Të dashur qytetarë

Plehra, kanabis dhe legalizim prostitucioni është kryefjala e politikës së kësaj jave, kryelajm i medias së çdo lloj natyre, debat  i çdo  tavoline shqiptarësh , brenda  e  jashte vendit ….

Besoj që ndaj me qytetarët të njëjtat pyetje,  që çdo njeri normal ngre këto ditë në Shqipëri:

A  mund  të  jetë kryeministër i shqiptarëve ai që perparesi  per diskutim ka  këto tre çështje :

 plehra, kanabis dhe legalizim prostitucioni për vendin e tij, pikërisht në prag të momentit të pranimit si vend kandidat në  Bashkimin Evropian?

A  mund  të  jetë kryeministër  ky  individ  që  po  pret  në   besë këdo në  këtë  vend, përfshirë dhe  ata 1  milionë  shqiptarë  që e besuan e votuan?

A  mund  të  jetë  kryeministër   i shqiptarëve  ai  që  fitoi  votat   e     tyre  duke  i  premtuar  shfuqizimin  e  ligjit  të  mbetjeve   dhe  që  sot  kërkon  të  na kthejë   në   vendin   e përpunimit të plehrave ,  kur nuk  mundet  të  mbledhë   përpunojë   e  riciklojë  as   tonat,   për       më  tepër  kur  aferat  e  kryebashkiakëve  të  tij  vrasin në  Sharrë?

A  mund  të jetë kryeministër  ky individ  që   premtoi   300    mijë   vende pune dhe u siguroi shqiptarëve punën me mëditje në plantacionet e kanabisit, apo në laboratorët e drogës?

A  mund  të  jetë   kryeministër, ky  individ  që   po     dëbon   shqiptarët e  mirë  e  të shkolluar, e  që   ka bërë,  që slogani europian i emigracionit prej  kohësh  të  jetë  “Shqipëria si Siria” ?

A  mund….e  ka  shumë  të  tilla, po a mund  ta lejojmë këtë kryeministër  të  na  çojë  të  gjithëve  drejt  greminës?

Te dashur  qytetarë ;  po citoj  kryetarin e opozites   pikërsht 3 vite më parë…

“Është krejtësisht e qartë që Shqipëria sot dhe nesër nuk mund të importojë plehra nga jashtë. Ka vetëm një arsye pse mafia u drejtohet vendeve si Shqipëria për të dërguar plehra dhe ka vetëm një arsye pse qeveritë e vendeve si Shqipëria, të dobëta në standarde dhe të paafta për të kontrolluar ruajtjen e standardeve nëpër kufijtë e tyre, i hapin rrugë importit të plehrave. Arsyeja është shumë e thjeshtë: interesa të jashtëzakonshme financiare që lidhen me fatkeqësinë e kombeve që lëngojnë në mungesë të qeverive dhe të shteteve që u shërbejnë interesave të këtyre kombeve.”

Edi Rama, 3 tetor 2013

Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve…

Edi Rama, 3 nëntor 2011

Per  sa citova  nuk ka nevoje  koment por ,

për  ata  që  njohin  Ramën  dhe triket e tij në marëdhënien me publikun  apo  PR  “fin”  e  manipulativ  të  tij, dinë   e   kuptojnë që këtu  po  luhet  një  lojë  e  madhe  parash, me  shumë zero nën tavolinë , ne kurriz te bizneseve te ndershem,  një  lojë  e  pisët,  një  lojë  që  po  kërkon  të   turbullojë fort ujrat  e  njerëzit, një  lojë  e  afërt  me  atë   të armëve kimike,  një   lojë që mund  të prodhojë revoltë  popullore, ……..prandaj     mjeshtrat   e   tij  të    PR, nuk   po   kursejnë  asgjë, madje   nuk   po   kursejnë   të   fusin dhe sherrin  mes  nesh  të  djathtëve (gjë  të cilën disa media e kanë lajm të parë) , të   ngrejnë   batica e zbatica, se  revolta popullore….kësaj   rradhe është tek dera, për plehrat dhe jo vetëm,

 të shtunën ajo na pret …..

Por kolegë socialistë  unë  nuk  do  flas   për   importin   e   mbetjeve,  sepse ,

 e para e kam  votuar para 3 vitesh ,  sepse realisht besoja qe nje shtet normal mund te kontrollohej  por jo me kete qeveri  , e  ndoshta   ka ardh moment  të  kërkojmë të paktën ndjesë  ;

 së dyti, sepse   shumë kolegë  e  bënë   të   enjten   që   shkoi e shumë të tjerë  po e bëjnë dhe sot….

kështu që kam zgjedhur të flas për tezat  e  reja   që  Rama  ka hedhur   me  njerëzit  e  tij  në treg (e ben sa here eshte ne siklet),  për të   turbulluar  mendjet e njerëzve dhe për ti larguar  nga  çështjet  kryesore …

legalizimin e kanabisit dhe të prostitucionit…

Të flasësh  për  legalizimin e kanabisit, do  të  thotë ;

 së  pari  t’i     thuash   lamtumirë  Europës  ( e  cila  prej  vitesh  na monitoron, dhe  është  e  fokusuar  në  luftën   kundër  narkotrafikut);

Së  dyti,  të  legalizosh  kanabisin, në nivelin  aktual  të   zhvillimit   të  vendit,  do  të  thotë të mbjellësh vdekjen,

e rëndë  kjo që them po e vërtetë.

 Kolegë  deputetë,

 E dini shumë mirë  në  çfarë  derexheje  ka mberrit shteti, ai nuk kontrollon territorin sot , që për mbjedhjen e kanabisit të çon në burg e  jo  më  nesër  kur  ta   legalizojë ,

 ky   shtet e kjo  qeveri  s’të  garanton  dot jetën  e   ilaçet   në   spital,    s’të  garanton   as ushqimet, s’të garanton  as  ujin  e  energjinë   e       Rama  na  hedh për      diskutim   të  legalizojmë  apo jo  kanabisin ?!

Së treti,  në  kushtet  që  kanabisi  ka  atë  normë  fitimi,  e  kuptoni    çdo  t’i  bënim  bujqësisë   e  tokës  si  pasuri  kombëtare ?

Fushat, kodrat  e  malet, rrugicat  e  lagjeve  po  dhe  vazot e shtëpisë do  mbilleshin   me kanabis,

 a  e  kuptoni  qe   do te  beni   eleminim  te  bujqesise , nuk  do  kete  interes  te mbillen   me as perime  ?

 e kjo  do  të  thotë  të   rrënosh  ekonominë , të   ardhmen  e  këtij vendi …

Së katërti,  dalim  pa perjashtim te gjithe ne kete foltore  e themi qe  fëmijët  tanë  duhet të mësojnë e të rriten në një vend normal, të  studiojne   e   punojne   aty  ku kane aftesite  etj etj , por  e  kuptoni  se  me  kete ritem   te  zhvillimit   te  kultivimit  te kanabisit  po  pregatisim  nje  brez   me tendencen  drejt  fitimit   , qylit  dhe ne  pervec  profesioneve si inxhinie, jurist, agronom,  etj  në të ardhmen  do ti  shtojmë  një  profesion të ri “ Canabist ”….…

Te nderuar kolege ;

…ne s’mund  t’u ofrojmë të jenë qytetarë të ferrit / parajsë  të  kanabisit…

Të  gjitha  këto që rendita, Rama i di, siç i dinë dhe ata që i bien daulleve të propogandës, por gurët janë hedhur e në lojë jane  afera  shuma  të  mëdha,  prandaj bien daullet…

Të flasësh për legalizimin e prostitucionit, e më pas të nxjerrësh sejmenë për  të  na bindur që kjo do rrisë të ardhurat nga taksat, është njësoj si të besosh që Brisi e tatimeve u bë zvministre për shkak të suksesit në tatime,  apo…. Që  për prostitucionin duhet të ngjasojmë me  Francën.

Cinikë  e  destruktivë, kjo   qeveri  e  ky kryeministër   po    çojnë    vendin  drejt  humnerës, furtunat  në   gotë, gjithmonë e më të shpeshta po shmangin vëmendjen nga   varferia  gjithnje  ne  ritje , nga korrupsioni  galopant,       aferat qindra milionëshe, rrënimi i arsimit dhe shëndetësisë, shkatërrimi i sezonit turistik, gropës së tatimeve dhe doganave, dështimit të plotë të refomës administrative, koncensioneve marramendëse, dështimit  të   cdo reforme   te kesaj qeverie  .

Cila  është  fytyra  e   kësaj   qeverie ,  cila  është  puna    dhe    rezultati    i  kësaj  qeverie,  cili   është   personaliteti   i   njerëzve    të kësaj qeverie,

cili  është   produkti  i këtyre  3 viteve  ??,

…… përgjigja  shumë e thjeshtë,

Shqipëria  që  lëngon  e  shqiptarët  akoma  më të  pashpresë.

E shtuna  , është  ditë  proteste  e   shoqërisë  civile,

le  të  nisë  aty….. rruga  drejt   përmbysjes  së  kësaj  qeverie ,

kjo  është  e  para  dhe  më  e  rëndësishmja  detyrë e opozitës sot.

Ju faleminderit


Fjala ne Kuvend e deputetit Igli Cara, 29 Shtator 2016