga shiu, te lidhe dritat qe femijet te mos lexojne nen driten e qiriut apo te lidhe aparatin me te cilin mund te marre fryme femija fatkeq qe vuan nga azma… ndersa Don Kishoti e Sanco Pancot e fusin ne burg Ai ka trajtën e njeriut të përvuajtur , e qindra mijera te mjereve qe jetojne ne skamje…
Z Kryeminister. A ke takuar ndonjehere ndonje te mjeruar? Le qe cpyes dhe une. Natyrisht jo, sepse I mjeruari as mund te qeshe me batutat e tua e as mund te ngopet, as mund te ngrohet, e as mund te mbaje frymen gjalle me to… natyrisht. Nuk mund te te pyes dot a ke derdhur ndonje pike loti per ta, si po derdh per bizneset e mbetjeve apo plehrave se njelloj jane….? Smundesh, sepse mjerimi nuk t’i mbush llogarite bankare… plehrat po…..
Mjerimi , me fytyre te verdhe e sy te jeshilte te duhet vetem diten e zgjedhjeve, ta paguash me 2000 leke , per disa kafshata buke…keto tre vjet si kryeminister, ty nuk ta kane pare syte mjerimin, por as nuk ta ka treguar ceta me 40 hajdute….
Sa reale tingellon dhe sot poema e mjerimit e Migjenit
Por jo vetem. Edhe vargjet e Vaso Pashes :
Po sot shqypni me thuaj si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe…..
O moj shqypni e mjena shqypni,
kush te ka qit me krye ne hi….
Te frikesuar, te genjyer e te mashtruar, te tradhetuar e te neperkembur, te goditur e te dhunuar, me lakun ne fyt, te cenuar e te cfilitur… te lenduar e te burgosur, te varferuar e te mjeruar, te turperuar e te kercenuar, te blere e te manipuluar, te helmuar nga droga e plehrat , te vjedhur nga qeveria e zullumeve , e babezise, e krimit dhe korrupsionit, e fatkesesise, e faqes se zeze, dhe e cdo te zeze tjeter… le qe ska mbetur me… kjo e jona i ka te gjitha te zezat mbi krye…
E mjera Shqiperi…. qe pasi lengon nga dhimbja gjer ne palce, bie ne koma, pa fryme, por ende nuk ke mbaruar… ke shpresen per t’ u zgjuar, …
Qershori per te shpetuar nga vdekja..mavi… seshte larg…..
Do ta mbyll me vargjet qe poeti i mjerimit dje dhe profeti i mjerimit sot mbylli Poemen e mjerimit:
Mjerimi sdon mshire. Por don vetem te drejt!
Mshire?bij bastard e eterve dinake…..
Mjerimi asht nje njolle e pashlyeme
N balle te njerzimit qe kalon neper shekuj.
Dhe ket njolle kurr nuk asht e mundshme
Ta shlyejne pacavurat qe zune myk nder tempuj.
Kryeministrit , mjeshter te poshterimit dhe nenvleresimit te kujtdo, dua t’I them nje thenie te nje shkrimtari e artisti libanez qe ka jetuar ne Neë York:
vetem njerezit e vegjel perpiqen te poshterojne dhe te ulin te tjeret…
kush nenvlereson, ka pak vlere…
Fjala në Kuvend e deputetes Liljana Elmazi, 29 Shtator 2016