Të nderuar zotërinj deputetë!

Të dashur qytetarë dhe qytetare!

Mund të filloja fjalën time duke ju drejtuar Edvin Kristaq Ramës me fjalët “kazan” apo “zoti kazan” nuk shkon, me fjalët “legen” apo “zoti legen” nuk shkon, ndonëse një kryeministër që merr përsipër të bëhet zëdhënësi i një ambasadori nuk mund të bëhet gjë tjetër veçse ashtu, por unë nuk do t’i them. Unë do t’i them sot, së bashku me ju qytetarë, “shoku Xhemal”. Po pse shoku Xhemal, çfarë ka ndodhur? Pra, këtë zotëri sot duhet ta quajmë shoku Xhemal. Për të rinjtë që kanë fatin e mirë të mos kenë memorie nga koha e diktaturës, ishte një komedi, në të cilën shkëlqente Zef Deda dhe aty paraqitej një personazh që thuhet “kunati i shokut Xhemal”. Për hir të së vërtetës duhet të themi se kishte dhe një ministër me emrin Xhemal, ishte i tij apo jo ështe punë tjetër, por e gjithë Shqipëria qeshte me kunatin e shokut Xhemal. Po sot ku jemi? Atëherë ishte diktaturë dhe për definicion ishte sistemi nepotizmit. Sot a e dini apo jo që të tre kandidatët që i dërguat në Venezia, xhemalët në katror, kunetërit në katror, u kthyen, u flakën duke mos denjuar as për t’u intervistuar. A e dini o qytetarë pse ka ndodhur kjo? Sepse njëri ishte kunati shokut Xhemal, tjetri ishte kunati shoqes Xhemile, dhe i treti ishte ajo mbi tortë. Pra, kjo ndodhi. Dhe kunati shoqes Xhemile ishte gjithashtu dhe një nga ekspertët kryesorë të grupit të reformës në drejtësi, kurse kunati shokut Xhemal edhe ai ishte i pregatitur për të gjitha postet.

Kryexhemali (Rama) iku. Mos i thoni sot as kazan, as legen, i thoni vetëm shoku Xhemal, se vetëm i atillë është.

Në çdo fjali shqipëton një gënjeshtër. Eshtë e paimagjinueshme. U thotë shqiptarëve se janë vrarë në 25 vjet 8 mijë shqiptarë për pronat. Po vetëm një budalla mund të thotë një gjë të tillë, jo një kryeministër. Ka një regjistër për numërin e të vrarëve në këtë vend. Vetëm ai që përpiqet të mbulojë gënjeshtrën me gënjeshtër. Iu thotë shqiptarëve se për herë të parë borxhi po ulet nën 70% në një kohë kur nga qeveria e Anastas Angjelit e kam marrë borxhin në 58%. Cfarëdo fantazie prej të sëmuri që i vjen në kokë e thotë. Ky fyen çdo njëri me daljet e tij të turpshme dhe i fyen sepse të tjerët sillen me një servilizëm të paimagjinueshëm ndaj tij, të neveritshëm. Mirë vet se është tabula rasa, mirë vet se ska asnjë koncept, se është një injorant që sdi asgjë përveçse atyre vizave po të tjerët që i rrini përeth i dini. C’të kushton ty ti thuash që o zotëri, kur e kemi dorëzuar qeverinë e kemi dorëzuar borxhin 58%, mos gënje shqiptarët duke i thënë se për herë të parë po na ulet borxhi nën 70%. Ky është analfabet në çdo fjalë që flet, një cop injoranti. Shkon në Mokërr dhe u thotë se nuk ishte kontraktuar asfalti. Po a ka bankë në botë që të jep nulla ostën nëse ske kontraktuar të plotë çdo element të objektit. Ska njohuritë më elementare në botë dhe shpif e trillon se kujton se bëhet interesant si hokatar. Po mësojeni pak këtë injorant se ky turpëron njëriun me mufkat që këput. Eshtë e turpshme të mos thotë burri një fjalë të vërtetë. Unë pikërisht zgjodha sot shokun Xhemal dhe jo një epitet tjetër. Dhe të më falin të gjithë ata që e kanë emrin Xhemal, por kjo ka lidhje me komedinë, sepse zotëria çoi jo një kunat por dy kunetër. Në qindra dhe mijëra juristë, gjykatës, avoketër, noterë, pedagogë universiteti, që mund të shkonin në Strasburg për gjykatës vetëm dy kunetër gjeti ky. Kjo është ti pështysh vendit në surrat.

(ministra Harito flet nga vendi dhe përmënd Ledio Brahon) ..Ai që është sot është një nga intelektualët më të mirë të fushës së drejtësisë, i respektuar, i nderuar, nuk e ktheu njëri atë, nuk i përkiste asnjë partie politike ndaj dhe ti bën mirë të lash gojën kur flet për të. Ndërsa ju duhet të çonit kunatin e shokut Xhemal, kunatin e shoqes Xhemile, ndrikullën dhe kryendrikullën. Ju talleni me Shqipërinë, çfarë reforme në drejtësi po bëni ju. Ju vetëm po përpiqeni të sabotoni reformën e drejtësisë.

Unë ju them të dashur qytetarë se ky është vettingu i tyre. Për të kuptuar reagimin e opozitës ndaj ligjit të vettingut shikoni sesi e shkelmoi vettingun e Edi Ramës Strasburgu. Vettingu i Edi Ramës nuk është gjë tjetër veçse nepotizëm, drogë, lidhje me krimin. Dhe kur me vettingun e tij për të dërguar në Strasburg zgjodhi këta individë, imagjinoni ju se me ligjin që miratoi pa votat e opozitës se kë do të zgjedhë Rama. Por reforma do bëhet! Ju jap fjalën e nderit ju se reforma e drejtësisë do kompletohet dhe do shkojë deri në fund, asgjë nuk do mund ta pengojë këtë reformë pa u shndërruar në një të mirë të madhe për shqiptarët dhe qytetarët e saj.

Po kush e pengon reformën sot? E pengojnë sarajet e Surrelit, se ka frikë dhe tmerr për të justifikuar ndërtimin gjigand të cilën thotë se e ka blerë me dy dollarë metrin katror në një kohë kur që në vitin 95 shitej me 15-20 dollarë. Problemi është se do dalin faturat e dy dollarëshit, do kërkojnë edhe faturat e pallatit 5 katësh dhe do shkojë të Viktor Ponta pastaj. Do dalë afera e fundit e miqësisë shqiptaro – serbe. Jashtë të gjitha rregullave pa kaluar në agjensitë e prokurimeve publike KESH shpall në faqen e vet kërkesën për të shitur Kaskadën e Drinit, për koncesion për tre vjet për optimizimin e energjisë. Paraqiten disa kompani, përjashtohen të gjitha pa ulur asnjërën për negocim, dhe kalohet vetëm EFT, lugati korrupsionit në Ballkan. Dhe kur EFT pranoi, kompanitë e tjera ankohen. Ku? Te institucionet tuaja, jo te opozita. ERE anulloi menjëherë dhe i thotë KESH-it të anullojë menjëherë veprimin. Por çfarë ndodhi? Edi Rama, në emër të miqësisë së xhepit, i sigurtë dhe ndonjë zyrtar i lartë serb i implikuar, urdhëron ERE-n me letër të Gjiknurit të tërhiqet pasi nuk ka kompetencë për problemin. E përshëndes ERE-n e cila vetëm tre ditë më parë është mbledhur dhe në unanimitet ka hedhur në kosh të plehrave kërkesën korruptive të Ramës, duke mbrojtur interesin publik. Ajo është një aferë qindramilionëshe, është një aferë në të cilën Edi Rama me EFT shiste energji me 50 euro dhe blinte natën me 7-8 euro. Kjo është afera më e fundit e Ramës. Ky është tmerri nga reforma, ky është tmerri nga vettingu ndaj dhe duhet patjetër që ligjet të mos jenë në asnjë mënyrë siç thotë Kushtetuta. Po pse? Sepse në nderin e kësaj opozite, në misionin e saj historik, me vendosmërinë e saj por së bashku dhe me LSI-në ia dolën të garantojnë amendament për amendament standartin e Venezias për reformën në drejtësi. Ndërsa tani, ky i verbër, i frikësuar deri në palcë, i shpërfytyruar në çdo aspekt mendon si një hajdut të vjedhë, të shkelë parimet e Kushtetutës, të vendosi në ligje pikërisht ato që rrëzoi Venezia.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, por dhe ju anëtarë të mediave është e rëndësishme ta kuptoni se beteja opozitës është vetëm për reformën, dhe se ne, në mënyrë absolute i qëndrojmë dhe do bëjmë gjithçka derisa çdo nen i votuar në këtë parlament të materializohet, të zbatohet, të konkretizohet.

E morët vesh ca ndodhi sot në Burrel? Prokurori u nis në një mision drejt arave të kanabisit të Edvin Shullazit dhe Saje qorrit. Njerëz të armatosur i shkrehën breshëritë prokurorit. A e morët vesh që ato 20 tonët që u kapën të kujt janë? Vetëm të qeverisë janë. A e dini se midis Fushë Krujës dhe Tapizës janë magazinat e 100 tonëve të tjerë që s’guxon kush ti prekë sepse ruhen. E dini ju që është rritur me 15 herë mbjellja e kanabisit nga viti 2014 dhe me 45 herë nga viti 2012? Prandaj ju duhet drejtësia në xhep! Po këtë sdo mund ta bëj kurrë.

Ne kishim një marrëveshje dhe ajo ishte që 7 ligjet do realizoheshin me konsensus. Cfarë kërkoi opozita? Opozita nuk kërkoi asgjë tjetër veçse respektin e frymës dhe gërmës së Kushtetutës. Po kjo e digjte Edi Ramën ndaj shkelmoi konsensusin. Jo vetëm në Gjykatë Kushtetuese do i çoj PD por ska forum ndërkombëtar që sdo i çoj.

Mos mendoni ju se e gëlltisni dot sistemin e drejtësisë. Do ju gëlltisë ju sistemi i drejtësisë për mëkatet që keni bërë! Dhe duhet ta pranoni, duhet të keni minimumin e integritetit. Sigurisht do gëlltisë Edi Ramën, sigurisht do gëlltisë njëriun që në çdo firmë ka një valixhe, sigurisht do gëlltisë njëriun që u thotë shqiptarëve tre vjet më parë se futja e plehrave në Shqipëri është tradhëti kombëtare kurse pas tre vitesh thotë se nuk janë lepur po mace, nuk janë plehra po mbetje. Kryetari juaj do t’ju mbushë ju mëndjen se ai kazani ku hidhni qesen e plehrave quhet kazani mbetjeve.

Pra kjo është reforma. Reforma e tij është reforma se si të shpëtojmë Surrelin, si të shpëtojë pallatin në pajë, si të shpëtojë aferën e tij me CEZ, se si të shpëtojë lidhjet me krimin, si të shpëtojë nga prokurorët. Njërit i çon mesazhe me Shullazin, apo Dajtin apo Aldo Baren dhe ai detyrohet të largohet. Po pyetën don Viton (Ramën) gazetarët, nuk di gjë thotë, nuk kam dijeni se është kërcënuar kryeprokurori. Asgjë nuk flet më shumë për autorësinë e tij se sa kërcënimi ndaj prokurorit të përgjithshëm. Ai akuzoi veten plotesisht me këtë. Po mirë ore, i çove kryeprokurorit Shullazin, Baren, Dajtin, i kërcënove fëmijët, familjen, e detyrovë ti nxjerrë jashtë për ti shpëtuar, por a e di ti që kohërat funksionojnë për reformën. A e di ti që kjo reformë do bëhet. Cfarë përpjekjesh të tmerrshme bëri për të kapur SPAK-un, për të kapur BKH, për ta pasur në zyrat e tij, për ta pasur nën Saje qorrin. SPAK-u qëndron mbi parimet më të mira kushtetuese, mbi parimet e Venezias. Tani thotë se ne me vettingun po e pengojmë. Po vettingun tënd e hodhi në kosh të plehrave Venezia. Vettnigu yt, me tre kandidaturat përfaqëssuese të kombit dhe të vendit i hodhi Venezia në kosh të plehrave sepse vure kryevettor Agaçin, njëriunn që lidh mafian shqiptare me mafien italiane me organizatën Ndrangheta. Të gjitha gjyqet e tyre ai i bën, bashkë me gjyqin e Agron Xhafës. Kështuqë prisni të vijë përsëri të dërdëllisë, të hapë e rrahë gjoksin. A e dëgjove kur tha se në 85% të sektorit energjitik në 25 vite nuk është bërë asnjë investim në sistemin e shpërndarjes? Po të njohësh sektorin energjitik nuk mund të njohësh kurrë të imagjinosh, po të mos bësh investime të vazhdueshme bie në kolaps. janë investuar 300 mln dollarë vetëm në shpërndarje dhe ka nevojë për qindra milionë të tjera investime. Po një njëri që jeton në botën e ufo-s, të zhgarravinave dhe injorancës s’muntë flasë ndryshe. Shkoi në Elbasan dhe ja u preu portokallet se si pëlqejnë ato pemë, varieteti më i rrallë, tani do i zëvëndësojë me palma aty. Shkon dhe anullon bojën e Liceut. Ky vetëm me drejtësinë ska asnjë lidhje.

Ky është një njëri që po lufton tani me të gjitha mjetet, nga mëngjesi deri në darkë, vetëm me një qëllim se si të mbulojë trupin e tij lakuriq me gënjeshtra të reja, se si të zëvëndësojë gënjeshtrat e vjetra me gënjeshtra të reja, se si të zëvëndësojë mashtrimet e vjetra me mashtrime të reja. Njëlloj si daja e tij që u thoshte shqiptarëve se “këto 25 vjet ska patur kurrë si kjo e ajo”. Vini re në çdo fjalim do e thotë 25 vjeçarin. Ka kompekse inferioriteti absolute sepse vetëm vjedh dhe nëse shkon vetëm duke vjedhur ato natyrisht të bëjnë të mos dish se ku je, të bëjnë të fyesh intelektin e çdo shqiptari.

Ndaj dhe një herë ju bëj thirrje qytetarëve të vazhdojnë reagimin ndaj qeverisë dhe kryeministrit që në tre vite ka vetëm një rezultat; mashtrimin, skandalet, vjedhjet e papërmbajtura, kaosin, kanabisin, plehun. Ky është bilanci trevjeçar i tij. Reformën, shoh një vullnet të hekurt që opozita ta çoj deri në fund sipas parimeve të Venezias.

Ne kemi dërguar ligjin e vettingut në Gjykatë kushtetuese. U bëj thirrje mediave të njohin publikun mbi motivet për të cilat ne e kemi dërguar. Ne e kemi dërguar se në nene të tëra ligji tejkalon, shkelmon, anashkalon përcaktimet kushtetuese. Dhe të gjitha këto, prapa kërkesës nga lektor në profesor është Sokol Sadushi. Janë ndryshuar nenet e kushtetutës, me terma të caktuara, në kundërshtim flagrant me ligjin për individë të caktuar. Kushtetuta përcakton kriterin se duhet të jetë edhe lektor, dhe nuk thotë profesor, ndërsa profesor e thotë Sokol Sadushi.

Zoti Angjeli a mund ti vësh ato njohuritë e tua në financa në dispozicion të socialistëve dhe jo të të tjerëve, mos ta lësh Ramën të mashtrojë në mënyrë të turpshme. Shkon në rrugë (Rama) dhe sëmuret rrugëve sepse s’ndërtoi dot një km rrugë në katër vite. Po pse? Se lënë vjedhjet se lënë xhepat. Shkon vetëm te ndrikull Nushi. Normal, e çojnë vjedhjet. Pse nuk na tregon një spital të ri që ndërtoi, një poliklinikë të re, po vetëm lokalet me ndrikull Nushin? Ndërsa përditë kalohet nga një vdekje në një tjetër, nga një foshnje tek një nënë, nga drama te drama. Kësaj studentes që vdiq, ndjesë pastë dhe ngushëllime, i erdhën prindërit nga Fieri më parë se ç’i erdhi ambulanca. Po me ndrikull Nushin i ndajnë mirë letrat, madje po ndajnë dhe një tender tjetër. Edhe mamografinë ajo do e fitojë mos u bëni merak. E kanë pasur falas tani do ja japë ndrikull Nushit.

Ju po i revoltoni në mënyrë shumë të egër qytetarët. Shoqërinë civile që patë me plehrat, ajo është maja e ajsbergut e pakënaqësisë dhe revoltës së thellë shpirtërore që ekziston te shqiptarët kundra jush.

….Mundësisht sillini ato tufa kanabisi tj’a u vëmë përpara secilit prej jush, jo trëndafila por tufa me kanabis për ju zotërinj dhe zonja kanabiste. I sillni pak ato tufa t’ja u vëmë nëpër tryeza dhe flasin ato më shumë se sa ne për drogën.

Pra, unë mendoj se ligji i SPAK është i dystuar me Kushtetutën, dhe kjo është në meritën e qëndrimit të hekurt e të vendosur të përfaqësuesve të PD. Dhjetë ditë më parë kunat Xhafa ja hoqi nenet SPAK-ut dhe e bëri siç e deshi kryekunati, por fatmirësisht qëndrimi i PD, për herë të dytë, pas qëndrimit herën e parë, gjeti mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtar dhe SPAK vjen në standartet më të mira për të cilën ne e votojmë sot. Nuk e votojmë si një akt, kurth për të rënë ju në të, e votojmë si një institucion jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe unë kam bindjen se votimi i SPAK-ut sot është një votim historik. Përsa i përket ligjeve të tjera nëse ju i coni të pajtueshme me frymën dhe gërmën e Kushtetutës ne i votojmë që sot përndryshe ne vazhdojmë betejën kundër kunetërve, kundër trafikantëve, kundër të gjithë atyre që duan të fusin drejtësinë në xhep dhe i garantoj se do të jenë të dështuar siç dështuan në mënyrë të turpshme duke e mbajtur dy vjet me radhë dhe në fund u detyruar të pranojnë çdo gërmë, çdo parim të rekomandimeve të Venezias.


 

Fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, 6 tetor 2016