Zonja dhe zotërinj,

Te nderuar bashkëqytetarë,

Para 4 viteve erdhe këtu si kryeministër dhe shpalle; 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, rend e siguri, ulje taksash për 97 përqind të shqiptarëve, hapje te negociatave për anëtarësim me BE, e të tjera jo pak të rëndësishme.

 

Vjen sot, fiks pas 4 vitesh, në të njëjtin vend pa e mbajtur asnjërin premtim, me shpresën se koha amniston, se do t’ia hedhësh dhe një herë.

 

Por këto ishin 4 vite ferri për shumicën e shqiptarëve, dhe ti nuk bëre kurrë një bilanc, një llogaridhënie.

 

Nëse zgjedhjet do të ishin të lira, ti dhe ekipi yt nuk do të ishit ulur sot aty.

 

Qytetarët e kanë jetuar vetë cdo ditë 4 vjecarin që kaloi e kanë provuar në lëkurë, por për mua dhe opozitën, është ora të bëjmë bilancin e munguar. Për Shqipërinë dhe shqiptarët ka ardhur ora e vetëdijes.

 

Ato që nuk thanë në përshkrimin e qeverisjes së tij katër vjeçar janë disa fakte kuptimplota:

 

Ramanjëshi është qeveria e parë që nuk ka sjellë asnjë arritje në fushën e integrimit europian. Fati i Ramanjëshit ishte që Brukseli miratoi kërkesën e bërë nga qeveria Berisha për statusin kandidat, pasi i kishte plotësuar të gjitha kushtet e kandidimit. Katër vjet asnjë zhvillim tjetër në fushën e integrimit. Madje është qeveria e parë që ka bërë hapa mbrapsht pasi disa qeveri europiane janë duke konsideruar rikthimin e vizave për shqiptarët.

 

Ramanjëshi është qeveria e parë në historinë e Shqipërisë që nuk solli asnjë investim të huaj të ri. Absolutisht asnjë. Në vend të politikave për tërheqjen e investimeve të huaja, Ramanjëshi vuri si prioritet promovimin e pikturave të kryeministrit në Hong Kong, Singapor, Kinë, Turqi, Gjermani, Austri, SHBA.

 

Ramanjëshi eshtë qeveria që ka marrë borxhin më të madh publik në historinë e tranzicionit të Shqipërisë: mbi 2,5 miliardë dollarë borxh. Pa llogaritur borxhin e fshehur në formën e koncesioneve me mbi gjysëm miliardë dollarë të tjera. Tre miliardë dollarë borxhe në katër vjet.

 

Ramanjëshi krijoi borxhe të reja ndaj biznesit: Qeveria ka sot borxhe ndaj biznesit gati 300 milionë euro sipas të dhënave të vetë Minsitrisë së Financave.

 

Ramanjëshi është e para qeveri që nuk ka bërë pothuasje asnjë investim në infrastrukturën e transportit, duke mbajtur peng zhvillimin ekonomik dhe integrimin ekonomik të vendit në tregjet ndërkombëtare. Nuk arriti dot të mbaronte as punët e mbetura të Rrugës Elbasan-Tiranë, apo bypasin e Fierit. Në vend të tyre 600 milionë euro shkuan për fasada, zyra, mobilime dhe udhëtime luksi.

 

Është qeveria e parë në historinë e Shqipërisë që është akuzuar për kapje nga krimi i organizuar. Madje qeveritë e huaja i vunë ultimatum Ramanjëshit të largonte ministrin e brendshëm të lidhur direkt me qarqet e drogës. Arritjet e Ramanjishit në fushën e krimit në fakt janë historike: Shqipëria u shpall zyrtarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Interpoli si vendi kryesor i kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Europë; vend kryesor i kalimit të heroinës nga Azia në Europën perëndimore; si dhe u fut zyrtarisht nga Departmanti i Shtetit në listën e zezë të Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave.

 

Ramanjishi është qeveria që risolli eksodin masiv të shqiptarëve duke e renditur Shqipërinë në dy vendet e para për kërkim azili në Evropë gati në të njejtin nivel me Sirinë e luftës civile. Eshtë qeveria që arriti në rekordin historik më të zi: shumica e shqiptarëve, mbi 56 perqind duan të largohen përgjithmonë nga vendi.

 

Eshtë qeveria që marrëdhëniet me dy partnerët kryesorë tregtarë, ekonomikë dhe politikë të vendit, Italinë dhe Greqinë, i ka kthyer në nivelin e kohës së komunizmit. Marrdhëniet me me Italinë kanë humbur çdo përmbajtje, ndërsa ato Greqinë kanë qënë zero sa për herë të parë në historinë e tranzicionit nuk ka patur vizita kryemistrash Greqi-Shqipëri. Në vend të tyre Ramanjëshi vuri si prioritet marrëdhëniet me Serbinë, por që edhe ato përvecse takimeve me batuta Rama-Vuçiç nuk kanë sjellë asnjë efekt madje as zhbllokimin e linjës së interkonjeksionit të energjisë elektrike me Kosovën, që Serbia e mban të bllokuar.

 

Ramanjishi ideoi dhe vuri në jetë aleancën me krimin duke vendosur dhjetra kriminelë si deputetë dhe kryetarë bashkish, e qindra të tjerë si zyrtarë të lartë të administratës së tij. Bashkë me kriminelët në pushtet Ramanjishi zbatoi projektin e Shqipërisë në drogë, si shpërblim për ta dhe si projekt politik për të tjetërsuar me drogën dhe paratë e drogës vullnetin e lirë të qytetarëve dhe për të zhbërë demokracinë. Në këtë sallë dhe jashtë saj, Partia Demokratike dhe unë, të vendosur dhe shpeshherë të vetmit, luftuam pa kompromis kundër kësaj sëmundjeje fatalë për sigurinë, mirëqenien dhe demokracinë e shqiptarëve. Që Ramadyshi u detyrua ta pranojë këtë ndër dhëmbë dje këtu, nga kjo foltore, nuk është aspak ngushëllim as shfajësim, për faktin e njohur botërisht se ai dhe klika e tij janë sot në pushtet falë aleancës me krimin dhe drogën.

 

Ramanjishi e mbushi vendin me droge: dhe kjo nuk mbulohet dot më nga askush. Ramanjishi e mbushi parlamentin dhe administraten tone me kriminele: dhe as kjo nuk mbulohet dot më nga askush. Ramanjishi i varferoi dhe pastaj i njollosi shqiptaret duke ju blere voten: dhe as kjo nuk mbulohet dot me nga askush.

 

PD do jetë opozita ballore, pa kompromis kundër kësaj MAXHORANCE ILEGJITIME. Ne do të jemi në krah të njerëzve, do luftojmë për t’ua dhënë pushtetin atyre dhe jo një grushti politikanësh.

 

Kjo maxhorance fiktive sot perpiqet të lahet nga të gjitha keto; ne fakt e kundërta do vërtetohet cdo ditë.

 

Ne do luftojme edhe më të vendosur për kauzen tonë për t’ua dhene pushtetin njerëzve dhe jo një grushti politikanesh që i trajtojne shqiptaret si placken e tyre me të cilët, bejne ctë duan dhe kur te duan.

 

Prandaj, beteja për zgjedhjet e lira dhe të ndershme është beteja më jetike për vendit. Ky parlament nuk është shprehja e fitores së kësaj beteje, por kushtrim për vazhdimin e saj.

 

Ky parlament nuk shpreh vullnetin e qytetarëve por tjetërsimin dhe vjedhjen e vullnetit të tyre. Raporti paraprak i OSBE-ODIHR sikundër edhe ai i ministrave teknikë faktojnë shitblerje masive të votave, përdorim të grupeve të strukturuara kriminale, skedimin dhe matrikullimin e shqiptarëve, duke i shantazhuar, intimiduar, frikësuar dhe terrorizuar për t’u blerë varfërinë dhe mjerimin e thelluar nga kjo qeveri.

 

Thelbi i marrëveshjes së 18 majit, ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ndaj, dhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan edhe vdekjen e kësaj marrëveshjeje. Aleanca e pandërprerë asnjë cast e Ramanjishit me krimin dhe shitblerja e votave me paratë e drogës dhe të korrupsionit e vranë marrëveshjen dhe rikonfirmuan problemin numër 1 të Shjqipërisë: vjedhjen dhe tjetërsimin e vullnetit të Shqiptarëve për hir të pushtetit personal dhe privat të Edi Ramës.

 

E vetmja gjë që arriti  8 maji është që 450.000 shqiptarë përfqësohen sot këtu në këtë sallë nga opozita, nga Partia Demokratike. I vetmi sukses i 18 majit është që ti nuk arrite ta emërosh opozitën tënde sic e kishe nisur dhe sic doje ta bitisje.

 

Opozita përfaqëson sot, votën më të pastër në historinë e pluralizmit, votë morale, që i rezistoi joshjes me para, presionit qeveritar, dhunës së grupeve kriminale!

 

Nëse 25 qershori e vrau marrëvëshjen e 18 majit, 9 shtatori e varrosi atë përfundimisht. Jo vetëm zgjedhja në krye të kuvendit e Gramoz Rucit, të cilit i është ndaluar përjetësisht hyrja në SHBA për shkak të lidhjeve të tij me krimin dhe trafiqet, por edhe akti mafioz i blerjes apo tjetërsimit të 2 votave opozitare, është shprehja më e qartë se në vend të bashkëekzistencës demokratike me kundërshtarin, ti zgjedh gjithmonë shitblerjen dhe manipulimin.

 

E ardhmja e Shqipërisë dhe fëmijëve tanë kurrë nuk ka qënë më në pikëpyetje se sot. E ardhmja e tyre na ndan, nuk na bashkon. Ne nuk jemi konkurentë. Ti ke zgjedhur të besh aleance me krimin dhe drogen që po e fundosin cdo dite e me shumë këtë vend, që jane më të rrezikshme se cdo kercenim i jashtem apo i brendshem. Në këtë betejë, une dhe partia ime, jemi me njerezit; ne jemi kundër teje, ne do luftojme kunder teje dhe kundër kesaj aleance që po e shkatërron Shqipërine.

 

Unë nuk kam zgjedhur të jem ketu për të ardhmen e familjes sime, unë jam në këtë beteje sepse e di se; sa më të pasur të behen politikanet, aq me të varfer janë qytetaret; sa me të fuqishëm të behen kriminelet, aq më të dobet do jene njerezit e thjeshte; sa më të fortë drogmenet, aq më kokëulur njerezit e thjeshtë, aq më të pasigurta do jenë familjet shqiptare.

 

Edi Rama: Ajo që na ndan është thelbësore.

 

Kurrë nuk ka qënë më e thellë, më e mprehtë, më e papajtueshme diferenca midis dy forcave në këtë sallë; aleancës tënde me krimin dhe alenacës tonë të vlerave me qytetarët.

 

Dhe kjo pikërisht në emër të të ardhmes së fëmijëve tanë. Cfarë ju ofron ti fëmijëve shqiptarë? Librat më të shtrenjtë dhe radhet më të gjata ne rajon, trafikantin si model suksesi qe e ka cuar drogen edhe në shkolle, papunësinë e prinderve të tyre, apo borxhin publik që do të rëndoje edhe me shume në kurrizin e tyre.

 

E ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të jetë kurrë droga me të cilën ke mbushur Shjqipërinë. E ardhmja e fëmijëve shqiptarë nuk mund të jetë kurrë Gramoz Ruci, Fatmir Xhafa.

 

Asnjë shoqëri nuk e cakton dot praninë e krimit në radhët e saj. Por cdo popull e ka vetë fajin nëse nuke gjen forcën per tu përballur me të.

 

Dhe në përballjen me krimin e organizuar, me drogën dhe trafiqet, populli shqiptar ka pasur Partinë Demokratike aleate, e ka pasur dhe e ka Ramanjishin dhe Ramadyshin kundërshtar.

 

Ja pra që thellesia e papajtueshmërisë midis meje dhe teje, midis Partisë Demokratike dhe alenacës sonë me vlerat dhe Partisë Socialiste të gjunjezuar nga kriminelët me pushtet, është e pakalueshme.

 

Unë jam ai që jam. Ti je ai që je. Me të mirat dhe gabimet e mia, unë besoj tek demokracia, tek vota e lire, tek shteti ligjor dhe e ardhmja e vertetë europiane e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar të bashkuar në qëllime dhe vlera.

 

Ndaj une dhe partia ime punuam dhe e futëm vendin në NATO, luftuam krimin dhe hoqëm vizat për të gjithë shqiptarët, ndërtuam Rrugën e kombit dhe mijëra km rrugë, infrastrukturë kombëtare, dhe punuam për integrimin e vendit në Europë.

 

Ishe ti dhe partia jote që për interesin tënd privat punuat kundër Shqipërisë në NATO duke prodhuar deri në shfaqje të turpshme alla Griselda.

 

Ti që kundër vullnetit të qytetarëve dhe vendimit të gjykatave zbarkove në bulevard për të penguar liberalizimin e vizave.

 

Ti bëre sa munde për të penguar marrjen e statusit kandidat në BE me tre ligjet.

 

Dhe tani je prape ti, që prej drogës dhe krimit po rrezikon kthimin e vizave për shqiptarët.

 

Sic e shikon nuk na bashkon asgjë:

 

Ti beson që populli është bagëti dhe kriminelët janë barinjtë e duhur për të. Unë besoj tek vota e lirë, unë bësoj se kriminelët e kanë vendin në burg, ndërsa ti i liron ata para zgjedhjeve.

 

Unë besoj që shqiptarët meritojnë debatin me ide për ta cuar vendin përpara, ti beson se me shfaqje dhe llogje gjatë ditës mund të mbulosh vjedhjen dhe shantazhin ndaj votuesve në errësirën e natës.

 

Unë e di që shqiptarët ikin nga ky vend prej mjerimit që ti thellove, prej pasigurisë që ti krijove, ikin nga sytë këmbët, ku të mundin dhe si të mundin të fshehur edhe në bagazhe makinash dhe kamionesh nga republika jote e kirmit dhe e drogës sepse ti ua mohon mundësine e ndryshimit me votën e tyre.

 

Nuk ka degë ulliri për paqe mes nesh. Ajo që ti tund këtu, është dega e kanabisit që ka bllokuar integrimin, shkatërruar ekonominë dhe asgjesuar shtetin ligjor.

 

Që të bëhesh konkurenti, im është shumë e vështirë për ty, ndoshta e pamundur, sepse duhet të bëhesh ai që nuk je. Të lësh krimin dhe të përqafosh vlerat.

 

Duhet ta nisësh me shkarkimin e Gramoz Ruçit nga kreu i Kuvendit jo vetëm për të larguar krimin nga politika, por edhe për të shpëtuar imazhin e diskredituar të vendit.

 

Duhet të arrestosh vëllain e Fatmir Xhafajt dhe t’ja dorëzosh interpolit që e kërkon për trafik ndërkombëtar droge.

 

Duhet të shkarkosh Fatmir Xhafajn si njeri të lidhur me krimin.

 

Duhet të gjesh dhe arrestosh gjithë ata funksionarë policie që kanë favorizuar drogën deri më tani, me në krye kapitenin e tyre, Tahirin.

 

Duhet të heqësh kryetarët e inkriminuar të bashkive.

 

Duhet të rikthesh ne burg banditet qe lirove per zgjedhje.

 

I bën dot ti këto?

 

Nëse jo, cfarë ka ndryshuar nga 25 qershori?

 

Asgjë e re, vazhdim dhe thellim i së keqes. Kjo është qeveria e thellimit të korrupsionit dhe të krimit. Jo vetëm Edi Rama, por edhe Fatmir Xhafa, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri e pothuajse të gjithë ministrat e tjerë janë garancia e provuar për korrupsionin dhe krimin.

 

Kjo është qeveria e thellimit të sundimit privat të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish.

 

Avazi i vjetër vazhdon me tepsi të re. Kësaj radhe Tepsinë e ke të gjithën për vete. Me dy garuzhdet e tua Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri dhe ministrat e tjerë, si peceta për të fshirë buzët.

 

 

Fletushka e programit të Qeverisë Ramadysh 2017-2021 ka vetëm 25 faqe, nga të cilat 7 faqe ose 30 për qind e dokumentit janë kopertina titujsh, tre faqe i përkasin përshkrimit të arritjeve të qeverisë Ramanjësh dhe vetëm 15 faqe programit të qeverisë, gjysmën e të cilave e zënë titujt e mëdhenj.

 

Pas gjithë këtyre arritjeve famëkeqe, dhe pas sigurimit të një mandati të ri me anë të manipulimit të zgjedhjeve, Ramadyshi ka paraqitur programin qeverisës 2017-2021.

 

Në fakt nuk është program. Eshtë një dokument pa asnjë përmbajtje, pa asnjë analizë apo argumentim. Eshtë një dokument thjesht i fryrë më fjalë bombastike teknike dhe objektiva të përgjithshme dhe fraza të marra nga Google search. Në fakt, program me google search do ishte përshkrimi më i mirë i tij. Në të, lexon banalitete të tilla si “rritje ekonomike inteligjente”, apo “integrim europian cilësor”, apo “diplomaci dixhitale”, “luftim të papunësisë me startupe”, apo vendosjen e prioritetit tek energjia e rinovueshme kur në fakt Shqipëria ka gjithë historinë e saj që prodhon gjithë energjinë e saj nga burime të rinovueshme, nga hidrocentralet.

 

Më lejoni të ndalem vetëm në disa pika kryesore:

 

Eshtë një skandal i madh që programi nuk përfshin asgjë në lidhje me procesin e integrimit europian. Asnjë veprim, asnjë politikë, asnjë projekt, asnjë program, me përjashtim të fjalës së përgjithshme “intesifikim të procesit të integrimit” pa asnjë detaj. Në vend të integrimit europian, Ramadysh ka vendosur prioritet integrimin e Shqipërisë në Ballkan dhe për në Europën Adriatike, për cilin pyeta shumë vetë, shqiptarë dhe të huaj, po nuk e ka idenë njeri se çfarë është. Prioritet janë gjithashtu edhe idetë megallomaniake të Edi Ramës për rolin e madh që do luajë Shqipëria jonë e vogël për sigurinë në botë dhe të gjitha çështjet globale.

 

Ka një arsye të rëndësishme braktisja e integrimit europian nga Edi Rama: ai nuk ka interes për integrimin europian sepse kjo gjë kërkon që ai të plotësojë një sërë kushtesh që kanë të bëjnë me mirëqeverisjen dhe demokracinë, vecanërisht të luftojë krimin, drogën, korrupsionin. Dhe ai nuk mund ta bëjë këtë gjë. Zgjidhja që ka gjetur është ta lërë mënjanë procesin e integrimit dhe këtë braktisje ta justifikojë duke akuzuar nesër Europën që nuk e pranon Shqipërinë për shkak të paragjykimeve të saj.

Ramadyshi do ta zhysë Shqipërinë në një krizë të pashmangshme financiare për shkak se ajo e ka kthyer borxhin në instrumentin kryesor të financimit jo vetëm të investimeve por edhe të shërbimeve. Sikurse e përmenda më parë ramanjëshi mori 3 miliardë dollarë borxhe në katër vitet e para. Duket se e njejta gjë do të vazhdojë. Përvec marrjes së detyrueshme të borxhit nga institucionet financiare, Edi Rama ka përgatitur një skemë dinake të marrjes së borxhit të fshehur, përmes të ashtuquajturave skema të partneritetit publik-privat. Në program ai thotë se do të investohen 1 miliardë euro me anë të kësaj skeme.

 

 

Duhet theksuar se formulat e koncesioneve të Ramanjëshit jo vetëm ndryshojnë në mënyrë rrënjësore nga koncesionet e dhëna nga qeveritë e mëparshme por ato në fakt nuk kanë asnjë lloj ngjashëmrie as ligjore dhe as teknike me skemat e njohura ndërkombëtare të koncesioenve apo partneriteteve pbuliko-private. Janë shpikje origjinale e dyshes Ramaj-Ahmetaj, sharlatanizëm ekonomik, por klientelizëm i kulluar, për të marrë borxh indirekt, duke favorizuar në proces edhe klientët.

 

Skema është e thjeshtë: në vend që qeveria të marrë borxh vetë për investimet që nuk i financon dot, dhe pastaj të kontraktojë kompani private për të kryer investimin apo ofruar shërbimin, qeveria ramadysh nënshkruan fillimisht një kontratë afatgjatë me një privat për t’i paguar çdo vit koston e investimit apo shërbimit nga paratë publike. Pastaj privati me këtë kontratë garancie nga shteti merr hua të shtrenjtë në sistemin bankar dhe me anë të tij kryen investimin publik. Kështu, edhe sepse qeveria ka një borxh afatgjatë ndaj privatit, kjo nuk regjistrohet si borxh publik. Ndërkohë, rreziku i privatit është zero dhe fitimi i madh. Me këtë skemë, privati fryn koston e investimit dhe ul cilësinë, pasi në fund të fundit të gjitha do paguhen nga buxheti i shtetit.

 

Shikoni projektin e Rrugës së Arbërit: ramanjëshi e përzuri qeverinë kineze që jepte edhe kredinë bënte edhe zbatimin e ndërtimit, dhe ja dha një private shqiptar. Veçse private e bëri koston e rrugës nga 150 milionë në 250 milionë menjëherë, të së njejtës rrugë, dhe qeveria përveç kësaj do të bashkëfinacojë direkt edhe me 90 milionë euro.

Programi konfirmon planin e Edi Ramës për kalimin e të gjtithë ekonomisë kombëtare në pronësi dhe kontroll të pak oligarkëve të lidhur me të. Kjo gjë do të sigurojë pushtetin ekonomik të kësaj kaste për shumë dekada në vijim dhe me pushtetin ekonomik do t’i sigurojë asaj edhe kontrollin e pushtetit politik.

 

Pasi gjatë mandatit të parë, Edi Rama u dha oligarkëve të tij gjithë bregdetin për projekte private vilash, pasi çmontoi gjysmën e sistemit të shëndetësisë për t’ja transferuar klientëve, pasi konsolidoi pasuritë minerale sidomos në naftë dhe gaz tek klientët, pasi filloi kalimin e pasi sanksionoi përdorimin e parave publike për universitetet private, tani Edi Rama ka vendosur t’u kalojë klientëve të gjithë infrastukturën e arsimore dhe shëndetësore tek private.

 

Të gjitha shkollat e reja dhe ato që kërkojnë riksontruksion do t’i kalohen privatit. Të njejtin sistem do ta shtrijë tek spitalet e reja dhe të rindërtuara duke filluar nga ai i Fierit. Natyrisht në fakt të gjitha bëhen me paratë publike por pronësia i jepet privatit.

 

Përmes gjoja zbatimit të reformë në drejtësi, Edi Rama do të shtijë në dorë sistemin e drejtësisë. Në program thueht se qeveria do zbatojë reformën në dejtësi edhe pse qeveria nuk ka asnjë kometencë për zbaitmin e saj dhe sistemi id rejtësisë është tahsmë i ndarë nga ekzekutivi. Por kur e thtoë kët ënë programin e tij, Edi rama zbulon se në fakt drejtësinë do e komandojë ai me të gjtiha mjetet.

 

Shqiptarët do të vazhdojnë të pagujanë nga xhepi për shëndetësinë, por tani të paktën EdI Rama nuk do shtriet më ëpr shëndetësi falas. Për ata që besuan tek shëndetësia falas program ii qeevrisë ka një suprizë: objektivi i Rama Dyshit është që në fund të katër viteve të ardhshme shteti të paguajë 60 për qind të shpenzimeve shëndetësore dhe 40 për qind të vzhdojnë t’i paguajnë shqiptarët nga xhepi.

 

Programi nuk ka asnjë amsë për investimet e huaja, të cilat duket se nuk do të jenë prioritet as në këtë mandat. Është një veprim i qëllimshmë që lidhet me faktin që fola më parë: interesi i Edi Ramës është që ekonomia e vendit të vihet nën kontrollin e plotë të oligarkëve të lidhur me të. Investimet e huaj e pengojnë ëktë skemë dhe e ekspozojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij përballë trysninsë së qeverive të huaja. Pa investime të huaja, çdo gjë ndahet mes oligarkëve. Është kjo qasje që shpjegon faktin që nga të gjitha koncesioent fitimprurëse që dha Ramanjëshi asnjë prej tyre nuk ju dha ndonjë kompanie të huaj, edhe spe fituesit vendas ishin të gjithë në cdo rast pa asnjë përvoje dhe dije në fushën e koncesionit.

 

Gjendja ekonomike e shqiptarëve do të vazhdojë të mbetet e keqe. Edi Rama ka vendosur që do ta “rrisë” ekonominë 5,5 për qind në katër vitet e ardhshme, por nuk thotë si do ta arrijë këtë gjë. Asnjë nga faktorët që ndikojnë rritjen ekonomike nuk është përfshirë në program. Madje në kushtet e emigrimit të popullsisë, përfshi popullsinë e shkolluar nga mjekë tek inxhinjerë dhe specialsitë të tjerë, një nga faktorët kryesorë të rritjes ekonomike, do të vazhdojë të jetë negativ. Nga ana tjetër, investimet e huaja të siguruara gjatë qeverisë së PD-së, që kanë qenë burimi kryesor i rritjes ekonomike do të mbarojnë në dy vitet e ardhshme dhe kjo do të çojë në rënien drastike të investimeve të huaja që janë mënyra kryesore që çon në rritje ekonomike.

 

Në mënyrë djallazore, gjatë mandatit të parë Edi Rama lejoi kanabizimin e Shqipërisë si alternativë ekonomike të vendit. Programi i tij ekonomik të lë të mendosh se Edi Rama do të kërkojë prapë zgjidhjen ekonomike të vendit tek trafiqet dhe ekonomia e drogës.

 

Papunësia që është shqetësim kryesor i të gjithë qytetarëve nuk është asnjë lloj prioriteti për ramadyshin. Ajo trajtohet në vetëm një paragraf të shkurtër në program dhe në mënyrë propagandistike pa asgjë konkrete. Ulja e papunësisë kërkon rritjen e investimeve të huaja, shtimin e investimeve të brendshme, sidomos në industrinë prodhuese dhe eksportuese, kërkon ndërhyrjen e qeverisë në infrastrukturë sidomos në teknologji që rrit dhe bashkon tregjet. Por Edi Rama, duke kopjuar nga google search modën e fundit flet se do ta luftojë papunësinë me “start up-e” dhe me “korsi preferenciale për punësimin e vajzave dhe të djemve”!

 

Nuk dua të zgjatem më, por dua ta përmbledh shkurt tiparet kryesore të Ramadyshit:

 

  1. Kalimin e të gjithë pasurisë dhe pushtetit ekonomik të vendit në pak duar oligarkësh
  2. Financimin e qeverisë dhe ekonomisë me anë të borxhit, që do çojë në krizë financiare

 

 

Programi reflekton një fjalë të thjeshtë: sot Shqipëria ka një qeverisje krejtësisht private. Edi Rama nuk denjon as të bëjë premtime dhe as të hartojë ndonjë program, nuk denjon as të zbatojë ndonjë procedurë administrative apo institucionale. Cdo gjë vendoset, zbatohet dhe ndodh bazuar vetëm në vullnetin e tij personal dhe në konsultim jo me institucionet por me një grusht miqsh privatë dhe klientësh të tij. Caktimi i parave publike, investimet publike, politikat publike, kontratat publike, shërbimet publike, të gjitha do të vendosen rast pas rasti në mënyrë private nga Edi Rama dhe klientët e tij.

 

Tashmë, duke mos patur as edhe ndonjë progam dhe asnjë premtim elektoral, nuk do ketë as ndonjë bazë për t’i kërkuar llogari.

 

 

Pasojat që mund t’i vijnë vendit nga ky pushtet janë të mëdha, veçanërisht në kushtet e një individi si Edi Rama me problem të thella të vetëdijes dhe të kthjelltësisë së tij mendor.

 

Por një gjë është e vërtetë në këtë rast, siç ka qenë e vërtetë kudo në situate të ngjashme: Edi Rama dhe oligarkët nuk janë të fuqishëm: fuqia e tyre buron vetëm nga indiferenca apo apatia e njerëzve, nga përcarja e tyre, nga manipulimi i tyre prej propagandës.

 

Sot është koha të zgjohemi të gjithë bashkë para se të jetë vonë. Duhet vetëm pak kurajo dhe pak besim tek vetja. Mbi të gjitha duhet vendosmëri për të mbrojtur të ardhmen e përbashkët.

 

Dua t’u premtoj qyetarëve një gjë: opozita do të bëjë gjithcka për të kufizuar dhe kontrolluar pushtetin, për të informuar dhe vetëdijësuar nejrëzit, për të mbështetur çdo përpjekje për të drejtat dhe mirëqenien e tyre. Ne do të përdorim çdo mjet parlamentar duke kërkuar llogari, duke propozuar politika dhe zgjidhje, duke denoncuar. Ne do të gjendemi pranë njerëzve.

 

Kemi ardhur në kete pikë finale.

Kjo gjendje është e papranueshme, e paqëndrueshme dhe e padurueshme.

 

Nuk perfaqësoni më njerëzit por klanet e vjedhjes dhe drogen. Te vetmit në këtë parlament, qe nuk vijme me leke droge dhe krimi jemi ne opozita, Partia Demokratike.

 

Shoqëria jone ka ardhur para nje momenti kritik. Ndryshimi është i pashmangshëm. Ai nuk mund të vijë as permes fermaneve sulltanore dhe delireve të një kryeministri dhe një psuedomazhorance qe edhe përmes milionave të drogës, korrupsionit, shitblerjes dhe shantazhit mbi qindramije qytetare, vijnë këtu vetëm si perfaqesues i 22 perqind të zgjedhësve.

 

Fatalisht e korruptuar sic është administrata, ajo është prodhim i drejtperdrejte i politikes së mbrapshte dhe të korruptuar. Nuk mundet që e njejta politikë e korruptuar dhe e inkriminuar, tani me larg dhe me e shkeputur se kurre me pare nga njerezit, të reformoje shtetin.

 

E para në rendin e dites është reforma me themel e politikes. Për këtë duhet të ndërtojmë nje sistem zgjedhor përfaqesues të vertete të vullnetit të lirë të njerezve. Jo të krimit e drogës. Një lidhje të drejtperdrejte të vendimmarrsit me qytetaret.

 

Deputeti të dijë kë perfaqeson dhe qytetaret ta dinë kush i perfaqëson. Demokracia pra, si perfaqesim i njerezve dhe si pjesmarrje e tyre ne vendimmarrje e jo si loje dhe shfaqje per kryeministrin e radhes.

 

Reforma zgjedhore është rruga e vetme dhe shansi i vetem që ndryshimi te jete paqesor dhe institucional.

 

Cdo perpjekje për të injoruar realitetin do ta kthejë revolten e heshtur te 25 qershorit permes bojkotit, në një kryengritje të vertete popullore per te zbuar kete sistem te falimentuar politik me cdo kusht e ne cdo mjet.

 

Ky regjim, nuk mund te vazhdojë më në perditshmerine e tij sikur nuk ka ndodhur asgjë. Brenda ketyre mureve mbahet peng vullneti i vjedhur dhe i tjetërsuar i shqiptareve. Nuk ka asnjë celes që ta mbaje te kycur vullnetin e vjedhur te sovranit.

 

Nuk ka force t’ua mohoje njerezve deshiren për të rimarre atë qe është e tyrja.

 

Vetem populli mund ta pastroje kete gjiriz. Kemi detyrimin ti hapim rruge vullnetit te tij të vërtetë. Permes një reforme të thellë zgjedhore dhe ganatimit të plotë njehere e pergjithmone të lirisë së votës dhe zgjedhjeve të lira.

 

Nese kjo nuk ndodh, nese kjo asamble nuk i kthen sendin e vjedhur popullit, permes zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, atëherë atij i lind e drejta ti shqyejë dyert e gjirizit dhe ta marrë perpara këtë gjender të së keqes që ka tash sa vjet qe fryhet e majmet ne kurriz te nje Shqiperie që mpaket e rrudhet.

 

Ky eshte shansi i fundit per ta ndryshuar me duart tona. Ndaj Partia Demokratike do të propozoje nje pakete masash për reformen zgjedhore, dhe të sistemit të kalbur politik.

 

Por nëse lojerat e kartelit politiko-kriminal do vazhdojnë na lind jo vetem e drejta por edhe detyrimi t’i prijme shembjes me cdo kusht e cdo mjet tjetër të kesaj kalbësirë që nuk përfaqëson me Republiken e Shqiperise por republiken e krimit, droges, korrupsionit dhe vesit.

 

E ardhmja u përket qytetarëve.